Partia Socialiste feston sot 33 vjetorin e themelimit. Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste me një mesazh urimi ka përshëndetur 93-mijë anëtarët e kësaj forcë politike.
Për kreun e qeverisë simpatizantët e zgjedhësit e kanë bërë këtë parti forcën më të madhe të shqiptarisë, mishërim të Shqipërisë Europiane dhe sinonim të fjalës fitore.
Po ashtu kreu i qeverisë ka uruar edhe Kosovën për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Me një përqafim çdonjërit prej 93 mijë anëtarëve të Partisë Socialiste në këtë 33 vjetor të lindjes së saj, si edhe me një falënderim plot mirënjohje për simpatizantët e zgjedhësit që e kanë bërë partinë tonë forcën më të madhe të shqiptarisë, mishërim të Shqipërisë Europiane dhe sinonim të fjalës fitore, si edhe gjithashtu me një urim nga zemra të gjithë popullit të Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Rama.
E bën o artist, e bën ! Deri sa e more peng ti me MJAFT-ista, 99-ça e tutti frutti... Prishur çdo qelizë dhe organizim. Me qëllimi vetëm se si të zhduknit demokracinë brenda partisë. Se si të centralizoje ti pushtet. Duke spostuar çdo zë kundër. Për ti zëvendesuar me njerëz pa asnjë kontribut në këtë parti. Thjesht se garantojnë ushtar të bindur dhe çera...