
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur akuza të forta në drejtim të ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetit demokrat, Gazment Bardhi.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Noka u shpreh se ata bënin sikur sulmonin oligarkët, por u vendosin gjoba dhe merrnin para prej tyre.
Sipas tij, me ardhjen në krye të Sali Berishës, Partia Demokratike ka sulmuar çdo aferë korruptive.
“Ata oligarkë që ti mendon se i sulmon Gaz Bardhi, jam unë dëshmitar që u rrinte mbas dere me Lulzim Bashën, me dorën shtrirë për të mbushur thesin.
A doje të ta them unë? Ke parë një aferë, që kur u ul në atë karrige Sali Berisha, oligark apo jo oligark, që të mos jetë sulmuar dhe të jetë në qendër të sulmeve të opozitës?
Që nga data 25 mars, që Sali Berisha ka hyrë në atë seli dhe u bë kryetar partie në këto 4 muaj, që është bërë një aferë dhe është sulmuar ajo aferë dhe është sulmuar nga të tjerë përveçse nga Sali Berisha? Nuk është heshtur”, theksoi ai.
Nëse kjo është e vërtetë, Noka duhet të merret në pyetje si dëshmitar, duke qenë se dhe vetë thotë se është i tillë.
Qekur e dinte ky gomar kete.
Je deshmitar shko ne prokurori beje denancime po mos i ke shashka si te nongrates
O Mul SH...A në ke prova çoi në organet kopetente e mos leh si zagar i sali karaxhiçit.
Peshë e lehtë
Trap me te trashe se ky Flamur Noka nuk ka ne PD,ah me falni eshte dhe Edi Paloqja. Keta dy bejne ball ne PD dhe dalojne si cjapi mes dhive. Nga keta dy PD do "vij"ne pushtet.Bravo.
Trap me te trashe se ky Flamur Noka nuk ka ne PD,ah me falni eshte dhe Edi Paloqja. Keta dy bejne ball ne PD dhe dalojne si cjapi mes dhive. Nga keta dy PD do "vij"ne pushtet.Bravo.
Politika ka 30 vite me të njëjtin avaz. Me gjobvënie me denoncime. Jo vetëm politika por edhe media. Si u bë Ben Blushi milioner në Top channel? A kishte gjobvënie nga emisioni investigativ te Topi? Po Berisha kur ishte në pushtet, a i vuri gjobë Top kanalit? Lul Basha nuk e solli korrupsionin, ai e gjeti atë në PD dhe në shtet, si kur qeveriste Saliu, e akoma më keq kur qe Rama. Luli thjesht vuri një makinë numëruese parash më seli, për komoditet dhe saktësi në numërim, sepse ai vetë nuk dinte tabelën e shumëzimit. (Këta lloj merr Berisha si pasardhës)! Basha ishte i paaftë të bëhej kryeministër se çdo post ia kishin bërë dhuratë, (siç i bën edhe bashkinë peshqesh dikur me ato 10 votat e famshme),e kështu bëri atë që bënte më mirë, nga një anë denonconte keqbërjen e pushtetit dhe oligarkët, dhe fshehtas mbushte thesin apo merrte shpërblime për qepje goje, dhe si rrjedhim tradhëtonte kauzat që niste. Lojë e dyfishtë. Por gjithshka në funksion të parasë, mirëqënies personale. Paraja është pushtet, paraja korrupton, një pushtet absolut korrupton në mënyrë absolute. Luli kishte çmimin e vet.