Vula ‘në dorën’ e Berishës, Bardhi i drejtohet Bashës dhe deputetëve: Kundërshtari ynë i vetëm është Rama, dilni me një qëndrim

12 Qershor 2024, 14:26Politika TEMA
Vula ‘në dorën’ e Berishës, Bardhi i drejtohet

Gazment Bardhi është shprehur se shumica e PD (grupimi i Berishës) që mori edhe vulën, ka për detyrë që të krijojë të gjitha mundësitë që çdo anëtar i kësaj force politike, edhe pse mendon ndryshe, të bashkohet në betejën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Komentet Bardhi i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se deputetët e grupit të Bashës duhet të kuptojnë se gjuha përçarëse nuk e ndihmon opozitën, për të bërë të mundur ardhjen në pushtet.

Ai tha gjithashtu se Basha dhe grupi i tij duhet të dalin me një qëndrim sa më parë, ndërsa shtoi se nuk kishte një mesazh specific për ish-kryedemokratin, pasi nuk e dallonte atë nga deputetët e tjerë.

“Është detyra jonë, e pjesës që është shumicë në PD, që të krijojë gjithë mundësitë për çdo anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, që ka menduar ndryshe në këtë konflikt që kemi pasur, për përfshirjen në PD, duke njohur kontributin e tyre.


I referohem edhe kolegëve të mi deputetë që kanë një përgjegjësi edhe më të madhe sesa anëtarët e thjeshtë. Gjuha përçarëse nuk e ndihmon opozitën.

Sa më parë të kemi një reflektim se kundërshtari ynë i vetëm është Edi Rama dhe për ta mundur atë do të duhet të jemi të gjithë bashkë, edhe duke menduar ndryshe për çështje të caktuara. Prandaj edhe thirrja ime është për të reflektuar dhe për t’iu bindur vullnetit të shumicës së partisë.

Nuk e kam ndjekur Bashën, kam parë vetëm, që nuk kanë pasur një qëndrim për çështjen. Uroj që grupi i Bashës të ketë një qëndrim sa më parë. Nuk kam një mesazh specifik për Bashën, pra nuk e dalloj atë nga kolegët e tjerë. Ajo që thashë për deputetët e tjerë, vlen edhe për Bashën”, tha Bardhi.

2 Komente

  1. M
    Muli

    O të shplarë a keni turp,përçudnuat njëri tjetrin tani kërkoni dashuri.....?O të pa fytyrë që desh e hëngret njëri tjetrin për së gjalli .....a keni nder e moral.A thua se ju djeg b....për miletin.Jo mor jo ,ju eshte thare zorra.....

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Ore, keshtu teorikisht, ky e ka shumë mirë. Vetëm se ka një problem shumë të vogël - që të rrëzohet Rama, duhet të largohen Berisha, Bardhi, Baçi, Boçi, Bana, Bala, Beni, Buli, Muli, Nuli, Luli, Tuli, dhe Shuli. Oh, harrova të madhin Aldo Bumçi. Qysh e harrova që mos e gjeça Berishën në shtepi mos e gjeça. Ja, ky problem i vogël i ka shpetuar Bardhit. Se po e zgjidhi Bardhi kete problem? Rama është i ikur që të nesermen. Apo jo more shokë?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje