Takimi me Begajn, Agron Duka zbulon datën e propozuar për zgjedhjet lokale

4 Tetor 2022, 21:20Politika TEMA

Takimi me Begajn, Agron Duka zbulon datën e propozuar për zgjedhjet

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ftuar në studion e misionit “Radari Informativ” më Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi bëri të ditura detaje nga takimi i sotëm me Presidentin Bajram Begaj.

Ai tha se u diskutua për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore.  Duka pohoi se në takimin me Begajn u propozua data 14 maj, si datë për zgjedhjet e lokale të 2023-it.

“I propozuam Presidentit datën 14 maj. Biseda u soll rreth këtyre çështjeve dhe Presidenti paraqiti gatishmërinë e tij për çdo problematikë që mund të hasim gjatë gjithë kohës”, tha Duka.

Kreu i PPA foli për synimet e partisë së tij, ndërsa nuk la pa cekur linjën që opozita duhet të ndjekë në zgjedhjet lokale të 2023-it. Duka tha se nëse opozita nuk shkon me kandidat të përbashkëte në zgjedhje, do të humbasë.

“Me pragmatizëm menduam datën 14 maj për zgjedhjet vendore. Nuk mendoj se reforma territoriale do të ketë ndryshim. Mazhoranca ka leverdinë që të vazhdojë me 61 bashki. Duke qenë se opozita nuk ka qenë e fortë dhe ka qenë e përçare. Do të shkojmë në zgjedhjet vendorë më të njëjtin numër bashkish. 

Presidenti i ri paraqiti gatishmëri për problematikat. Në pretendojmë të fusim sa më shumë anëtar për Këshillin Bashkiak, ne do tentojmë. Me klimën në opozitë nëse arrijmë bashkëpunim dhe kemi në ndonjë bashki kandidat që të fitojë fitoren, si kandidatura në Urën Vajgurore. 

Jemi takuar me Berishën, në këto kushte negocimi pas 6 vitesh ,u duk shumë bashkëpunues, mirëpriti çdo lloj propozimi. Synimi i PPA është të ketë 2 anëtarë në këshillat e çdo bashkie. Qëllimi i vetëm është të japim maksimumin e mundshëm. Nga të gjithë njerëzit që kam takuar nga rangu tij mu duk njeri me bashkëpunues dhe shumë i lehtë për të negociuar. 

Ka vullnet pozitiv edhe nga Meta. Nëse nuk dalim me nja kandidat, humbim zgjedhjet. Nëse arrijmë pesë bashki gjithë opozita duhet të jetë e lumtur. Protestat e premtuara nga opozita: Sa më shpejt të jetë e mundur të gjejmë gjuhën e përbashkët, ia kam thënë edhe Berishës, pasi të bëhet kjo bëhen edhe protestat”, tha Duka.

3 Komente

  1. F
    Flase

    Turp s'kini, frike s'kini po çfare prisni mos valle ndonje preshe si te Tritan Shehut ne Lushnje? Sa leke i pagove Lufter Xhuvelit qe i bleve partine? Nuk e shikon se çfare ben Saliu per partine se u be pishmend?! Keta bashibozuke, bashke me ata shqiptare qe u vene prapa brekeve e u marrin ere jane fundi i dijes por qe kane sunduar. jepuni dermen qelbesirave, se boll i duruat!

    Përgjigjjuni
    1. n
      naqiu

      Jeni bere si mora bythe ik ore legena ti dash rakia fatmir mediu vangjel dulja ju jeni te pa cipe.ju zente bizga dhe vdekshi mbi mut.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bardha

        Ky i ka premtuar se pulat do i nxjerr ne protesa vetem te fitojne ne 5 bashki opozita 3 salihii i sheqeres e 2 llullka me shami

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje