Kandidatja për kreun e FRPD-së: Si u manipulua gara, Foltorja ka dështuar

4 Tetor 2022, 18:59Politika TEMA

Kandidatja për kreun e FRPD-së: Si u manipulua gara, Foltorja ka

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Barbara Doda e cila garoi për kreun e FRPD-së, thotë se procesi i votimit në këtë forum kishte paregullsi.

Në një intervistë për Euronews Albania, Doda u shpreh se asnjë nga kandidatët nuk kishte listën e anëtarësisë.

Një tjetër problem sipas saj, ishte dhe fakti që një pjesë e strukturave nuk kishin drejtues nëpër degë dhe rrethe.

“Ajo që ka ndodhur, tregon që Partia Demokratike është ende në proces demokratizimi. Nëse dikush mendon që çdo gjë u arrit me foltoren, e ka shumë gabim, ky është një proces i gjatë. 

Mendoj që Partia Demokratike duhet të ketë një tjetër standard. Standardi i PD-së është që në fillim të garës të ketë lista, ne i kemi marrë në fund.

Ishte një proces i ri në PD, anëtarësim dhe rianëtarësim, kjo krijoi vonesa dhe vështirësi për ne kandidatët e tjerë. Listat janë parësore dhe jepen në ditën që ti garon, ne nuk i patëm. 

Kishim problemin që një pjesë e strukturave nuk kishin drejtues nëpër degë dhe rrethe. Këto probleme u pasqyruan në garën tonë”, theksoi ajo.

Besart Xhaferri u zgjodh në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, pasi arriti të sigurojë 55.5% të votave, në zgjedhjet që u zhvilluan më 1 tetor.

5 Komente

  1. t
    tata luigji

    Bukuroshe shiko ndonje opsion tjeter se PD me Salih bin laden nuk ngrihet nga humnera ku e ka hedhur ky terrorist ketu e 32 vjet Good luck Barbara

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hypesi I cmendur

      hidhu andej nga agush meta se behesh deputete boll ti lepihesh pak monikes

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pilo Lala

        Kur vjedh Saliu te tjeret, brohorasin keta. Kur ju vjen rradha qe Saliu te vjedhi ata vete, fillojne ankohen. Megjithate eshte nje hap perpara, qe ngrejne zerin dhe denoncojne. Se deri vjet, nuk jua mbante te hapnin gojen. PD e ka shpresen tek te rinjte, por Belind Kellici e perdor per nevojat e Saliut.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trojan

          Po nuk dhe nuk mer moj motra ,se di qe ne kete jete duhet te behesh kurve qe te besh kariere

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptar

            Pse ça priste surrati jot të mos dështonte?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje