Çfarë ndodh në Kuvend pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Sali Berishës?

12 Dhjetor 2023, 14:48Politika TEMA
Çfarë ndodh në Kuvend pas kërkesës së SPAK

SPAK ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për autorizim për Sali Berishën ku kërkon masën e sigurisë së arrestit ndaj ish- kryeministrit.

Por cila është procedura që ndiqet në raste të tilla nga Kuvendi?

Me ndryshimet e reja ligjore, një deputet mund të hetohet apo përgjohet nga SPAK dhe më pas i dërgohen provat Kuvendit duke kërkuar autorizim për arrestimin e tij.

Prokurorët e SPAK duhet të bindin deputetët e Komisionit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet në Kuvend për shkeljet që ka kryer Sali Berisha, për të cilin SPAK, kërkon arrestimin.

Fill pas kërkesës së SPAK, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, cakton një orarmbledhjeje të Komisionit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet.


Tashmë me mbërritjen e kërkesën së SPAK pritet që Kuvendi të përcaktojë datën dhe orën e kësaj mbledhjeje.

Ligji parashikon detyrimin e prokurorëve të SPAK që të paraqesin para deputetëve provat e siguruara ndaj deputetit Sali Berisha.

Në përfundim të mbledhjes, komisioni i paraqet deputetëve të Kuvendit një raport ku përmblidhen pretendimet e palëve. Pas kësaj, caktohet një seancë plenare ku deputetët votojnë për autorizimin ose jo të prokurorisë për arrestimin e deputetit Sali Berisha.


Edhe nëse Kuvendi e autorizon SPAK-un për arrestimin e tij, ai nuk e humbet mandatin e tij deri në dënim me vendim të formës së prerë përveç rasteve kur e dorëzon vetë.

 

6 Komente

  1. D
    DMK

    Asnje ditë burg se bën për shkak të moshës madhore gati 80 vjeç

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret si LUÇIANA

      U shofte rraca e Vampireve dhe Zagareve.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kete kisha tani per tani

        Sa vota duhen per heqjen e imunitetit pse nuk e thoni apo eshte sekret?

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poseidon

          E HONGRE ME DUKET RE SALEH

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poseidon

            E HONGRE ME DUKET RE SALEH

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poseidon

              E HONGRE ME DUKET RE SALEH

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje