Apeli i la vulën e PD-së Berishës, deputeti i PS: Dëshmi se keni ngelur në ’90! Sa herë zdryp Saliu në qytet atdheu është në rrezik!

12 Qershor 2024, 13:02Politika TEMA
Apeli i la vulën e PD-së Berishës, deputeti i PS: Dëshmi se

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka komentuar vendimin e gjykatës së Apelit që i dha vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës.

Për deputetin socialist vendimi i Apelit është dëshmi se PD ka ngelur në vitet '90.

"Desha të them dhe unë ca fjalë pas vendimit të djeshëm të vulës, gjithmonë kam thënë që ka qenë proces i tejzgjatur, kujt do i shkonte vula për mua nuk ka pikë rëndësie, por vendimi i djeshëm na lejon të bëjë ca komente.

Vendimi i djeshëm që PD nuk ndryshon dot ka ngelur në ’90. Vendimi gjykatës dje, dëshmia se PD nuk ndryshon dot.

Është partia që ka bërë gjëmën e 94 në Libofshë, gjëmën e 96, 97, 21 janarin 2011 dhe partia që sulmoi selinë e vet më mjete të armatosura. Këtë e sanksionoi gjykata me vulë dhe skam ndonjë koment. Unë mendon që PD-ja i takonte Berishës",- tha Koçi.


Luan Baçi: Pasi e mbajtët peng, harroni që është partia që futi Shqipërinë në NATO, e fjalës së lirë.

Koçi: Bëni kujdes, sa herë Saloi zdryp në qytet atdheu është në rrezik!

Lini një Përgjigje