Nga Altin Ketro
Më në fund, drejtësia e ndau shapin nga sheqeri. Mirë apo keq, tashmë jemi përballë një fakti të kryer dhe është humbje kohe që të fillojmë të analizojmë si e pse ndodhi. Trupa gjyqësore mund të jetë treguar pragmatiste në atë vendimmarrje, por nëse do fillojmë t’i sulmojmë, thjesht do biem në moçalin kënetor të modelit “Berisha”.
Ligjërisht Lulzim Basha ka të drejtë t’i bëjë rekurs vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë. Kjo do të rezultojë një humbje kohe kur tashmë jemi futur në vitin zgjedhor. Të shpresosh se Gjykata e Lartë do i rikthejë vulën e PD-së Lulzim Bashës, do të thotë që të mbetesh peng i një besimi naiv që të çon në rrugë qorre.
Sado e dhimbshme që të jetë për Lulzim Bashën dhe ata që besojnë tek ai, ata duhet ta pranojnë si përfundimtar vendimin e Apelit dhe të njohin Sali Berishën si kryetar të PD-së. Vula dhe sigla e PD-së ishin shumë të rënda për shpatullat e Bashës pa Berishën në prapavijë. Mjafton që të bëjmë diferencën e votave të PD-së të vitit 2021 me ato të vitit 2023.
Ftesa e Berishës për bashkim me Lulzim Bashën, është një ftesë për gjunjëzimin e këtij të fundit. Aq sa mund të pranojë djalli temjanin, aq mund të pranojë Sali Berisha dhe shpura e tij Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij. Edhe sikur, për një çast, do besonim se kjo do ishte një ftesë e sinqertë, këtë “bashkim” nuk do e pranonte baza demokrate e të dyja palëve.
Bashkim do të thotë që Lulzim Basha dhe një pjesë e atyre që përbënin deri dje PD-në zyrtare, të jenë në listën prej 140 kandidatësh që Berisha do shpalosë për zgjedhjet e vitit 2025. Por kjo nuk mund të ndodhë. Palët kanë qenë kaq shumë të ndarë në akuza të ndërsjella ndaj njëri tjetrit, po edhe në qasjen që kanë ndaj drejtësisë dhe faktorit ndërkombëtar këto vite që kur Basha e pezulloi Berishën nga PD-ja, saqë çdo bashkim i sforcuar do ishte thjesht një ushqim i pangrënshëm. Plus që Berisha ka kaq shumë detyrime ndaj atyre që i qëndruan besnikë në këtë periudhë të vështirë të jetës së tij politike, saqë Basha dhe grupi i tij as bëhet fjalë të pranohen në SHQUP, jo më pastaj të jenë pjesë e listave për deputetë.
Me humbjen e vulës dhe logos së PD-së, sot Lulzim Basha është i “mbytur” politikisht. E vetmja fije bari që e mban mbi ujë, është mandati i deputetit që i jep mundësinë të ketë zë në tempullin e politikës që është Parlamenti. Por ky mandat deputeti është i përkohshëm, sepse ka filluar numërimi mbrapsht. Pranvera e zgjedhjeve vjen shpejt dhe ai, bashkë me pasuesit e vetë, duhet ta ndajnë mendjen se çfarë duhet të bëjnë; Të shkojnë tek Berisha për të qenë të fundit e qytetit që s’u hyjnë në punë kurrkujt, apo të krijojnë një parti të re politike, duke shpresuar se do jenë të parët e fshatit.
Sot për sot, nisur nga zgjedhjet e fundit vendore, Lulzim Basha ka një elektorat prej 103,719 votuesish që u përkthye në 123 mandate këshilltarësh në 55 nga 61 bashkitë e vendit. Këto vota duken qartë që kanë qenë vota anti-Berisha. Dhe të tilla do të mbeten, krijon ose jo parti të re Lulzim Basha,
Këta demokratë që nuk i besojnë non grata-s dhe izolimit ndërkombëtar të PD-së, sido që të jetë, ose do të gjejnë alternativa të tjera politike siç mund të jetë partia e Agron Shehajt apo parti të tjera të djathta, ose në rastin më të keq, do tregohen indiferent duke bojkotuar zgjedhjet.
Për këtë arsye, Lulzim Basha është i dënuar të mos i tradhtojë ata, duke ua lënë t’i përthithin të tjerët. Prandaj, e vetmja alternativë që Basha, Alibeaj e të tjerë që besojnë tek ta, është që t’i mbajnë fort këtë kontingjent të sigurt votuesish dhe të kenë objektiv elektoral 200 mijë vota nëse arrijnë të integrojnë në koalicion parti të tjera opozitare që janë absolutisht kundër qeverisë, por as nuk pajtohen me faktin që opozita zyrtare udhëhiqet nga Berisha. Kjo është mënyra e vetme që ata t’i imponohen PD-së në vitin 2025, kur Berisha të humbë zgjedhjet.
Ajo që duhet të bëjë Basha dhe ata që deri dje njiheshin si PD-ja e vulës, është të mos ndrydhen nga Berisha dhe ftesa e tij tinëzare, por të organizohen politikisht për të mos e humbur elektoratin e 14 majit 2023. Të krijosh një parti normale, me intelektualë të spikatur të së djathtës, jashtë ekstremizmit anormal që karakterizon linjën e Berishës, mund të jetë një qasje dobiprurëse për të arritur objektivat politikë.
Periudha deri në zgjedhjet parlamentare nuk i favorizon për të kryer konsulta të gjata të cilat shtyjnë në kohë agoninë politike. Ajo që Lulzim Basha duhet të bëjë për të qenë Fair Play me ata që e kanë mbështetur deri tani, është që t’u lërë një periudhë të shkurtër kohe për të ndarë mendjen brenda muajit qershor se me cilin krah politik do të pozicionohen, me të apo me Berishën.
Sado i pabesueshëm që të duket profili politik i Lulzim Bashës, koha e shkurtër deri në zgjedhje e bën atë të vetmin lider që grupi anti-Berisha në PD, mund të kenë. Nuk është e lehtë që në një periudhë më pak se 12 mujore një individ tjetër të ngjitë si emër anekënd vendit. Mirë a keq, emri i Lulzim Bashës ka 19 vite në politikë dhe si i tillë njihet edhe në skajet më të largëta të Shqipërisë, ku politika nuk është në plan të parë.
Lulzim Basha që të mbijetojë, duhet të krijojë një lidership me ata që i besojnë pa mëdyshje projektit të tij politik dhe të fokusohet me kohë të plotë për zgjedhjet e vitit 2025. Sigurisht, nëse e ka patur seriozisht përballjen 2-vjeçare me Berishën dhe ka dëshirë e vullnet për të qëndruar në politikë, për të udhëhequr ato 100 mijë zgjedhës që ka. Nëse i mungon vullneti dhe pasioni për ta bërë këtë, më mirë mos lodhet fare. Thonë që Holanda ka nevojë të ngutshme për Dee Jay.
thjeshte teater maskarenjesh ,tradhetar ,kriminelesh ,njerzve ordinere qe me Politiken s'i lidh sgje vetem perfitimi i te qenit Politikan, karaktere rropsish qe ne Bote i mrrin vetem me fshi bythet
Akoma merren me Lul braven e malokut ? ky eshte totalisht i pafte dhe e ka provuar ne cdo rast qe i ka dale perpara. Ky dhe si kukull e malokut ka qene i padobishem dhe tani as qe i hedh njeri qurrat ketij spurdhjaku pa shtylle kurrizore. Ky jo vetem qe i humbi vula po dhe te beje nje vule te re nuk di. Historikisht ky ka qene kamarier ne Rinas dhe pastaj bosi i Vefa Holding i dha vajzen per grua dhe ky iku ne Hollandeku deshtoi per te marre diplomen mbas tre vjetesh. U desh kucedra e Vicidolit qe ky kokelepire filloi pune si perkthyes ne Kosove bashke me gocen e babi Vicidolit. Kur ky doli ne skene si i dyti ne rradhe mbas kucedres Vicidolit aq shume u hidheruan malokeria sa filluan te dorehiqen apo ndrrojne istikam. Ky ska asnje vit pune te rregullt dhe me prova eksperience qe te pakten ka realizuar dicka ne menyre individuale ose ka dhene kontribut diku ne albanistan, pervec kurbanit te cjapit para deres se bashkise dhe kekut ne shkallet e pallatit te kultures. Kot lodheni me kete tip. Lereni te flere
Nese kjo çeshtje do ishte ne nje shtete ku drejtesia funksionon me 1000000000% Basha ishte posedues i vules logos se PD por ne Shqiperi nuk ka drejtesi ku per nje armembajtje pa leje apo per nje kg hashish 8 vjet burge ndersa per dike qe pervetsone miliona euro denohesh deri ne 2 vjet burge per shperdorim detyre . Megjithate Basha ngelet faktore opozitar i rendesishem thjeshte nje parti te re ( PARTIA DEMOKRATIKE E RE ) dhe beteja vazhdone do ti mari 200 mije vota nese terhiqet tregone qe ka qene komplise me Berrishen dhe ka bere teater.
Eeee mor lulush ķur se ke zanat nuk behesh dot specialist ,shko ne Holland dhe bjeri genetista me paturnie qe ke se do te jesh me mire nuk do te ta shikojme ate fytyre hipokrite qe ke si tave balte. Nuk je politikan ti ke pure gjithmon cicen e saliut .Qe ti shpetosh dhe burgut shko ne Hollande ,o hajdut ,kriminel i ke duart te lyera me gjak ,tradhetar ,zgerdhiheshe me Bakojanisen kur shitet detin .Populli nuk haron ..
Kuptohet qe ftesa e Saliut eshte qe te genjehen e te shkojne te ai qe ti poshteroj.As mos ta shkojne ne mend kandidimin nga ata.Basha nuk eshte per kete pune.Ai buhet te kishte gati planin B dhe qe mbreme duhet te kishte shpalosur platformen e re.Sa te mendohet ai se cqendrim te mbaj ditet fluturojne dhe do ngelet dhe pa kandidat.Puna e tij intensive duhet te kish filluar dje.Me duken keshilla te teperta Luli do gjumin.Me mire mos ta nise rrugetimin se do behet personazh i portokallis
Te gopi i p.d.it te gruas se mariglen qatos,tao balles mu ne gop dhe te gopi i mamase se a maznikut
Po Lul Bashe Gjymashin ka vetem nje rruge: Per gjemat dhe vjedhjet e bera per te mos qene objekt i SPAK te heqi nenshtetesine shqiptare dhe te zbythet ne Hollande ku edhe sot kalon pjesen me te madhe te kohes duke ngrene familjarisht gjene e vjedhur.
Mer Açkën dhe ne Hollande Lule se nuk beni per kete pun. Tani qe mori Gita vulen do bien rehat kamikazet e Berishes do mundohen kush ti lepihet me shume si ajo debilja qe i mbante çanten shpellares.
Me vule, komisionere, financa dhe mbeshtetje nga Amerika, mori 100 000 vota. Pa vule, pa komisionere, pa financa, pa mbeshtetje nga Amerika, mund te marre 200 000 vota. Hajde aritmetike hajde.
Po u vdekur ka qene me kohe, por dje ju ngul nje gozhde mbi arkivol.
Po ku e degjove ftesen e Saliut per Lulushin , o Altin? Sado i keq te jet Saliu nuk krahasohet me Lul bukeshkelesin. Dora qe te ushqen nuk peshtyhet. Lulushi dhe Alibeu jane vemje. Lere ate qerosin Rolandin ai eshte akoma me i felliqur.
Në PD ata që nuk shikojnë dotë me sy Berishën janë aq shumë sa mund të konsiderohen të mjaftë për një parti të re Demokratike. Të bëjë gjithçka për ta bashkuar këtë masë njerzish, kjo i ka mbetur. Përndryshe le të shkojë tek Berisha, të fshijë gjithë ditën me të bythën Paloka e kompani.
Rolandi e ka koken si Saci rahmet paste, por i rri poshte thembres se ai shtronte rruget e Tiranes me asfalt dhe e hante buken me parate e djerses se ballir, e nuk mashtronte njeri ndersa ky birbo nipi i trafikanit te droges ne Lazarat Dasho Alikos nuk i ka thene njeri puna mbare dhe e quan veten intelekt-kar me prejardhje nga "Sokaku i te Marreve" ne Gjirokaster. Tullaci Roland ka mbarusr Institutin e larte dy vjecar per mesues te shkolles fillore ne Gjirokaster e me gjasme ka bere specializme jashte shtetit dhe si trongull (i hyfte ne bythe) qe eshte jep mesime mashtrimi ne Universitetetet Kioska (Llamarine) ne Tirane.
Luli nuk u be dote lider kur ja dha mundësin Saliu...Tani nuk bëhet ...Luli ka vajtur për lesh...
Edhe pse s’më vjen mirë që vula shkoi tek nongrata, edhe ky derdimen Luli nuk e meriton. Dje në kushtet që paraqiti për t’u bashkuar me Berishen, në vend që të këmbëngulte për mosbaskëunim me nongratën, kundër SHBA-së dhe SPAK-ut, sulmonte Edi Ramën.
Karma Luli karma. U perpoqe hoqe qafe Sokol Olldashin tani te erdhi radha. Ketu lahen.