Sulmet ndaj SPAK, Kryemadhi: Këtu ndahem me Ilir Metën, s’do bëj luftë me drejtësinë

12 Qershor 2024, 15:35Politika TEMA
Sulmet ndaj SPAK, Kryemadhi: Këtu ndahem me Ilir Metën, s’do

Monika Kryemadhi doli pas 5 orësh nga SPAK, ndërsa e pyetur nga gazetarët nëse ndahet nga Ilir Meta për sulmet ndaj drejtësisë, deputetja pohoi se po.

Kryemadhi tha se nuk e sfidon drejtësinë dhe se prokurorët janë aty për të bërë punë e tyre.

Meta gjuhë të ashpër ndaj SPAK, keni ju besim te ky institucion?

Kryemadhi: Vazhdoj t’i qëndroj cdo deklarate time, lidhur me reformën dhe sistemin në drejtësi. Vazhdoj t’i qëndroj dhe nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë as sistemin ku jetojmë dhe punojmë.

Nëse do të sfidoja, nuk do të isha në deputetet e pakta që ka dorëzuar 6 padi për inceneratorët.


Sigurisht që të gjithë kemi ndasitë dhe qëndrimet tona. Vazhdoj të qëndroj që lufta ime është betejë politike. Prokurorët do të bëjnë punën e tyre.

Ndahem me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK.

1 Komente

  1. P
    Prec Ulaj

    Likja me Moniken luajne lojen, njeri e shan, tjetri e respekton (Good cap, bad cap) Taktike e vjeter e zbulimit te krimit.... Kjo taktike nuk pi uje tek SPAKu. Seicili prej jush do marri denimin per ato qe keni bere.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje