Elisa Spiropali prezantohet si drejtuese politike e PS-së në Shkodër

4 Tetor 2022, 20:21Politika TEMA

Elisa Spiropali prezantohet si drejtuese politike e PS-së në

Drejtuesja e re politike e Shkodrës, Elisa Spiropali është prezantuar ditën e sotme në këtë qark, në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.

Spiropali u shpreh shumë e lumtur që është caktuar në këtë qark nga PS-ja dhe tha se do të punohet me energji.

“E falenderoj kryesinë e PS-së që më sollën në Shkodër dhe është një nder që do të bashkëpunoj me ta. Unë vij shpesh në Shkodër kur isha kryetare e FRESH-it dhe më pëlqen energjia e këtij qarku.

Ne nuk jemi për të imponuar ofertën e PS-së, por për të dhënë kandidaturat më të mira për këtë qark dhe qytetarët të bëjnë zgjedhjen e tyre. Kemi besim që kjo energji dhe kohë e shpenzuar do të vlerësohet nga qytetarët. Ne punojmë për qytetarët dhe jo për partinë’, theksoi Spiropali.

Ndërsa, Gjiknuri nënvizoi se Spiropali ka zhvilluar takime me strukturat në Shkodër dhe siguroi se ajo do ta çojë PS-në në këtë qark drejt rekordeve të reja.

“Jemi këtu për të prezantuar drejtuesen e re politike në qarkun e Shkodrën për PS-në, Elisa Spiropali. Patëm një takim me strukturat e partisë në qark dhe theksuam direktivat e përgjithshme për rifillim e procesit të zgjedhjeve vendore pasi kemi një garë të fortë në Shkodër.

Dihet që Shkodra nuk është qark i thjeshtë për ne dhe kemi synim që t’i fitojmë disa qarqe në Shkodër. Jam i sigurt që Elisa do të jetë në gjendje ta ngrejë punën e PS-së drejt rekordeve që ka pasur dikur”, deklaroi Gjiknuri.

4 Komente

  1. s
    sokol

    Do kenaqen me pidh shkodranet...

    Përgjigjjuni
    1. I
      Idajet

      Ja edhe hajdutja e radhës.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shoqeruesi i Spiropalit

        Shoqe Spiropali me se pari fare, do tu premtoje shkodraneve nje statuje te Edi Rames ne qender te qytetit me etiketen "Skenderbeu i shek. 21"!

        Përgjigjjuni
        1. s
          shifini si Komentojne Kafshet e Shpellarit

          Kta nuk behen kurre njerez dhe ne cdo rast lehin duke i qit dhembet perball cdo Njeriu e Qytetari . Duan te shikojne surratin e shqyer te shpellarit sepse ajo i con ne orgazem kafshet e rrugeve dhe i ben te shperthejne ne Histeri .- Ky shtet ,ben shume pak per te ndare njerzit nga kafshet qe mbushin rruget e sheshet e qyteteve .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje