Fatmir Mediu me të njëjtin lobist si Albin Kurti në SHBA

5 Tetor 2022, 17:21Politika TEMA

Fatmir Mediu me të njëjtin lobist si Albin Kurti në SHBA

Kryetari i Partisë Republikane ka zgjedhur të njëjtin lobist si kryeministri i Kosovës Albin Kurti në SHBA.

Si Mediu, ashtu edhe Kurti kanë zgjedhur Roy Bailey-n, një investitor dhe lobues nga Teksasi, i afërt me ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Bailey është një nga mbledhësit kryesor të fondeve të fushatës së kaluar presidenciale të Trump dhe një kontakt jo i ri për Mediun, i cili është më parë ka zhvilluar takime me të siç tregojnë postimet e tij në Facebook.

Por cila është arsyeja që Mediu kërkon të lobojë në SHBA?

Sikurse thuhet në dokumentin e siguruar nga “Hashtag.al”, Mediu kërkon të organizojë takime me zyrtarë amerikanë me qëllim “për të rritur perceptimin e Shqipërisë me zyrtarët amerikanë”.

Në këtë marrëveshje lobimi, ku nuk jepen detaje mbi pagesat, Mediu hyn në statusin e “anëtarit të Parlamentit” të Shqipërisë, ndërsa Kurti në emër të qeverisë së tij.

Në fakt kjo marrëveshje lobimi vjen pas disa vizitash që Mediu ka bërë në SHBA këtë shtator, kur është takuar me disa senatorë amerikanë republikanë dhe demokratë.

5 Komente

  1. G
    Genc tironci, shok i Edvinit

    Po si nuk ia heton kush burimin e pareve ketij kodoshi politik????????!!!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Te ardhurat i vijne nga Eli Fara, ajo sponsorizon...., pastrim parash

      Përgjigjjuni
    2. Çekiçi

      Fatmir Gerdeci dhe Albmut Kurtoviç jan idiot dhe idiotizmin e kan te perbashket

      Përgjigjjuni
      1. N
        Naim Frashëri

        Ky Lobist ,perflitet per Lidhjet e Tij me Rusin.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Buda

          Per mendimin tim, Fatmir Medihoxha shkon ne SHBA, ashtu si me pare shkonte ne Moske, me parate e vjedhura prej shqiptareve nga Sali Berisha. Perderisa SPAK eshte ne duart e komshiut te Perbidensit te Vicidolit, Shqiptaret kurre nuk do te gjejne Drejtesi.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje