Fatos Lubonja si fallxhore: Ja disa hipotezat e mia pse gjykata i dha vulën e PD, Sali Berishës

12 Qershor 2024, 09:24Politika TEMA
Fatos Lubonja si fallxhore: Ja disa hipotezat e mia pse gjykata i dha vulën

Fatos Lubonja thotë se vendimi për t’i dhënë Sali Berishës vulën dhe logon e PD-së ishte surprizë, duke shtuar se gjithsesi duket i drejtë, pasi shumicën në opozitë e ka Berisha.

Në një intervistë në studion e News 24, Lubonja dha disa hipoteza se përse mund të jetë marrë ky vendim. 

“Vendimi është më shumë surprizë. Duhet thënë se është vendim i drejtë, sepse Berisha kishte shumicën në opozitë. Unë politikisht e kam quajtur gabim aktin e Lulzim Bashës.

Është vendim i drejtë, por ne jemi mësuar në këtë vend që të drejtën e ka i forti, ai që ka interesa, në këtë histori besoj se ka dorë edhe pushteti, Rama, që ka zvarritur çështjen e vulës. Unë ngre hipoteza se pse iu dha vula Berishës.

Një hipotezë është që drejtësia nuk është 100 përqind e komandueshme, kemi drejtësi që edhe pse jo e pavarur, përbëhet nga njerëz në fund të fundit, ndoshta dhe gjyqtarët kanë menduar se kjo është e drejtë dhe vërtetohen disa gjëra, edhe gjykatësit thonë që do shkojnë deri në fund nga e keqja apo si gjykatës do të mbajmë një qëndrim të caktuar.

Mendoj se skandalet e fundit me siguri që kanë tronditur edhe gjykatësit dhe prokurorët. Tjetër hipotezë është se Edi Ramës edhe mund t’i leverdisë që t’ja japë vulës njëherë Bashës e njëherë Berishës, që të nxisë përçarjet në opozitë.

Për këta politikanë, politika është bërë si profesion. Për faktin se çfarë do bëjë Basha, mbetet çështja e hapur. Ekziston dhe tjetër hipotezë pse mund të ketë ndodhur kjo.

Hipotezë tjetër pse mund të ketë ndodhur kjo, sepse është folur për marrëveshje mes Rithemelimit dhe Ramës lidhur me ndryshimet kushtetuese për amnistinë dikur, për ndërhyrje për të kontrolluar SPAK, që iu intereson të dy palëve. Rezultati i votimit mund të jetë edhe kjo.

Gazment Bardhi është treguar më agresiv në disa gjëra, është edhe i ri, nuk është akuzuar për korrupsion. Bardhi besoj se është një figurë që e duan edhe amerikanët. Unë do doja një bashkim të opozitës, të jetë edhe Berisha aty, që të bëhen kundër narko-shtetit. Edi Rama është përjekur gjithmonë që ta përçajë opozitën” – tha Lubonja.

4 Komente

  1. V
    Veshgusi

    Moren vulen dhe gishtin sumes

    Përgjigjjuni
    1. Analist

      Mbylle nj ere te vetme o tos se nuk te ka mbetur me mendje se nuk e ke pasur te plote qe nr fillim tani edhe u plake ri ne qetesi se te ben mire.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Opinion

        Ky është i mbaruar! Është katandisur i tillë nga burgu apo nga frustimi paranojak për Ramën kjo nuk ka rëndësi! Të gjitha komentet dhe opinionet që bën janë haluçinacione,arsyetim hipotetik të cilat nuk dalin ose janë tërësisht jashtë realitetit.Nuk e di pse e thërrasin në emisione dhe programe tv.Nëse politikanët e të gjitha krahëve duhet të ikin ky duhet të zhduket me gjithsej nga ekranet. Është fatkeqësi që është djali i një njeriu të nderuar si Todi Lubonja!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti

          KY esht fiks si ceke doctor adhamudhi

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje