“Shtatori po vonon”, si ndryshoi Sali Berisha brenda dy muajve për protestat

5 Tetor 2022, 14:39Politika TEMA

“Shtatori po vonon”, si ndryshoi Sali Berisha brenda dy muajve

Ne 11 korrik 2022, 4 dite pas protestës së 7 korrikut, Sali Berisha deklaroi në emisionin “Open” të Eni Vasilit në News24, se shtatori do të ishte pikënisja e protestave të fuqishme të opozitës ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Në kontekstin e protestave që po zhvilloheshin asokohe në Sri Linka, kreu i PD-së shkoi edhe më tej dhe nuk përjashtoi as zbatimin e skenareve të tillë, ku populli vendosi të hynte në institucionet qeveritare prej pakënaqësisë së krijuar. Qëllimi i këtij organizimi popullor, sipas ish- kryeministrit kishte për bazë korrupsionin, abuzimin, inceneratorët, rritjen e çmimeve, rritjen e karburantit, varfërinë e shqiptarëve etj.

“Në shtator do fillojmë protestën për vjedhjen e tmerrshme që po u bën qytetarëve ky njeri. Protesta kur të fillojë do të jetë non-stop. Ose shuhemi ne si forcë politike në mbrojtje të një kauze të drejtë, ose do të fitojmë. Unë them se do fitojmë”, deklaroi Berisha në 11 korrik.

Një deklaratë të ngjashme Sali Berisha e bëri në 5 gusht, ku përsëriti se shtatori po vonon, dhe se me ardhjen e tij, opozita do të derdhej në shesh kundër Edi Ramës.

“Shtatori po vonon, të themi atë që është. Qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten dhe do të përgatiten për ti dhënë përgjigjen më të merituar këtij njeriu, për të cilin realiteti i hidhur shqiptar nuk ekziston”, tha Berisha.

Teksa përgjatë muajve të verës, e kishte përgatitur popullin opozitar për protesta të fuqishme, Sali Berisha vazhdoi edhe në shtator deklaratat për zhvillimin e protestave të qëndrueshme mbarëkombetare.

“Protesta e gjatë e qëndrueshme, shkatërrimtare për këtë regjim është jetike dhe vendimtare për të ecur në rrugën e demokracisë”, theksoi Berisha.

“Do të mblidhet fronti për Shpëtimin e Shqipërisë dhe do të miratojë një axhendë e cila ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë”.

Në 16 shtator, në një konferencë për gazetarët Sali Berisha u pyet se përse shqiptaret nuk e kanë një datë proteste, kur ai vetë kishte lajmëruar diçka të tillë që prej 11 korrikut.

“Protesta do të vijë dhe më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Të harrojë kush se unë shkelmoj mbi fjalët e mia dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Nuk ka, Edi Rama do përballet me revoltë të fuqishme popullore”.

Pas 6 ditësh nga kjo deklaratë, Sali Berisha artikulon për herë të parë nga foltorja e Parlamentit, ndryshimin e axhendës së tij nga protesta në greva. Ai iu bëri thirrje studenteve, pedagogeve dhe sindikatave që të organizohen në greva kundër qeverisë.

“Grevë e përgjithshme, grevë e përgjithshme, grevë e përgjithshme. U bëj thirrje të gjithë studentëve, bashkëmoshatarët e tyre në Koovë qeveria u dha nga 100 euro, kurse kjo qeveri u jep mashtrimin, nënçmimin, përçmimin”.

Nga ana tjetër në çdo takim me qytetarë apo militantë të PD-së, ajo çfarë i është kërkuar kryetarit të PD-së kanë qenë protestat kundër qeverise Rama. Këtë e ka konfirmuar vetë ish-kryeministri në datën 28 shtator, teksa ishte duke zhvilluar një takim.

“Në çdo takim dhe në çdo bisedë gjej vetëm një bisedë. Protestë, protestë dhe vetëm protestë”, deklaroi Berisha.

Por edhe pse me kërkesa të vazhdueshme të qytetarëve për protesta, duket se diçka ka ndryshuar tek Sali Berisha, në raport me strategjinë e tij. Për herë të parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së të 1 tetorit, Sali Berisha artikuloi publikisht se askush nuk duhet të mendojë se mund të fitohet vetëm me makroaktivitete, ndërsa kërkoi që drejtuesit e degëve, seksioneve dhe grupseksioneve të takojnë qytetaret dhe të ngrejnë siç duhet strukturat në terren.

“Askush të mos mendojë se mund të fitohet vetëm me makroaktivitete. Jo nuk fitohet me makroaktivitete. Ato janë të domosdoshme. Ku është PD sot? Është larg në aktivitetet e saj në atë që duhet të jetë. Kur them PD, kam parasysh seksionin dhe grupseksionin. Është urgjente ndryshimi i situatës”, tha Berisha.

Edhe pse nuk e ka një datë se kur opozita do të dalë në shesh, Sali Berisha vazhdon të artikulojë nëpër takime, së shpejti populli opozitar do të ngrihet kundër Qeverisë Rama.

“Ne do të ngrihemi dhe do ngrihemi. Me një betejë shumëplanëshe do ta përmbysim këtë rrëgjim”, deklaroi kreu i PD-së.

Shtatori iku, e bashke me të, edhe zotimet e Sali Berishës, se ky muaj do të ishte pikënisja e protestave të fuqishme ndaj kryeministrit Rama. Tashme populli opozitar pret nëse kryetari i PD-së, do të thërrase protesta kundër varfërisë, rritjes së çmimeve, rritjes së naftës, korrupsionit, vjedhjes, në muajin tetor, apo do te prese muajin nëntor, muajin e fundit të vjeshtës, stinë në të cilin ai ka deklaruar se Rama do të shikojë protestat më të fuqishme popullore të zhvilluara ndonjëherë./ BW

6 Komente

  1. S
    Si ta hodhi luli per 500 mije dollaret.

    Po prisni more te uruar,se ka thene ne shtator,por jo ne cvit. Ai po pret ambasadoren ti kerkoj falje dhjerokrateve

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jozi

      Pa bërë autokritikë ambasadorja Juri Kim , para doktor non gratës dhe pa hequr USA pagëzimin NON GRATA të doktor vdekjes , asnjë dhimokrat nuk do të dalë në protesta .

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eri

        Po aka me ke del nw proteste ai

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aldi

          Po ku ka bythe ky me bo protesta m

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            Berisha nuk ka arsye te ngrej njerzit ne protesta. Qeveria dhe Edi Rama po punojne mire dhe nuk jane aspak te verteta akuzat qe i behen nga opozita Edi Rames. Edi Rama eshte kryeministri me i mire deri sot dhe ka dhene prova me nje pune e drejtim te mire ne te gjithe vendin. Ai ka perballuar shume probleme te medha si, termeti,ndertimi i shtepive dhe berjen e fshatrave model, qe njerzit e demtuar nga termeti nuk i kishin pare as ne enderr. Gjithashtu perballoi me sukses pandemin me te temerrsheme. Po perballon gjithashtu edhe kete krize te madhe ekonomike qe ka kapur gjithe boten. Sali Berisha me ata çakenjet e budallenjet hedhin balte mbi Edi Ramen. Akuzat qe i bejne nuk i beson njeri dhe me keto padrejtesi te opozites, goje shqyerit Berisha, do fitoj zgjedhjet e ardhsheme. Fitoren Rames ja jep vete Berisha,Meta dhe opozita me veprimet kundra vullnetit te popullit.Populli nuk do protesta,do qetesi dhe stabilitet.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lere me kaq , shijo pleqërine !

              As VIAGRAT s’bëjnë derman për Foltoren , se para se të ngrihet ,i jep goditje në ZEMRËN e saj plakaruqe .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje