Çfarë beteje do të bëjë Basha në vijim, juridike apo elektorale?

13 Qershor 2024, 10:03Politika TEMA
Çfarë beteje do të bëjë Basha në vijim, juridike

Nga Eduard Zaloshnja

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që ia dha zyrtarisht Berishës vulën e PD-së, Basha i mbetur pa vulë deklaroi se atë vendim do ta apelojë në Gjykatën e Lartë. Duket një veprim logjik për dikë që mendon se është marrë një vendim i padrejtë gjyqësor kundër tij, por realiteti politik në Shqipëri tregon se nuk është një veprim racional elektoral.

Një ankimim në Gjykatën e Lartë nga Basha do të dojë muaj, në mos vite, që të shqyrtohet atje. Edhe sikur Basha ta rifitojë vulën e PD-së në Gjykatën e Lartë, do të jetë shumë vonë për të garuar në zgjedhjet e pranverës 2025 si kryetar i një PD-je me vulën e tij…

Ndërkohë, edhe ai elektorat që ka Basha aktualisht do të kalonte në apati, në pritje të një vendimi të vonuar të Gjykatës së Lartë. Dhe mund të rezultojë fatale politikisht për të kjo apati, edhe sikur Basha të kujtohet javët e fundit për tu futur në garën e 2025-ës.

Që të ketë vlerë, garën elektorale Basha duhet ta fillojë qysh sot, sepse partitë e tjera (të mëdha e të vogla) e kanë filluar tashmë…

Vetëm 4 javë më parë, në një sondazh për Report TV, partia e Bashës më rezultoi me rreth 105 mijë vota (me ekstrapolim të përafërt statistikor). Ndërsa partitë e tjera të vogla (jashtë atij që Basha e quan “Trekëndëshi i Bermundës”) kishin rreth 130 mijë vota.

Në qoftë se Basha e regjistron shpejt një parti të re, si dhe nëse ngjiz një aleancë me partitë e vogla jashtë trekëndëshit PS-PD-PL, ka gjasa të bëhet një faktor elektoral në zgjedhjet e ardhshme. Përndryshe, do të mbetet duke trokitur nëpër dyert e gjykatave…

2 Komente

  1. a
    astrit

    Basha eshte zgjedhur kryetar partie me votat e 112,000 anetareve te saj. Sot Pd e drejtuar nga Basha e ka shume me te larte elektoratin qe shkruan artikull shkruarsi. PD e Bashes perfaqeson frymen antiberishiste te PD se vjeter. Ishte kjo fryme qe e votoi Bashen dhe do jete kjo fryme qe do vazhdoje me sukses luften kunder berishizmit e qeverise se koruptuar te Edi Rames. Shqiperia ka nevoje per ndryshim e PD e Bashes e ka obligim luften per ndryshim thelbesor te politikes shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. l
      lul bytha

      Lyli per cfare do lloj partie te krijoje eshte i denuar te zhgenjeje dhe te humbase , eshte loser i lindur nga natyra ...disa behen ne jet , kurse Lyli eshte i lindur te humbase ...qar i Rames qe me keta plera qe dhe te gjithe bashke te mblidhen prap Rama i mposht ...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje