Fatmir Xhafaj: Gati për sfidën e re

16 Mars 2025, 16:27Politika TEMA

Fatmir Xhafaj: Gati për sfidën e re

Nga Fatmir Xhafaj

Miqtë e mi!

Përpara është një tjetër sfidë e re! Po rinis këtë garë për të fituar së bashku me ju një mandat të ri në shërbimin ndaj vendit!

Në rrugëtimin tim politik i kam qëndruar besnik dashurisë për vendin tim, përfaqësimit të vlerave më të mira të socialistëve që më kanë mbështetur e inkurajuar me zemër në çdo hap edhe në momentet më të vështira të jetës sime politike e personale. Mirënjohje miqtë e mi socialistë! Unë jam njëri prej jush, dhe ndaj jush do të mbetem përherë borxhli dhe mirënjohës!

Në gjithë karrierën time i kam shërbyer me devotshmëri zgjedhësve të mi, interesave të qytetarëve, dhe sfidave të vendit tim! Jam shumë krenar për çfarë kam bërë deri më tani si deputeti juaj, si ministër i Brendshëm e i Drejtësisë, si Kryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, dhe tashmë si Kryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për thellimin e reformave për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e ligjit. Kam adresuar problemet e qytetarëve të Tiranës e jo vetëm,  në Parlament, në Qeveri e në çdo institucion e forum tjetër, me bindjen se kështu përmbush detyrimet e mia në kontratën e besimit që kam me zgjedhësit e mi.

Për mua të jesh deputet, përfaqësues i interesave të qytetarëve, është mision, është përgjegjësi për shpresat e njerëzve që të votojnë e besojnë. Politika, sipas meje, nuk është e nuk duhet të jetë një lojë, por një punë shumë serioze, një përgjegjësi e madhe për fatet e njerëzve çka kërkon seriozitet, përkushtim, përunjësi dhe respekt e besnikëri ndaj shtetit e ligjit. Këto vlera kanë udhëhequr e motivuar jetën time politike, ushtrimin e funksioneve në qeveri apo në Kuvend.

Kam pranuar të bëhem pjesë e këtij rrugëtimi të ri, pasi ndjej se kam përgjegjësinë politike e qytetare për të përmbushur plotësisht misionin për konsolidimin e reformës në drejtësi në standardet më të mira evropiane dhe për të vazhduar punën e nisur për konsolidimin e shtetit të së drejtës, për të ndërtuar një shoqëri të mbështetur në institucione të qëndrueshme si garanci për një qeverisje më të mirë, për një luftë të ashpër ndaj korrupsionit dhe për të forcuar sundimin e ligjit dhe barazinë e kujtdo para tij, për një Shqipëri më të mirë për të gjithë ne, të ardhmen e fëmijëve, nipërve e mbesave, për Shqipërinë2030 në BE!

Me bindjen e vendosmërinë se kjo është rruga e duhur për të konsoliduar së bashku shtyllat e shtetit modern, për të thelluar më tej reformat për Shqipërinë në BE dhe për të vijuar së bashku me punët që kemi përpara, ju ftoj të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi historik, me Partinë Socialiste në 11 maj!

Unë dhe skuadra ime jemi gati për këtë sprovë të re, kandidimin tim në zgjedhjet e 11 majit në listën e hapur të PS-së për qarkun Tiranë. Maksimalisht i motivuar dhe i përkushtuar të përmbush besimin që më është dhënë për të përfaqësuar zgjedhësit e mi dhe për të shkruar një tjetër histori suksesi, ashtu siç bëmë edhe 4 vite më parë kur bashkuam mendjet dhe zemrat e qytetarëve të mrekullueshëm të kryeqytetit në një betejë të përbashkët duke bërë një sukses të jashtëzakonshëm.

Gjithçka falë jush miqve të mi, falë ekipit të mrekullueshëm që më mbështet me aq besim e përkushtim! Falë djemve dhe vajzave, burrave e grave, socialistëve të ekipit fantastik të Njësisë Nr.10, në zemrën e Tiranës, të cilët jam me fat që i drejtoj në gjithë këto vite, në disa beteja elektorale, të gjitha të suksesshme!

Me shumë përunjësi dhe mirënjohje do kërkoj përsëri jo thjesht votën tuaj, por zemrën e socialistëve dhe besimin e zgjedhësve në të gjithë qarkun e Tiranës për një sfidë të re, për një tjetër rrugëtim të përbashkët të sukseshëm!

Bashkë është e mundshme! Me mbështetjen e zemrave dhe kontributet tuaja! DO T'JA DALIM! 

71 Komente

  1. r
    raul

    Je nje nder burrat e rralle ne kuvendin e Shqiperise qe meriton respektin e pakufizuar te qytetatareve shqiptare brenda dhe jashte vendit. Kurre nuk ke fyer njeri ne parlament dhe kur pa te drejte banda e vicidolit te ka akuzuar padrejtesisht me akuza absurde qe as femijet e kopshtit nuk i besojne. Gjithmone ke folur si burre shteti , si familjar i perkushtuar, si deputet shembullor si intelektual i mirfillte dhe jeni nje nder deputetet qe do ti benit nder me prezencen Tuaj cdo parlamenti ne Europe dhe jo vetem ne Tirane. Jam i bindur se votuesit e kryeqytetit do dijne ku te zgjedhin deputetin e tyre te nderuar nga lista perfaqesuese dhe nje nder me te preferuarit e listes do jesh ti o Fatmir Xhafa njeriu i nderuar i kryeqytetit Shqiptar. Jam i bindur se ne listen fituese te 11 majit 2025 emri juaj do radhitet krenar krahas legjendes Edi Rama dhe bashkepuntoreve tuaj qe keni mision fisnik futjen e Shqiperise ne BE brenda 2029 dhe ndryshimin e faqes se Shqiperise duke e bere cdo dite e me te jetueshme dhe me te bukur atdheun tone te dashur.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisti mjeran

      Që vëllai i tij i dënuar në Itali per trafik droge i hypi avionit shkoj të kryej denimin ne Itali. Pa u ndaluar fare nga policia shqiptare quhet shpifje?? Që gjithë jetën nëpunës shteti me rroge ka pallate e prona kudo në Shqipëri??

      Përgjigjjuni
      1. A
        Antipatronazhisti

        Per cfare sfide flet Xhafaj ky relike e vjeter e enverizmit i rilindur si monster i korrupsionit 35 vjecar ne katrahuren e demokracise shqiptare. I dale nga nje shkolle politike e morale me ate te Sali Berishes ai ne vend qe te terhiqej me nje fare dinjiteti pas skandalit te mbrojtjes dhe mosekstradimit te vellait trafikant, luledhenesi i Enverit, hetuesi kriminel, vellai i trafikantit, mbrojtesi i shume trafikanteve perfshi Mediun kerkon te votohet per te kontaminuar akoma politiken shqiptare. Zullumqar qe me thonj do te mbahet pas PS jo per te kontribuar per mire por per imunitet si frikacak mekatar.

        Përgjigjjuni
        1. n
          na mbyten budallenjt

          Kurse ai qe ti i lepin bythen e fishkur,ka ber krime monstruoze dhe dumanet kane frike edhe ta therrasin

          Përgjigjjuni
          1. z
            zhigolo

            O hëngsh mutin e Saliut,po çka ka lidhje Fatmir Xhafaj se çka ka bërë vëllai i tij Itali,çdo dele varet për këmbën e vet. Hajt tash shko me vrap te Saliu!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mondi

              Te kishte prone ai nuk do ishte babalja.Do na canin Karin bythqirat si ty duke I permend adresat e pronave sic I permenden Sali kurves me mafien familjare dhe krahinore.

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vlonjati

              Ke plot të drejtë raul , deputet është si Xhafa janë të rrallë dhe I bëjnë nder çdo partie .

              Përgjigjjuni
              1. B
                Berati

                Doni me per Belulin. Nje rrugetim i ri i nisur 50 vjet me pare. Pse si permend edhe vitet kur punonte si hetues i regjimit te xhaxhit? Na ver edhe foton e bukur me xhaxhin. Nje i paturp i peshtire.

                Përgjigjjuni
              2. M
                Marinela

                hahahahahaha qenke super humorist "raul" Xhafaj!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Paulsad

                  Ri,ri e ha mut si babalja r moj kurva Marinela

                  Përgjigjjuni
                  1. Y
                    Yyy

                    Jo me te shara banale per nje femer si Marinela, tregon veten injorancen tende fshatareske o Pauslad.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Marinela

                      eshte nje nga vellezerit e tjere te fates se plaka e vet ka pjelle shume me burra te ndryshem... c'pret nga soji i tyre, sikur s'i njohin ne Vlore

                      Përgjigjjuni
                2. R
                  Rama hajduti

                  O Fatmir hajvani , tani nuk merr dot vota se nuk esht Lali Eri te te ndihmoje si radhen e pare. Tani nje mut do marresh vota . Turp more qe e lejon veten thu vere prrpara ky kauri jevg Rama hajduti qe esht nje frikacak i qelbur, ndersa ti qytetar Vlonjat i perkulesh atij krimbit.. Turp more . Rama jevgu shau ne Vlore nje ish depudet ndersa ju nuk flisni fare. Ne vend ti ngresh gjith socialistet e Vlores dhe ta rrahin me shkelma kete hajdut te ndyre , sic ja bene Nanos ne PS e Vlores socialistet qqe e prisnin jasht selise se PS per ta rrahur dhe u detyrua te ikte fshehurazi naten si qen i rrahur

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    A

                    O kar pa e ditur flete kote. Fatmir xhafen e votuan vlonjstet qe jetojnr ne tirane. Mua pesomalisht me kane mare 5 vlonjat qe te votoja per xhafen.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Marinela

                      nga ata me skafe besoj...

                      Përgjigjjuni
                      1. z
                        zhigolo

                        Marinela=karinela.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Marinela

                          kshu ta ka mesuar mami eee?

                          Përgjigjjuni
                      2. R
                        Rama hajduti

                        Ik o kar , se ne Tirane as pese vlonjate nuk jane dhe shumica e tyre nuk jane pro Xhafed aspak . Ky merhum i fitoi votat mga ndihna e Veliajt qe organizoi gjithe punonjesit e Bashkise ne favor Xhafaj buth pambukut , ndaj fitoi.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tankist

                          Ti qenke kar me zile . Pa u mare farw me zgjedhje flet si papagall. O karri kam 20 vjey qe merem me zgjedhje, e njo mire ps, sidomos ne tirane. Tirana o koqe eshte e mushur me vlonjat e labe, e mbushi enveri.

                          Përgjigjjuni
                    2. K
                      Kutuzovi

                      Zoti Xhafaj! Je nje nga deputetet me te mire, inteligjent dhe i besueshem. Vota eshte pet ty. Eshte privilegj te votosh per ty. Fatkeqesisht, reforma ne drejtesi qe krijua si shprese per popullin shqipetar,deshtoi me turp. SPAK,GJKKO,BKH qe mbante syt populli se do luftonte e denonte krimin e organizuar, jane kthyer ne vegla pune te SALI BERISHES dhe po denojne ata qe u jep urdher ai. Denimi me burg i Erion Velis,kryrtari qe ka punuar me perkushtim per Tiranen sot padrejtesisht eshte ne burg. Te denosh nje kryetar bashkie si Erion Veliaj eshte krim dhe padrejtesi e madhe. Ju zoti Xhafa kini punuar shume per drejtesine,por ja qe veglat qorre te Sali Berishes po e shtremberojne drejtimin e vertete te drejtesise, DREJTESINE.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kalec Dega

                        Raul bon shaka me kripe! Lol…. Kopjon bosin me atlete adidas….. lol

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Qytetari.

                          Zemren e japim, voten nuk ta japim. Arsyeja? Sepse partia socialiste nuk i ka kthyer shqiptareve pronat e palujtshme qe komunizmi u ka skuestruar.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            A

                            Pronat ti kthente saliu, ne nuk jemi parti pronareve

                            Përgjigjjuni
                          2. Q
                            Qytetari.

                            Zemren e japim, voten nuk ta japim. Arsyeja? Sepse partia socialiste nuk i ka kthyer shqiptareve pronat e palujtshme qe komunizmi u ka skuestruar.

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              Qytetaret

                              Zemren ta japim, voten nuk ta japim Perse? Sepse partia juaj nuk po i kthen pronareve pronat e palijtshme qe komunizmi ja u sekuestroi.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dorezi

                                O lëpires pse nuk i thua Fatmir Xhafes se je e pabesueshwm dhe nuk duhet te kesh pergjithmone akses publik se ke patur vellane teafikant droge!

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Afrimi

                                  Ky koment eshte shkruajtur nga vete Fatmir Xhafa. Ke eshte sherbetor I Rames. A ka vene detyre te bej Spakun te varur te Rama Berisha

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shkreli-Drejtor i mbjelljes së qimeve

                                    Ka bere aq leke FXhafa sa si rruhet me rrogen e kuvendit. E vetmja frike qe ka eshte si ti mbroje qe mos ja marrin. Prandaj I duhet karigja e Kuvendit. Se eshte pabyths. Salianji eshte betuar qe ta coje Xhafen per pushime te gjata ne Rreç. (Ky Rauli me siper shkruan me shume emra dhe lavderon Raulin-tipik kokegdhe. Me siguri Xhafa I pallon vajzen)

                                    Përgjigjjuni
                                  2. x
                                    x

                                    Une do ta votoj Xhafajn vetem se futi ne burg ate depudetin e PD-se, ate Salinjanin qe na kishte care koken duke denoncuar. u be b...tha e Salinjanit te denoncoje vellin e ministrit te brendshem. Fundja c'fitoi me ate denoncim , futi vellain e Xhafes ne burg dhe perfundoi edhe vete ne burg, Xhafajt hallall i qofte, ja mori hakun vellait.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. X
                                      XX

                                      Bravo X, edhe une per ate arsye do votoj Fatmir Xhafaj.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. X
                                        XXX

                                        Unë do t'a votoj për lulet që i ka dhënë shokut Enver dhe që ishte hetues i cili u thyente brinjët dhe dhëmbët armikut të kllasës! Të rrojë PS dhe Lali Fiku! Poshtë Edi Rama, armiku më i madh i PS!

                                        Përgjigjjuni
                                    2. B
                                      Berti

                                      Boll hengre dhe ti. Bej ca pushim.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Agim

                                        Vetem se ka qene pak nomenklature e diktatures komuniste ,se bashku me gjinush mavrine dhe tos makuterine.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. l
                                          luftuam bllokmenet na erdhen saliqeney

                                          Ke harruar saliun o AGIM akshami

                                          Përgjigjjuni
                                        2. Y
                                          Ylberi ose ish piramida , selia e dylbereve

                                          Mire e ke kunatin Fatmir? E kam fjalen per ate qe punon ne tatime.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Aa

                                            Urime ne vazhdemesine e punes suaj. Jeni personifikim i njeriut te punes, ndershmerise e profesionistit . Vlere e madhe e ps .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Spiro

                                              Ti je nje mut muti, e nje bir kurve qe se ke shokun...nga sqetulla e shokut Enver tek hetuesia e Krujes...vafsh ne djall o gjysem burazeri i Gones...

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                B

                                                Fatmir Xhafaj i bene nder kuvendit te Shqiperise,deputet si ai duhet kuvendit dhe Shqiperise.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tironci

                                                  Urime e sukses vella. Ke qene e mbetesh serioz, i mencur, puntor i palodhur, me vizion dhe kembengules. Pervec reputacionit tend do te kesh edhe mbeshtetjen e ne shokeve dhe bashkepuntoreve te tu te viteve te rinise. Do tja dalim me sukses edhe me mire se 4 vite me pare! Vetem perpara Xhafa.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. J
                                                    Jorgo

                                                    perpara me b ...the o tironci nga lumi i Vlones

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. D
                                                    Durimi

                                                    E meriton te jesh deputet se ke dhene prova. Deputet qe ke lene gjurme qe mbeten dhe jane vlere per shtetberjen. Edhe detyra tjeter qe te eshte ngarkuar e ben te domosdoshme vazhdimin tend si deputet misionar per ta kryer. Do i kesh me bollek votat e njerezve normale te Tiranes qe e vleresojne punen tende. Suksese

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. U
                                                      Urania

                                                      Xhafe njehere qave me lot tek Fevziu ishalla nuk qan perseri.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. t
                                                        tan ZAG

                                                        une jam punonjes policie, por ky tipi "Xhafa" deshi tu numuronte luget e pirunjte policve te thjeshte, ndersa per vete dhe Ardi Veliun i kan bo leket me kamiona. Mallkuar qofshin ata punonjes policie qe i japin vote ketij tipi. Normal qe keta drejtorat e shefat mund tja japin voten, por kete jane shume pak ne numer ne krahasim me policet e thjeshte

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Milo

                                                          E kush I beson shpellaret e maleve ,llumi I shqiptarise.Xhafa nuk pret ta votoje nje legen si ty e soji yt.E votojne ata qe e kane votuar tash sa vjet se e njohin mire kush eshte.

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. s
                                                          sapa

                                                          Do e meritoje emrin Juda i drejtesise shqiptare!Sigurisht qe ke edhe nje regjizor pas teje!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Teodor

                                                            Po per Reformen qe bere o Fatmir cmendon? Do 10 vjet te fillosh seance ne apel. Si mendon?

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. I
                                                              Isa

                                                              Urime Z Xhafa e sigurt fitorja je profili i njeriut te ndershem dhe punetor

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. D
                                                                Drenioti

                                                                Unë si emigrant që jam dhe fati e deshi që të votojmë ktu ku jam, 6 votat e familjes time shkojnë për Shqipërinë 2030,Dhe konkretisht për kandidatin që gëzon një emër të madh.NJERI QYTETRUAR.(Z.Fatmir xhafaj)

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. B
                                                                  Buda

                                                                  Fatmir Xhafa- ti je per President te Shqiperise, si garant i Kushtetutes dhe Pushtetit Gjyqesor ne Shqiperi.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. N
                                                                    Nje i Moshuar

                                                                    Ke te drejte Raul : Fatmir Xhafa eshte nje nder deputetet qe e meriton ate karige ne KUVEND ??? Nuk i heq asnje presje komentit tend , do te ishte mire te kishim nga nje Fatmir ne te gjithe Shqiperine dhe te mos ktheheshim mbrapa , po bashke edhe me Edi Ramen jane te EKUJLIBRUR dhe puntor ??? Me siguri do ta votojne te gjithe nuk mund ta krahasosh me te tjeret ??? Suksese

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. D
                                                                      DS

                                                                      Une me shoke i kemi dhene voten ketij se mendonim se ishte vertete sic thoshte. Kesaj here nuk do ndodh me ashtu shpresoj qe si ne te bejne edhe te tjeret. Reformen mund ta bejne njerez larg G 99 qe sigurisht qe jane shume me te drejte se keta.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. T
                                                                        Theo

                                                                        Mos e vrit mendjen fare per keto komente qe vijne nga ziliaret cmirezijnte dhe te pa aftit.Vota ju kthen pergjigje ketyre BQ mer nja 20.000 vota kete radhe se njerzit te duan hiç mos e rruaj per keta 1000 vjet jeton .

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. D
                                                                          Dani USA

                                                                          Famir Xhafa je njeri i kompletuar me te gjitha cilesit e virtytet e nje njeriu me te vertet njeri te admiroi per cilsit qe ke.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. L
                                                                            Liqeni

                                                                            Nje reforme leshi. Ne Shqipe nuk ka fare drejtesi. Ca mediocre rrogtare qe xhvatin fatkeqet.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. L
                                                                              Liqeni

                                                                              Sfida e re e rilindjes pa rilindje!

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. @
                                                                                @.

                                                                                Z. Xhafaj ju uroj suksese. Nje flm e madhe që ja mbylle gojen baxhelles te lozhanit.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. N
                                                                                  Noke

                                                                                  Jam besim plote qe z Fatmir Xhafafaj i duhet parlamentit Shqiptar , si njeri i zgjuar e kontributiv . Mendoj qe jo vetem socialistet po edhe demokratet do ta votojne . Si mund te ngelet jashte nje personalitet i tille psh ta krahasosh me tere listen e dhjertores duke filluar nga Saliu , Noka , Paloka , Vokshi apo Mediu apo Doda apo Bibilushi te cilet vlejne per te fshire halet publike .

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. K
                                                                                    Kasemi

                                                                                    O Xhafaj,po çfare dreqin do me tej,para more me thasë,po nuk i merr dot me vete,i provove të gjitha detyrat e funksionet,që nga koha e Enverit si hetues i famshem e deri minister,po leshoja rradhen te rrinjve,se u kalbe si deputet.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. F
                                                                                      Fjala

                                                                                      Nje personalitet i paperseritshem ne politiken shqiptare qe ne fakt politika eshte ne nivele shume te uleta, nje njeri i mrekullueshem per nga familja dhe origjina nga vjen, nje djale me karakter dje dhe sot, i vendosur dhe i pergjegjshem per ate qe thote dhe ben, e ky eshte Fatmir Xhafaj, nje nga socialistet e vertete qe i pergjigjet kohes dhe njerzeve me zgjuarsine dhe dashurine e tij. Veç ketyre eshte nje specialist i pergatitur ne fushen e tij qe nderton si ai ustai i mire me logjiken e hekurt dhe parimore duke perbushur nevojat e sistemit te sotem. Edhe disa veprime te soteme tek SPAK qe njerezit me zenese syshe si kali karroces bulevardit flasin, jane kundervenia e opozites shqiptare qe ka manipuluar nepermjet Plepave te Durresit keto organizma. Fatmir Xhafes i uroj shendet, i uroj qetesi dhe vazhdimesi te atyre qe ka nisur se Shqiperia dhe shqiptaret e ndershem kane akoma shume nevoje per doren dhe mendjen e tij; kundershtaret i uroj ta urrejne, se ashtu e motivojne me shume ne rrugen e drejte qe ka nisur qe kur u formua si njeri dhe jurist. Urime Fatmir dhe sukses ne 11 maj !

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. L
                                                                                        Lumi

                                                                                        Fatmir je një figurë e pa përlyer në korrupsion dhe në vepra të tjera që bien ndesh me figurën e deputetit apo dhe si specialist i drejtësisë .Këtë e din opinioni i shëndosh jo vetëm i votuesve të majtë por dhe të djathtët Ajo akuza që ju bëhet për vëllain vërtetë të lëndon por nuk të ka lëkundur nga ndershmëria përkushtimi besnikëria ndaj programit të PS Shkurt hesapi ju e meritoni të jeni në Parlamet pavarësishtë se ke disa legjislatura , por kur e meriton ska pse të mos të rizgjdhesh Dhe populli do të votojë dhe besojë se do ta përfaqësosh denjësisht si në tërë këto 30 vjet .Ju uroj të jeni në palamentin e ardhshëm sepse në këto tre dekada ke dhënë kontribut të pa mohueshëm

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. M
                                                                                          Moisi

                                                                                          Ik mor trafikant dashnori i enverit dhe i edverit

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. B
                                                                                            Bandido

                                                                                            Fatmir. Te uroj sukses. Nga njerez qe gjykojne drejte dhe te njohin relativisht mire, ti personalisht vleresohesh si njeri serioz dhe me integritet te pranueshem. Porosi nga nje mik nga Vlora. MOS PREKNI SPAK-un. Edhe pse mund te mos jete perfekt, eshte me i miri qe kemi patur ndonjehere. Te kerkosh prefeksion ne Shqiperi ne kete kohe do te thote te mos besh asnje prepjekje per ndryshim, Transmetoja " Aga Rames"...

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. T
                                                                                              Tutu

                                                                                              Fatmir Xhafaj jo kaq i thjeshte sa behesh.. sot je nga boset e ndertimit ne Tirane i kamufluar ne fis e krushqira …

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. A
                                                                                                Aqif Gjeraqina

                                                                                                E paimagjinueshme! Si ka mundesi te kete kaq komentues injorant te indoktrinuar . Kete vend e kane zaptuar komunistet dhe e kane kap per fyti kaq dekada dhe ju nuk arrini te llogjikoni per te ardhmen e femijeve tuaj. Tani eshte teper vone, pasi i gjen me shumice nga te dy krahet. Shqiperine e zhvaten per ta zhdukur dhe si komb. Votoni per Fatzinjte ore Fatmiret tane.

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. H
                                                                                                  Hajduti

                                                                                                  Vegel 100 perqind e Rames dhe e hajduterise ne Shqiperi U duhet termi katert per te ruajtur pasurite dhe karriget. Cfare beri ky zagari 3 termat e kaluara per popullin--- asgje ,tani ky do bej per popullin!!! Vetem ka bere ligje si i ka dashur Rama per te vjedhur.

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. Z
                                                                                                    Zyko

                                                                                                    Po si su ngopen njehere me pushtet keta pushte langaraqe? Sa te paturp, sa te shpifur. Prona e para gjithandej e perseri nuk ngopen. Ju shofte rraca o rrace e poshter. Popull Votoni partite e reja!

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. O
                                                                                                      Opionisti

                                                                                                      E para do kemi shume marveshje 11 maj pavaresisht jane zgjedhje 1 marveshje fatis nano vilson elez biberaj arben alia lega zogu zaharia bexhete bacolli hashim thacci ramush haradina ilir metaj2 adriatik lapaj ldk erin veliaj2 d1000 patri te tjera per refoma shqiperi ashtu do kete marveshje me partite te tjera 1luzim basha2 agron sheaj enver xhoxh kosoves jjajaga ali ameti

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. P
                                                                                                        Populli im

                                                                                                        ...Rrespekte...je njeri per ate vend...ke kontribuar per rreformen ne drejtesi...keta shkerfhata berrishjane krimi le te hane mut..se cben vellai apo motra babai pergjegjesia eshte personale...

                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                        1. N
                                                                                                          Ndoci

                                                                                                          e paska bere mesazhin si fjalimet e sekretarit te pare te rinise komuniste..

                                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                                          1. G
                                                                                                            GRETA

                                                                                                            O Fate, po ik o derrzi, se ju zuri bytha kallo nga karrigia… ik ti, se do mësohemi edhe pa ty…

                                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                                            1. G
                                                                                                              Gabeli i Bregut Lumit nish Tulla nr.3 Tirone.

                                                                                                              Fatmir o Fatziu i nenes , ty te ka bekuar Ramiz Alia do jesh shembelltyre e komunisteve... Ti Fatzi dhe dashorja jote Etilda Gjonj nga Sevrani i Skrapait jeni yjet e pulitikes..... Etilda thote kesaj i thone te kesh lindur me kemishe vertet me qiu Fatziu Xhafaj por pa nje pa dy me beri Ministreshe...mua nje cope fshatare Skraparleshe qe vetem nje pune kam bo vetem me u qi.....

                                                                                                              Përgjigjjuni

                                                                                                              Lini një Përgjigje