Fatbardh Kadilli: Përsa kohë nuk rrëzon Ramën, PD ka dështuar! Ka vdekur nervi i protestës

14 Shkurt 2023, 19:06Politika TEMA

Fatbardh Kadilli: Përsa kohë nuk rrëzon Ramën, PD ka

Fatbardh Kadilli i ftuar në edicionin informativ të Dritare Tv foli në lidhje me opozitën dhe protestat e organizuara prej saj. Ai tha se duan të kenë një opozitë me ide të reja, por këto lloj protestash nuk prodhojnë opozitë.

Fatbardh Kadilli teksa ka komentuar protestat e fundit të opozitës tha se duan të kenë një opozitë me ide të reja, por këto lloj protestash nuk prodhojnë opozitë.

“Është e qartë se një opozitë që thërret një protestë për të rrëzuar qeverinë dhe nuk ia del, nuk e ka realizuar qëllimin e saj.

Prandaj unë nuk besoj te këto protesta, këto protesta nuk përfaqëson qytetarët, këto më tepër janë personat e strukturave të PD nëpër qytete.

Ka vdekur nervi i protestës së PD dhe shoqëria nuk i bashkohet, pasi përveç se të denoncoj, opozita duhet të japi zgjidhje dhe alternativë. Opozita duhet të japi propozimin e ri politik. Unë për këtë shqetësohem, jo se sa persona erdhën dhe sa jo.

Unë kam mbështetur çdo protestë edhe kur nuk kam qenë dakord për objektivin politik të protestës dhe kur nuk ka qenë e ndershme.


Ne na duhet opozita, kjo lloj proteste nuk e prodhon opozitën, opozita do vlera të reja, ide të reja. Nëse këto mungojnë atëherë bëjë sa të duash dhe nuk ka rezultat”, u shpreh Kadilli në Dritare Tv. 

4 Komente

  1. N
    Ne cilin vend Demokratik merret Pushteti me dhune

    Ktu ,ne kto Kaplloqet e ktyre kafsheve te dhuneshme nuk ka asnji Qelize Demokratike !

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shaqo

      Me se do ta rrezosh o fshatar i trashe 24 karatesh?

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ceni

        Do rrezojme Ramen, thone, po si? Nuk rrezohet Rama nga hajdutet qe ecin pas nje plaku te marre, apo nga turma qe s'kane asnje ide te re per ndryshim dhe zhvillim te vendit. Nuk merret pushteti vetem duke share dhe kercenuar. Shqiptaret jane pjekur tashme.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptari

          E ke gabim!Revolucioni sapo ka filluar.Por ty te ngjanjne keto protesta njelloj si ato qe organizoi Lul Brava per 6 muaj.Ti nuk e shikon qe ka ndryshuar regjizori dhe protaginisti. Madje protaginisti e ka rritur perimetrin e xhiros duke shkuar dhe tek oborri i PS.Te kujtohet Lulushi kur stononte duke kenduar Himnin?! Tani flitet oer seks dhe bibilushat e Salukut i bien Bil bilit aq bukur sa tekepusin shpirtin.Njerezit te etur oer protestta po kenaqen duke protestuar,duke hedhur molotov dhe duke rrezuar nga karrigia Fatos Nanon,Do vij dita kur Rama bjere nga fiku,po atehere lideri do jete paraqitur te shen Pjetri.Dakord shoku?!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje