Për ata që nuk e kanë kuptuar pse Sali Berisha e do vulën dhe logon e PD-së, mjafton të ndiqte seancën e kësaj të mërkure.
Gjithë deputetët e Berishës, që kanë muaj bëjnë betejë në Kuvend vetëm për Saliun, jo për demokratët apo shqiptarët, kërkuan që ai të lejohet të marrë pjesë në seancat plenare, me qëllim që të mos i digjet mandati i deputetit.
Por nënkryetarja Ermonela Felaj e tha qartë, se nuk mund të marrë pjesë në seancë një person me “arrest shtëpi”, pasi nuk e lejon ligji.
Por deputetja demokrate, Albana Vokshi, tha se mazhoranca 'tmerrohet nga Berisha' dhe as nuk guxon t’ia përmendë emrin.
“Emri i Sali Berishës ju tmerron. Ku është ai vendim gjykate që ia ndalon atij të ushtrojë të drejtën e deputetit,” tha ajo.
Vokshi kërcënoi se nuk do ketë paqe, pa u liruar Sali Berisha.
“Nuk do të ketë paqe as në këtë sallë, as jashtë kësaj salle, pa liruar Sali Berishën.
As Lindita, as Rama nuk mund ta ndalojë Berishën në të drejtën kushtetuese të përfaqësimit të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë.
Ndaj sot i bëj ftesë çdo qytetari, çdo opozitari, çdo politikani të na bashkohet. Le të protestojmë për të drejtat tona, liritë tona. Sepse ne bashkë mund t’ia dalim të rrëzojmë këtë narkoshtet,” tha Vokshi.
Analisti Namir Lapardhaja, duke komentuar zhvillimet në Kuvend, tregon pse i duhet Berishës vula dhe logo e PD-së.
“Për ata që gëzojnë për vulën e PD dhe kanë sy aty ku duhet t'i kenë, mjaftojnë të shohin seancën e sotme plenare. Kanë një orë që flasin vetëm për PD.
Askush nuk flet për hallin e njerëzve, por të gjithë flasin për hallin e Berishës. Sepse halli i Berishës është edhe i Ramës, Metës dhe çdokujt që do të ketë punë me drejtësinë.
Berisha është "precedenti" për t'i treguar muskujt SPAK dhe GJKKO.
PD e Berishës është më tribale se asnjëherë më parë. Ashtu ka qenë përherë, por sot është më shumë se kurrë.
Aty s'ka asnjë figurë politike, por janë mbledhur bashkë një tufë korbash që shpresojnë të "çapisin" nga kufoma e pakallur politike në katin e 8-të, që të gjithë e dinë që nuk do të zbresë më kurrë prej andej.
Ndaj sa më shpejt të shkëputet pjesa tjetër nga kjo filozofi dhe mendësi, duke krijuar një rrugë dhe vizion të ri, mbi parime të djathta dhe me figura të pastërta, aq më mirë do jetë për të dhe për të gjithë vendin”, shkruan analisti Namir Lapardhaja.
Mazhoranca do Berrishen dhe spiunin 50 leksh ne loje me keta e ka te sigurte fitoren .
O bobobo , po na dridhen leqet e ...kembeve nga frika moj torollakja Albane ! Po ik moj pirdhu me gjithe Salen tend qe eshte bere si kufome , si ajo shtriga e perallave per te trembur kalamajte ! Hej Zot , u trimerua Albana b...madhja , Hahahaha ! A ju ju humbte vula ju humbte , me keq se ju ka humbur ! Kujtoni se ai send i vogel e ben vulen ? Me shume budalliqe beni , me shume inat ju marrim !!