Vendimi i Apelit, Basha: Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos, nuk kam asnjë shqetësim që lidhet me fatin tim personal

12 Qershor 2024, 10:11Politika TEMA
Vendimi i Apelit, Basha: Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos,

Pak para nisjes së seancës plenare në Kuvend, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat.

Basha është pyetur nga gazetarët për vendimin e Gjykatës së Apelit që i ktheu vulën Foltores së Sali Berishës.

Ai u shpreh se nuk ka asnjë shqetësim lidhur me fatin e tij personal, ndërsa shtoi se është çliruar nga ankthi i logos dhe i vulës.

“Nuk kam asnjë shqetësim që lidhet me fatin tim personal. Për ato që kam besuar dhe besoj bëj betejë, disa i kam fituar për qytetarët dhe disa i kemi humbur dhe pasojat nuk i kam vuajtur vetëm unë.

Ajo që kërkoj nuk është për veten time, por për qytetarët. E vështirë ishte edhe më përpara, por minat ia vunë vetë. T’i thërrasin mendjes se ku e ka çuar kauza dhe pazaret me Edi Ramën”, tha Basha.

1 Komente

  1. E
    Edi, CEO i PPP, i Invetitorve Strategjik, i Incene

    Bir Selmani nenes ke te qi me pare, kush ka bere e ben pazare me Ramen dhe kush akuzon? Pazari me i ndyre eshte bere nga ky "demokrat" qe ka rrezuar bustin e Enverit me pantallona te shkurtra ne muajin e "nxehte" te shkurtit, sa shpejt e harroj 17 majin grushtin qe i dha PD dhe Demokracise ne Shqiperi per favore familjare pagesa ne dore nga taksat e shqipetareve qe iu dhane ate nate. Cfare ben SPAK per kete ndyresire perse nuk hap dosjen e Rruges se Kpmbit ku vodhi 230 milion euro, faljen e 255 km2 det Greqise, vrasjen e 4 protestuesve ne bulevard me 21 janar dhe te vazhdoj me vjedhjen e eBashkise se Tiranes ne zgjedhjet e vitit 2011......

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje