PS ishte më mirë me Fatos Nanon apo tani me Edi Ramën? Flet Gramoz Ruçi

13 Qershor 2024, 09:44Politika TEMA
PS ishte më mirë me Fatos Nanon apo tani me Edi Ramën? Flet

Më të arrirë dhe më të rritur e shikon ish-deputeti socialist Gramoz Ruçi, Partinë Socialiste në 33-vjetorin e saj. Në një intervistë për A2 CNN, ai tha se 18 vite qeverisje e kësaj force politike tregon ecurinë pozitive, krahasuar me forcat e tjera politike në vend, por edhe simotrat e saj në Europën Lindore dhe Perëndimore.

“33 vjet më e arritur në planin numerik. Vetëm këtë vit është rritur 33 % krahasuar me 3 vjet më parë, më e re. Mjafton të përmendësh ata që nuk kishin lindur kur lindi PS, sot janë o në drejtim të organizatës, o deputet, o ministra e zv.ministra.

Është e vështirë të bësh një analizë. Fakti që PS me mbylljen e këtij mandati plotëson 18 vjet në qeverisje flet për ecuri pozitive krahasuar me forcat e tjera politike shqiptare, por jo vetëm krahasuar edhe me të gjitha forcat politike të majta të Evropës Lindore, shumica e të cilave sot janë inekzistente, por krahasuar edhe me partitë socialiste të Perëndimit, të cilat janë në minorancë me këto rezultate elektorale që ka pasur PS.

Parë në këtë këndvështrim gjykoj që PS ka qenë konseguente, me këmbë në tokë e mënd në kokë që ka ditur të analizojë punën dhe veprimtarinë e saj, të rrisë dinamizmin, të reformojë dhe të arrijë rezultate elektorale”.

I pyetur nëse PS ishte më e mirë para vitit 2005 kur në krye të saj ishte Fatos Nano apo tani, Ruçi thotë se kjo parti është shumë herë më mirë sot, por duhet të marrë gjërat pozitive që ka pasur deri në 2005-ën.

Sipas tij, familja politike është sikurse ajo biologjike.

“Unë mendoj që PS është shumë herë më e mirë në shumë plane sot. Ashtu sikurse sot strukturat ekzistuese duhet të marrin gjërat më të mira e pozitive që ka pasur PS deri në 2005 për të vitalizuar forcën politike dhe veprimin elektoral. Ka një gërshetim, familja politike është si familja biologjike”.

Pakënaqësitë dhe ambiciet brenda Partisë Socialiste për ish-kryetarin e Kuvendit janë normale, ndërsa mohon daljen jashtë kontrollit të qeverisjes së Ramës.

“Absolutisht është fare normale dhe unë do të inkurajoja çdo ambicie të çdo socialisti për karrierë. Por nuk mjafton kjo. Nuk duhet ta mendosh si spritierë, por ta mendosh si maratonist. Nuk mendoj që ka dalë ndonjë gjë jashtë kontrollit, përkundrazi në punë e sipër ka edhe gabime e përgjegjësi, sikurse ka dhe rezultate”.


Të vijojë me vizionin, ambicien dhe energjinë që Rama ka patur këto 3 mandate janë këshilla që Ruçi i jep kreut socialist.

“Këshilla për Ramën është të vazhdojë me këtë vizion e ambicie që ka patur në këto 3 mandate dhe këtë energji që ka pasur këto 3 mandate. Rama sot është shumë herë më i matur në drejtim të qeverisjes dhe PS”.

11 Komente

  1. f
    flase

    Politikani me koseguente i Shqiperise dhe me trimi e mendjendritur, Gramoz Ruçi qe diti të ekuilibrohet ne kushtet e reja te situatave qe jeton politika shqiptare dhe boterore. Ku ështe komunisti 0 carad Sali Berisha dhe ku eshte Gramozi qe vijne nga e njejta miter?! Kujt nuk i kane plase syte , e shikon, kujt nuk i kane plase veshet, e degjon, kujt nuk i ka ikur akoma mendja vepron... Respekt per tepelenasin e Selam Musait !

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alfred

      Keto statistika more mavri tregojne se Shqiperia eshte me afer 1990 se 2024! Mban me shume arome bolshevizem se kulture perendimore!

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben.

        Fiks !!!! Po vazhdoi ramiu keshtu edhe 2 mandate , ne shqiperi shqiptaret do jene minorance. Gjuhe zyrtare me shume mundesi do jete ose gjuha indiane ose bangladeshase. Po si internacionaliste proletare dhe me xhepein e tyre plot per 10 breza per keta mostra nuk eshte problem. Nejse popujt pa dinjitet dhe dele , jane te destinuar te zhduken.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Aqif Yzeiri

        Ptuu pis burr, nuk e shikoni qe e keni fut ne gremine Shqiperine. Nuk u kenaqet duke e vjedhur dhe shkaterruar gjithcka ne kete vend te pasur, por deklaroni se eshte shume mire. PS eshte kthyer nga nje parti sociale per popullin ne nje bande hajdutes qe e drejton vetem krimi, se partia ka marre fund.

        Përgjigjjuni
        1. T
          TULI

          Shoku Gramos edhe pse ne pension nuk i ka keq punet... shumica e drejtoreve |Rajonal ne Jug te Shqiperise janenen hyqmin dhe emertesen e shokut Gramos.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Po ku ka PS more buke shkale i idealeve socialiste. PS ka vdekur qysh me ardhjen ne krye te saj te sektit te ripjelljes. Llap se ke marre ndonje kocke nga rregjimi i ripjelljes. E keni kthyer vendin ne nje narko shtet rrumpalle me vjedhje qe te rrenqethin.

            Përgjigjjuni
            1. m
              muçua I tanes

              Mozi! para se te 'kick the backet' thuaj nie fjale me vend......ne 50 vjet ne pushtet e zbrazet vendin , e vodhet, e shkaterruat...e shkerdhyet, thuaj nej te vertete dhe vdis me nder.

              Përgjigjjuni
              1. e
                emigranti

                PS si dhe partite e tjera jane si kurvat qe menaxhojne vetem veglen e punes dhe llangosen me tualet qe te duken te bukura ne publik dhe nuk komtrollojne asgje ne shtepite e tyre kaotike… Po shikoja nje program ne You tube dhe nje i ftuar ne studio nxorri me fotografi ministrin e mbrojtjes dhe nje pushtetar tjeter te rendesishem te PS ne konference ne zyrat e vojoepirit ne greqi me flamurin e tyre pas shpine, ….!!!! Per cfare shteti beni fjale dhe arritje suksesesh kur qeverite ndertohen nga agjencite e huaja te inteligjences sepse e jone eshte seksioni i tyre…nuk kam fjale cfare te them me per qeverite shqipetare nga te dy anet e spektrit politik….

                Përgjigjjuni
                1. e
                  emigranti

                  PS si dhe partite e tjera jane si kurvat qe menaxhojne vetem veglen e punes dhe llangosen me tualet qe te duken te bukura ne publik dhe nuk komtrollojne asgje ne shtepite e tyre kaotike… Po shikoja nje program ne You tube dhe nje i ftuar ne studio nxorri me fotografi ministrin e mbrojtjes Peleshi dhe Blendi Gonxhe pushtetare te rendesishem te PS ne konference ne zyrat e vojoepirit ne greqi me flamurin e tyre pas shpine, ….!!!! Per cfare shteti beni fjale dhe arritje suksesesh kur qeverite ndertohen nga agjencite e huaja te inteligjences sepse e jone eshte seksioni i tyre…nuk kam fjale cfare te them me per qeverite shqipetare nga te dy anet e spektrit politik….

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Flutura

                    Gramozi dhe Ermelinda Meksi dy figurat emblematike te PS, qe nuk u bene pjese e klaneve ne menyre absolute. Bravo!

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sarandjoti

                      Nje pyetje: Kush i ka ato resortet "Saranda international," ne mes te rruges Sarande Cuke??? Nik jsne pak, po 3 ose 4 hotele 5 e ,,6 kateshe ne raddhe njeri pas tjetrit.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje