Familja e Aleks Nikës i përgjigjet Dumanit: 21 janari, kompetencë e SPAK!

3 Mars 2023, 13:10Politika TEMA

 

Familja e Aleks Nikës i përgjigjet Dumanit: 21 janari, kompetencë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) shpalli moskompetencën për kallëzimin e dytë të depozituar nga familjarët e viktimave të 21 janarit, duke ia kaluar çështjen Prokurorisë së Tiranës.

Ka qenë vetë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani që përmes një letre, thotë se kjo çështje i përket për hetime Prokurorisë së Tiranës. Sipas tij, nëse do të ketë elementë të tjerë, atëherë hetimet do të kryen nga SPAK.

Por Idajet Beqiri, avokati i familjes së Aleks Nikës, një prej të vrarëve në 21 janar, tha ne Dritare TV se ka kundërshtuar vendimin e Dumanit, duke kërkuar që kjo çështje të hetohet në SPAK, pasi ky institucion ka kompetencën lëndore, për dosjen e 21 janarit.

“Unë jam avokat i familjes së Aleks Nikës. Sot kemi dorëzuar në SPAK, kundërshtimin e vendimit të drejtuesit të SPAK, Altin Dumanit, i cili pasi mori kallëzimin penal nga familjet e viktimave të 21 janarit, në datën 24 shkurt iu përgjigj Prokurorisë së Tiranës, për dijeni të familjarëve të viktimave, duke thënë se meqë çështja është e hapur dhe e regjistruar që në vitin 2011 dhe e rihapur në 2021 me prova të reja, kjo prokurori duhet të marrë edhe këtë kallëzim, sepse SPAK nuk ka kompetencën për ta shqyrtuar këtë çështje. Pra ia kaloi Prokurorisë së Tiranës. Ne në kërkesën që i kemi bërë sot Gjykatës së Posaçme, e kundërshtojmë këtë vendim dhe kërkojmë që të hidhet poshtë. Ne kërkojmë që kjo çështje të kalojë sërish në SPAK sepse SPAK është organi që e ka kompetencën lëndore, pavarësisht se ata po mundohen të fshihen dhe të justifikohen duke thënë se nuk kemi ende një emër që ta regjistrojmë procedimin penal, kur në këtë procedim emri është.

Kemi thënë që kemi të bëjmë me një organizatë kriminale dhe kjo organizatë ka një kokë që është Sali Berisha, ish-kryeministër, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha, komandanti i Gardës, Prendi, si dhe 5 gardistë që nga video përgjimi dalin me emër dhe mbiemër që kanë marrë urdhrat dhe kanë bërë ekzekutimet.

Ne SPAK ia kemi dhënë me emra dhe mbiemra të gjitha dhe të gjitha provat e tjera, dhe ne presim që Gjykata e Posaçme, t’ia kalojë SPAK këtë çështje. Kompetencën lëndore në bazë të nënti 75 germa a, dhe të ligjit për Prokurorinë e Posaçme, kompetencën lëndore e ka SPAK”, u shpreh avokat Beqiri në Dritare TV./L.F-dritare.net

4 Komente

  1. K
    Km

    Kane te drejte.Nje gjeneral,kuader i larte ushtarak vret njerezit me dashje ,me urdher.Ka nje ministero te brendeshem mbi koke.Ka nje kryeminister ,ne zyren e te cilit perpunohen skenaret.Ka nepunes te l'arte qe,me urdher eprori,Pra te kryeministri qe fshehin zhdukin e prishin provat.Ndaj ceshtja duhet te merret nga SPAK.Por kush Jane ne SPAK?Prokuror Dumani,qe per rastesi,si nga mbiemrin dhe nga krahina ,eshte i lidhur me nje nga kryekrininelet e Shqiperise,Nuredin Dumani.Le te deklaroje publikisht qe nuk Ka asnje lidhje me te.Saimir Tahirin e denuan se paska kushuri te brezit te dhjete ATA trafikante vlonjate.Le te deklaroje dhe ky qe e Ka Dumanin kushuri te trete dhe une do ti kerkoj falje.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ariani

      Familjaret e viktimave te 21 janarit mos te shpresojne kurre te DUMANI. Ai eshte berishian. Duhet proteste mbare popullore para godines se SPAK.

      Përgjigjjuni
      1. L
        LILOLABJA

        Komenti me kembe ne toke!Ky eshte çelesi .Populli te qendroje pa afat para institucionit SPAK.Ate qe se arrin dot reforma ta beje populli duke rezistuar perballe te kooruptuarve qe kane kaluar reformen.Te tjerat jane dhe nje vit me shume ne transition.Fundi i pandeshkueshmerise duhet te jete i tmerrshem.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tarras-Bulba

        Ishte shume e qart qe nga Letra qe ky Duduni i ASPAK-ut u dergoj familjarve te Deshmorve te 21 Janarit, qe ishte s'a per te kaluar radhen, dhe tani ja kalon Prokurorise se Tiranes, qe beri nje m#t heren e par, dhe keshtu lahen duart, keshtu behet "drejtesia", dhe ceshtja perfundon ne sirtarin e te njejteve prokuror, qe e shqyrtuan ceshtjen heren e par. Kjo eshte nje tallje me te ndjeret dhe familjaret e tyre qe presin DREJTESINE nga Shhteti...!? Turp per keta burraca qe s'kane bythe as te bejn detyren per te cilen u jan besuar ato emrime e poste punedhe paguhen majmur!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje