PS, nga Nano të Rama: si u kthye në “përbindësh” elektoral

12 Qershor 2024, 19:10Politika TEMA
PS, nga Nano të Rama: si u kthye në “përbindësh”

Nga Ylli Pata

Çdo 12 qershor, ndërkohë që burokratët socialistë tentojnë të trokasin gotat me “të madhin”, në rrjete sociale shpërthejnë statuse të shumta të themeluesve dhe militantëve të vjetër që gjenden nëpër botë.

Ballafaqimi historik është një zhvillim kurioz që nxjerr në dritë mjaft hije të së shkuarës. Që politika i merr para pa mëshirë.

Partia Socialiste sot, të vetmin veteran që e ka në skuadër, të vulës 1991, ka Petro Koçin. Ish-kryetarin e Partisë Socialiste të Fierit, i cili në vitin 1997 u qeth me dhunë nga policia e Sali Berishës, e prej asaj kohe, Petros nuk ju kthyen më flokët. Përtej ironisë, Petro Koçi është një dëshmi e gjallë e një aksioni politik kundërshtues me lidershipin e Edi Ramës në vitin 2005, por që u kthye pikërisht kur aleati i tij Ilir Meta, lidhi marrëveshjen politike me “antikrishtin” e socialistëve, Sali Berisha.

Partia Socialiste lindi në një kohë krejt të pafavorshme për të, kur shumica e shqiptarëve kishin simpati politike për Sali Berishën, Gramoz Pashkon, Neritan Cekën, Aleksandër Meksin, Pjetër Arbnorin, e shumë emra të tjerë intelektualësh që dolën në publik si udhëheqës të partisë së parë opozitare në Shqipëri.

PS u krijua në një sallë ku mbizotëronin fosilet e diktaturës. Ku Ramiz Alia, me një intuitë fantastike qëndroi në llozhë dhe la në presidium Byronë e vjetër Politike të PPSH-së, të cilën e quante mes miqsh si kundërshtare të tij.

Në sallën e Pallatit të Kongreseve, Gramoz Ruçi, i cili ishte një nga anëtarët e komisionit organizator për Kongresin e 10 të PPSH-së, drejtoi një gjyq politik real ndaj udhëheqësve komunistë.

Ka një procesverbal të shkruar për atë seancë të kongresit, e cila ka dalë në media gjithë këto vite. E bashkë me polemikën që nuk ka qenë e thellë, ka qenë e stisur, debati vijon e do të vijojë akoma. Por ai proces që drejtoi Gramoz Ruçi, e më pas fjalimi i Dritëro Agollit dhe i Moikom Zeqos, do të lindte një forcë politike që sot është kthyer në një tabu politike.

Në fakt, realiteti historik nisi më 12 qershor 1991. Kur Fatos Nano ndërmorri një aventurë politike që koha e tregon më qartë.

Nano, në lëvizjet e para të tij jashtë vendit takoi socialistët italianë dhe laburistët izraelitë. Madje vizita e Fatos Nanos në Tel Aviv vulosi qartë se kush do të jetë Partia Socialiste në të ardhmen. Laburistët izraelitë, të cilët si themelues të shtetit hebre nuk e harronin kontributin shqiptar ndaj hebrejve në Luftëën e Dytë Botërore, ishin edhe më bujarët ndaj PSSH-së së Fatos Nanos.

Të cilën nuk e qaste atëherë kush në Perëndim. Miqtë e Nanos ishin Bettino Craxi dhe Andreas Papandreu, ndërkohë që amerikanët ishin fansa të PD-së së Sali Berishës.

Më 22 mars 1992, Partia Socialiste pësoi një humbje të madhe, ku arriti të marrë vetëm 38 deputetë, shumica nga proporcionali. Por grupi parlamentar i parë i Partisë Socialiste ishte edhe pasaporta politike e saj. Dritëro Agolli, Moikom Zeqo, Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Namik Dokle, Gramoz Ruçi, Fehmi Abdiu, Shkëlqim Cani, Maqo Lakrori, Ermelinda Meksi, Arta Dade, ishin emra të deputetëve por edhe kupolës politike të opozitës së parë postkomuniste në vend. Opozitë, e cila katër muaj pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992, fitoi shumicën e njësive vendore në zgjedhjet lokale, përjashtuar qyteteve të mëdha.

PS e Fatos Nanos, nuk fitoi Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Vlorën, Korçën, por kositi të gjithë bashkitë e tjera në vend.

Sali Berisha pa realisht një fenomen politik të cilin ai në mendjen e tij e mendonte të vdekur. Dhe si pasojë, zgjodhi një rrugë absurde. Të arrestonte liderin e opozitës. Shqipëria u bë vendi i vetëm ish-komunist që arrestonte kreun e opozitës, e cila ndryshe nga shumë vende të lindjes nuk ishte komuniste por socialdemokrate.

Aty Sali Berisha i dha PS-së një kartë që më pas hyri në histori. U kthye në partinë politike, e cila si atëherë edhe sot ka mbi 700 mijë vota.

Një përbindësh elektoral që në vitin 2005, u rrëzua nga pushteti falë një operacioni politik brilant të udhëhequr nga Ilir Meta, i cili mori rreth vetes jo vetëm një elitë intelektuale socialiste, por edhe votat e duhura për ta rrëzuar Fatos Nanon nga froni.

Një fron që ishte kthyer në atë kohë në problem, sepse qeverisja e PS-së realisht nuk solli një reformë të madhe politike të vendit, por thjesht qeveriste. Me polemika e akuza për korrupsion dhe abuzim. Ikja e Fatos Nanos në vitin 2005 ishte një zhvillim politik unik në Shqipëri. Nano, mbetet edhe sot i vetmi lider që është larguar pasi humbi pushtetin. Dhe ky është një rekord që se ka arritur askush.

Në krye të PS-së erdhi Edi Rama, me një proces politik të ethshëm e polemik, me akuza dhe përplasje. Madje Nano bëri thirrje që të mos i linin partinë një personi si Edi Rama.

Megjithatë ja ku jemi. Edi Rama e mori PS-në në vjeshtën e vitit 2005, dhe në zgjedhjet e para 2 vjet më pas fitoi të gjitha qytetet e mëdha të vendit duke nisur nga Tirana. Sot PS është në qeveri që nga viti 2013. Edi Rama ja ka kaluar edhe Tony Blair-it në historinë politike të socialdemokratëve europianë, e po prek rekordin e social demokratëve suedezë të Olaf Palmes.

Rekordi politik i Edi Ramës, nuk ka nisur as si Fatos Nano, e as si Gramoz Ruçi, edhe pse të dy sot janë aleatë të tij. Edi Rama është një lider politik qartësisht anti-komunist, madje aq shumë sa në shkrimet e para ai kërkonte nxjerrjen jashtë ligji dhe shkrirjen e PPSH-së.

Megjithatë, Rama, ishte nga të parët që mori simpatinë e socialistëve ku u kthye në kritizerin më të fortë të Sali Berishës, e këtu mori edhe flamurin si pasojë e dhunës barbare ndaj tij. Duke u kthyer në anti-berishën real të politikës shqiptare. Ndaj hyrjen e tij në politikë e ka vulosur me britmën e tij: o doktoooor nga sheshi Skënderbej në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2000, ku garoi për kryebashkiak të Tiranës.

E realisht, Edi Rama, mori dhe e fitoi rolin e anti-doktorit. Njeriut që sfidoi dhe mundi “antikrishtin” e socialistëve shqiptarë. Me polemika, akuza, inate, por edhe plagë në kokën e tij si pasojë e atij krimi që Sali Berisha ende e quan “krim pasioni”.

Sepse edhe Berisha e di që është alteregoja politike e Edi Ramës, por që nuk e ka kuptuar se i ka ikur koha. E pikërisht kjo kohë mban 700 mijë e ca votuesit e PS-së në alert për të mos ardhur “antikrishti”. I cili dy ditë më parë mori edhe vulën…

29 Komente

  1. z
    zigur

    Sali NON GRATA a nuk eshte fosile e komunizmit.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisti prec pilo lalua

      Ç'lidhje ka Saliu këtu?? Atë Ramizi e vuri djathtas Fatosin majtas Ky gazetari pata bën shejtan budallain se PS -ja nuk u themelua ne 91 po nderroj emrin nga partia e punës në PS

      Përgjigjjuni
    2. C
      C

      Nga thesi i miellit te Vali Leskajt ne Elb tek bandat e banditet qe mbledhin vota me hir ose pahir

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi

        O gazetar te gjthe qe permende ketu ishin pjese e struktura te sigurimit te shtetit dmth "demokracia" jone lindi e vdekur qe ne fillimin e saj. Edhe ti nuk dihet nga kush fshat vjen, dhe ska nga ta dish. Tirana ju dukej si Parisi pavaresisht faktit qe ishte shekuj pas Parisit.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mondi

          Rama strukture e sigurimit? Ik ha noj pilaf e qofte se ate e bon mire ti si tirons qe je.Po qe se nuk je tirons nga shpellat e veriut.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Daku

            Okatunar tirone Ke dy te shikosh ndrushimet Apo te pelqenin kioskat e Sal shpellarit

            Përgjigjjuni
            1. D
              Daku

              Okatunar tirone Ke dy te shikosh ndrushimet Apo te pelqenin kioskat e Sal shpellarit

              Përgjigjjuni
              1. P
                Po Tironci që s'gjeti rehat në tokën e vet.

                Këta përbindëshat me fytyrë njerëzore që na u hoqën për 32vjet si demokrat,e vodhën pasuritë natyrore toksore e detare po ashtu edhe pasuritë e trashëguara nga të parët tanë ju pregatit ligjet për t'a masakru këtë popull.

                Përgjigjjuni
              2. I
                ILIR

                LIDER HISTORIK Fatos Nano,nje pijanec bixhosci i neveritshem qe arriti deri aty sa per para i shiti partine Edi Rames.Edi Rama nje megalloman i cekuilibruar qe ne tere keto vite qeverisje nuk ka perfunduar nje rruge,ka shkateruar Tiranen me ndertimet e pa llogjikeshme dhe ne kundershtim me ligjet urbanistike.Ka shkaterruar tere bregdetin duke ja dhene lloj lloj mileti.Ka shkateruar prnesite duke lene nje plage te hapur qe nuk do zgjidhet kurre. Prioritet turizmi,kur nga 100 fshatra te shpallur TURISTKE te gjithe jane pa hipoteka pronesie.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Një banor i Tiranës .

                  O Ilir , po kaq rrotë kari je , o burrë i dheut ? Po Tiranën shan ti për ndërtime e urbanistikë , që është shndruar në një metropol perëndimor ? Çdo udhëheqës e politikan i huaj , që rishikon Tiranën , habitet me ndryshimet spektakolare që ka pësuar kryeqyteti . Si thua ti , kanë lojtur nga mendtë 14 milion turistë që vizitojnë Tiranën dhe shprehin opinione me superlativa ? Të dalësh në sheshin Skënderbe , dëgjon të fliten tërë gjuhët e botës dhe humbet në grupet e pa numurta të turistëve . Para se të rindërtohej Tirana deri para 10 vjetësh , as si fjalë nuk ekzistonte fjala turizëm . Çfarë , sipas teje , na qënka bërë në kundërshtim me ligjet urbanistike , sheshi Skënderbe , i lauryer me disa çmime nderkombetare e evropiane , pazari i ri , që mbante erë shurë , një nga perlat karakteristike të kryeqytetit , shumë i vlerësuar nga të huajt , liqeni artificial në kodrat e Tiranës , një mrekulli e vërtetë . Piramida e diktatorit , e shndruar në qëndër elektronike për rininë , bulevardi i ri te ish stacioni i trenit , dhjetra rrugë e rrugica të rindërtuara e të asfaltuara , dhjetra shkolla , kopështe , çerdhe , konvikte studentësh , rrugë biçikletash . Stacionet dhe fermatat e urbanëve të ndertuara e të mbuluara , si kudo në Evropë , kur para 10 vjetësh as një shënjë stacioni urban nuk ekzistonte në gjithë Tiranën . E ke fjalën për grataçielat ti ? Po a di ti , ndonjë qytet në botë me mbi një milion banorë , pa grataçiela ? Kullat e ndërtuara në qëndër të Tiranës , janë , jo vetëm të bukura , por edhe simbol i modernizimit , zhvillimit të gjithanshëm të Shqipërisë . Për më tepër , kullat e Tiranës , janë projektuar nga arkitektët më të famshëm të botës , italianë , gjermanë e austriakë . Ti injorant , arkitekt je , që e quan Tiranën me ndërtime pa kriter ? Thua që ka shkatërruar bregdetin ...po nuk të vjen një çikë turp të turpërohesh ? Po a nuk është ai bregdet , që pret e përcjell milionra pushues nga gjithë bota ? Janë budallenj , që vijnë kalojnë pushimet në një bregdet , sipas teje , të shkatërruar ? Ikë o Ilir , shko merr avdes poshtë penxheres së qoftëlargut edhe ca kohe , deri sa t'a marin një ditë të lidhur për në birucë . Jini vërtet njerëz e militantë të neveritshëm .

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mirel

                    po ik moj dhiare e mutit, shko shkerdheu ne ndonje varr grek te meros Kujt i tregon Tiranen ti moj putane e Perondise Po bregdetin kujt ja tregon, moj kakerdhi dhish te zgjebosura? Ik moj molare, u mesuat te shkerdheheni mbi dysheke me leke qe vidhni pa turp fare, si kellira te shkarpadinuara pa din e pa iman Ik moj plere e ndyre. Partia e Rames eshte partia e Ahmetes. Keta jeni ju, plera te felliqura antishqiptare Na tregoni dhe Detin pale. Ik mor vrrome andej nga ke ardhur, nga bajgat e kakerdhit Dhe ky plera i Rilindjes, vendin e ka te kembet e Ures ne paris. Bythjashte e brekegrisur, dobici i zogut

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Antimirel

                      Mirel , ma ha karin ?

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Ha o Rabid , ha

                        Ja dhe mireli , po shkruan nga psikiatria . Nuk e dinja që qënka lejuar celulari për të çmendurit .

                        Përgjigjjuni
                  2. p
                    pilo Lala

                    Udheheqes si Edi Rama nuk vijne cdo 4 apo 8 vjet. Vijne shume rralle, dhe duhet te qendrojne sa me gjate. Attaturku nuk i beri reformat per 4 vjet, ai qendroi 15 vjet President i Turqise. "Kemal Ataturk, soldier, statesman, and reformer who was the founder and first president (1923–38) of the Republic of Turkey." Nuk behet qameti nese Edi Rama do qendroj 15 apo 16 vjet ne nje Shqiperi qe po e transformon cdo dite.

                    Përgjigjjuni
                    1. e
                      e po...

                      PO .

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Albano Carizi

                        O te qifsha rropt ty me gjith ataturk o kurv rropqir.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pilo Njeshi

                          Hajde Pilo hajdeee.... Disa njerez e kane te shkruajtur ne balle pocaqisjen fizike, disave u vetetin pocaqia mendore vetem kur te tregojne emrin, si puna e ketij Pilos. Andej nga juglindja eshte dhe shprehje "c'me rri si pilo". Fatkeqesisht, aq shume Pilo e Pilesha, Patoke e Pata si ky bicim autori; saqe Rramiu iu ka pegerrur trute dhe keta te zinjte betohen dhe i falen fotos se te gjatit. Mjere Shqiperi zeza c'heq e c'ka per te hequr me kete pjelle servile te ndyre.

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Ha , ha m.t pilo njëshi

                            Po kujt t'i falen o Pilo Njëshi , kriminelit të Viçidollit , që nuk ja lan krimet as ujët e oqeanit ? Ha mut ha , o pilo njëshi .

                            Përgjigjjuni
                          2. D
                            Deda

                            Po edhe ky i gjati aq do qëndrojë , o pilo se e meriton . Ata që ishin para tij sikur 100 vjet të rrinin nuk i bënin këto të mira që Rama i bëri në 10 vjet . Në titull gazetari pyet se si u bë PS-ja makinë elektorale , po ja prandaj u bë se ja ndroi faqen vëndit ,nga Avganistan në vënd evropian .

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Deda

                              Po edhe ky i gjati aq do qëndrojë , o pilo se e meriton . Ata që ishin para tij sikur 100 vjet të rrinin nuk i bënin këto të mira që Rama i bëri në 10 vjet . Në titull gazetari pyet se si u bë PS-ja makinë elektorale , po ja prandaj u bë se ja ndroi faqen vëndit ,nga Avganistan në vënd evropian .

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Genti

                                Po car 15 o burr, ai do 150 vjet.

                                Përgjigjjuni
                              2. E
                                Eksperti

                                PS nga nje parti dikur me intelektual sot eshte shenderruar ne nje perbindesh ,nje parti e cila sot eshte e inkrimunuar, keta ben dhe premtimin sikur do vidhnin me lezet por u shenderruan ne nje organizat kriminale.

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Ha ha

                                  Eksperti i bythës .

                                  Përgjigjjuni
                                2. T
                                  Tani

                                  Mjere keta qe ilire kane vetem emrin, kapistallin demek. Apo ato katnaret qe firmosin si Tiranasi sepse kane qene ketu qe ne monizem se kishin baben oficer, po nga Kuçi / Maçi / Viçidoli janë. Çar mund të them un kur këta Tiransat parafolës i kanë thënë të gjitha, apo s’janë edhe me qefin e vulës kto dit…..

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Doda

                                    Rama eshte kryeministri me i sukseshem ne 32 vite demokraci.Kini inatin por jepni hakun.Jane bere transformime te pelqyeshme ne te gjithe fushat e jete ne vend

                                    Përgjigjjuni
                                    1. ¿?

                                      Po si mo si? Fatos Nano nuk donte tia linte PS Edvin Rames? Po kush e parashutoi minister direkt nga katakombet e Parisit? Kush urdheroi? Kush e shkrdhen udheheqjen shqiptare vazhdimisht?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. !
                                        !!!

                                        Dy pikpyetje , një nga trutë dhe një nga bytha , kjo poshtë të ka hyrë e përdredhur dhe nuk del më .

                                        Përgjigjjuni
                                      2. M
                                        Malo

                                        Festoni Ml€ te bera me Vjedhje,i beni karshillek rrogetareve e Pensionistave qe ju votojne per thesis e Mielli’s elektoral 1 ne 2 chete..????

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shqiptari nga Kosova

                                          Te vetmin gabim beri Rama qe u be me Thaçin per t'ia dhen veriun e Kosoves Serbise . Ky gabim i shkonte pershtati Sali Karaxhiçit i cili ferkonte duart se ndoshta mos po realizohej ky projekt antikombetar( sepse edhe ai vet e donte,dhe e do akoma). Saliu gjithe jeten e tij bashkepunoi me serbet here hapur e me shume fshehur per coptimin e Kosoves. Ai shpesh thoshte se Thaçi e Rama e duan ndarjen e Kosoves e ky medemek jo, o nene o nene. Kjo e para. E dyta : Rames duhet hequr kapela sa i takon transformimit te vendi. I kemi pare qytetet kur mbreteronte Salua, te shkaterruara e te mbaruara nga çdo aspekt. Tani kur sheh qytete qe jane te mbushur me turist,te cilet vlersojne kete transformim,nuk ke pse te mos gezohesh.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje