PD zyrtare e ka të qartë qëndrimin e saj, nuk ka asnjë bashkim me grupin e Rithemelimit dhe të Gazment Bardhit nëse këta të fundit nuk distancohen nga personat non grata. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku shprehet pesimist në Report Tv lidhur me përpjekjet për bashkimin e opozitës me federatë.
Çollaku u shpreh se këto përpjekje janë të kota nëse nuk ka një bashkim real.
“Opozita problemin e ka tek përçarja dhe ndarja që ndodhi në PD. Pa një PD të bashkuar, të qartë në qëndrimet e saj, çdo lloj formule do rezultojë e pasuksesshme. Deputetët e Rithemelimit, përfaqësues të partive tjera, federatë ishte në Kukës ishte LSI.
Ne si PD për të mos penguar e lamë hapësirë të lirë, nuk ndikuam, qëndruam në mënyrë neutrale. Ca prodhoi? Një katastrofë të rëndë elektorale. Rezultati i 14 majit tregoi se nuk ka vlerë bashkimi numerik, kur përmes këtyre formulave përpiqet të fshihet mungesa e bashkimit në parim e principe”, tha Çollaku në Report Tv.
Çollaku thotë se PD është e hapur për bashkim nëse bihet dakord se marrëdhëniet me SHBA duhen mbrojtur. Por, për grupin e PD nuk ka asnjë hap pas nëse nuk heq dorë nga Berisha i shpallur non grata nga SHBA.
Sipas nënkryetarit të PD, ky është parimi kryesor mbi të cilin është formuar kjo parti dhe se marrëdhëniet me SHBA duhet të mbeten të pacënuara nga Berisha e deri tek anëtarët më të rinj.
“Thelbi i krizës që çoi në përçarje, që sot mesa duket po shkon edhe në ndarje, kjo krizë nuk erdhi për shkak të ndarjes numerike apo bashkimit, apo empative e simpative personale. Thelbi ndarjes ishte një qëndrim në parim, një pjesë e PD nuk pranoi të sakrifikojë për Berishën në rrezik të prishjes së marrëdhëniet me SHBA.
Ka një pjesë në PD që nuk pranon të komprometojë marrëdhëniet me SHBA për interesin e asnjë individi. Ndarja ka qenë e qartë.
Me SHBA pa kushte, apo duke i devijuar këtij qëndrimi strategjik me SHBA. Nëse biem dakord të gjitha palët se parimi i moscenimit të marrëdhënieve me SHBA është parimi kryesor që siç e ka themeluar PD vazhdon të ekzistojë, s’kemi asnjë lloj dallimi, mund të bashkohemi të gjithë.
Nga ne nuk është askush i gatshëm të shkelë këtë parim madhor, marrëdhëniet strategjike me SHB duhet të mbeten të pacenuara me sakrificën personale të të gjithëve, duke filluar nga Berisha deri tek anëtari më i ri”, u shpreh Çollaku.
Çollaku thekson se një parim i tillë do mbahet me çdo person brenda partisë, edhe nëse me vonë mund të ketë non grata të tjera nga SHBA.
“Bëhet fjalë për çdo person që mund të sanksionohet nga Berisha, që në dijeninë time nuk është vetëm një. Për çdo person nëse sanksionohet nga SHBA do kërkohet distancim, nuk përjashtohet të ndodhë edhe në raste të tjera, është paralajmëruar vetë nga DASH”, thekson Çollaku.
Ja po e pranojmë kushtin apo vijën e kyqe ne apo kunflr Amerikës. Po sikur të mos sanksionohej Berisha prej tyre, ju megjithë ato që ai mban më kurriz do e pranonit ende atë, në mos si kryetar si "lider historik"? Për më tepër do t'i shpallnit ju luftë verishizmit si kanceri i asaj partie që është shpërndarë në çdo qelizë të PD. Pse nuk vini pra si vijë demarkacioni berishizmin dhe ndarjen përfundimtare ne të edhe si person, por nxirrni para kushtin me apo pa Amerikën? Bëni sikur nuk e jeni kuptuar se me shpalljen non grata të Berishës, Anerika donte të shpëtonte shqiptarët prej tij, se po të qe për ju të gjithë aty, atë prapë nes jush do ra kushit. Ndajeni mendjen,me apo pa Berishën, dhe këtë ta bëni jo për 'hatër' të Amerikës, por në rradhë të parë për tuajën dhe pastaj të demokracisë.
Kontrolloni pasurite e te gjithve kraheve dhe aty shikohet se sa mendoni dhe do te punoni per Qytetaret e thjeshte ( popullin ) qe mezi e kalojne fundin e muajt ose me borxhe... Ndersa e verteta eshte ndryshe ! keshtu si me ju si pa ju ! muti do ngelet.. Per sa kohe njerezit qe meren me Politike... nuk ndergjegjesohen ne vete vete ... gjithmone kjo jete do te jete , dhe me e veshtire do te behet... Te pakten keta te PS kane vene disi rregull dhe kane punuar aqe sa kane patur mundesi.... me veshtersite qe ju kane dalur perpara..
Nqs nuk ka distancim nga Berisha, PD zyrtare ka sh te drejte te mos jete pjese e bashkimit, demokratet e vertete duhet te riorganizohen jashte influences se Berishes ne rast te kundert i pret shperberja totale pavaresisht lloqeve qe tregojne neper TV….
saliu është kanceri i PD.Metastazat e tij janë përhapur edhe tek të gjithë foltoristët e tjerë,ata që i lëpijnë bythën MALOKUT shpellar dhe i mbajnë uturakun atij. PD nuk ka për të bër hair përderisa të kenë në krye non gratën,kriminelin sali.Nqse duan që të kenë një PD konkuruese për pushtet duhet të largojnë sa më parë saliun,ndryshe E Rama do rrij në pushtet sa t’i dojë qefi. Qëndrimi antiamerikan i malokut dhe i disa larove si mul noka do ta çojë PD nga humbja në humbje.Këtë gjë duhet ta kuptojnë edhe çdo anëtar i asaj partie.
Po Luli cfare eshte? Njeri nongrata tjetri kelysh serb qe financohet nga ruset.
Ky eshte njeri me i neveritshem se baba i tij politik Saliu. Nqs shikoni organizmin e kesaj particke qe i ka mbet eshte njesoj me ate te Saliut. Nuk ia vlen, mos na e nxirrni me fytytren e tij te balcamosur dhe floket e tij te lyera dhe me xhel.
Nje gje duhet saktesuar: ju nuk bashkoheni me foltoren, sepse amerikanet e shpallen non grata, por jo se keni bindjen se vampiri i ja bere gjemen Shqiperise. Sikur Amerika ta targiqte non graten, ju s’do e kishit problem bashkimin, edhe sikur ai te kish ne krye Zenin apo Argiten. Sikur Saliu krimet e medha ja ka bere Amerikes e jo Shqiperise. Kjo ju ben te pabesueshem dhe bashkepuntor te krimeve te tij