Debati për gjobat ndaj biznesmenëve: Një rast, që tregon se Flamur Noka iu tregon “vendin” oligarkëve

5 Tetor 2022, 10:59Politika TEMA

Debati për gjobat ndaj biznesmenëve: Një rast, që tregon se

Flamur Noka ka akuzuar një ditë më parë Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin, se iu vendosnin gjoba oligarkëve.

Kjo gjë, sipas tij, tani nuk ndodh më në PD.

Por, a ka qenë vetëm Basha me Bardhin që vendosnin gjoba ndaj biznesmenëve?

Në fakt, rasti më flagrant është ai që përfshin vetë Flamur Nokën.

Bëhet fjalë për protestën kundër taksës për “Rrugën e Kombit”, organizuar nga kuksianët.

Edhe pse deputet i Kukësit, Flamur Noka shkoi atje për ta prishur protestën.

Madje deklaroi edhe në Kuvend, se njerëzit që protestonin kundër taksës, ishin dërguar nga Edi Rama.

“Pjesëtarë të shoqërisë civile e kishin pikë në zemër që nuk morën pjesë në protestë.

Kur i pyeta se pse nuk erdhën, më thanë që i kishte marrë në telefon Flamuri dhe u kishte thënë që të mos shkonin, pasi ata janë disa këshilltarë të djathtë që janë shitur te Edi Rama.

Ishte akuzë e rëndë dhe kam qeshur”, deklaronte atëhere ish-kreu i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezit.

Tani çfarë interesi kishte Flamur Noka ta prishte këtë protestë, që drejtohej kundër Ramës dhe biznesmenit që përfiton taksën? Kjo pyetje nuk do shumë mend për përgjigjie.

(TemA)   

2 Komente

  1. A
    Alfred

    Po te grazhdi I Cetit(Kastratit) e kane turirin e tyre prej derri, Muli me nje tufe delenxhinjsh. Kulici eshte nje prej me te spikaturve ne kete fushe. Noka

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kuksiani

      Kjo eshte 100 % e vertet, madje nga Basha, Noka, dhe ish kryetari i bashkise ajo proteste u shua dhe duke dhene lek disa individeve qe ishin ne krye te protestes. Mos te harrojme dhe presionet politike dhe arrestimet qe u bene ne mes nate sikur po arrestonit kriminel. Ky Shefqeti qe eshte krahu i djathte i Rames, bleu gjithe keta. Keshtu nje mut i madh eshte tek ne. Nje pjese e tyre akoma jane ne burg.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje