Ndarja nga jeta e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, reagon Rama: Burrë zotëri dhe fjalëpakë, la gjurmë në historinë e qytetit

12 Qershor 2024, 15:44Politika TEMA
Ndarja nga jeta e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, reagon Rama: Burrë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.

Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto me Qazim Sejdinin, të cilin e ka cilësuar si “Elbasanli të mençur dhe fjalëpakë”.


Sipas Ramës, Sejidni ishte një kryebashkiak i mirë dhe burrë zotni, që ka gjurmë në historinë e qytetit.

“Mik. Elbasanlli i mençur e fjalëpakë. Kryebashkiak i mirë dhe burrë zotni.

La një gjurmë në historinë e qytetit dhe një kujtim të mirë tek shumë miq që bëri në jetën e tij pa zhurmë. Prehu në paqe i dashur Qazim”, shkruan Rama.

1 Komente

  1. B
    Besmiri

    Vetem zotni nuk mund ti thosh Qazos oj ed rama. Gjej noi title tjater se nuk i shko kyja zotni burre nuk ho. Lene mos e cyt ma

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje