Juristi: Berisha po bën shkelje të rënda, mund t’i ashpërsohet masa

11 Janar 2024, 13:40Politika TEMA
Juristi: Berisha po bën shkelje të rënda, mund t’i

Juristi, Romeo Kara foli për rreziqet me të cilat mund të përballet ish-kryeministri Sali Berisha, pasi nuk njeh vendimet e Gjykatës. Juristi theksoi se nuk mund të lihet në liri një njeri i tillë, ndërsa shton se komunikimi i Berishës cënon hetimin.

“Një person që nuk i njeh vendimet e gjykatës i ka kundërshtuar në mënyrë publike, i ka shkelur dhe kur gjykata mendon që mund të prekë hetimin, jemi drejt një procesi dhe një komunikimi akuze.

Mendoj që mund të shkojmë drejt një mase tjetër më të rëndë. Pasi ky person nuk e ka problem të thotë se njoh vendimin, dhe ky person edhe mund të ikë. Ndaj edhe gjykata nuk e ka lejuar të përdorë pasaportën.

Në momentin që Prokuroria dhe gjykata mendojnë që komunikimi i tij cënon hetimin atëherë duhet ta ndalojë. Duke dashur të shmangë politikisht procesin, dhe kërkon të mos vazhdohet procesi”, ka thënë ai në një intervistë në “Tirana Live”, në ABC. 

Gjithashtu ai theksoi se ish-kryeministrit mund t’i ashpërsohet masa.

“Një pjesë e madhe e provave janë mbledhur. Do të ketë prova të tjera, patjetër. Nuk mund të lejojmë që kur vihen në një trysni të tillë, e kanë shumë të vështirë të kapërcejnë frikën për zbardhjen e kësaj të vërtete. Ai po bën shkelje shumë të rënda, madje Berisha po bëhet edhe qesharak”, ka përfunduar ai.

3 Komente

  1. G
    Gol

    Mire e ke or zotni! Kujtoni Gruevskin! Nga Prespa, ne Han te Hotit, mal I zi Hungari! Aty eshte "xhaja" anti europ, d.th km hungareze, dhe OK. Te pranon edhe pa pasaport!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati idealist

      Maloku po e kruan bythën me fik deti si duket.Si duket pëlqen ta rrasin brënda qelbësin.Prokuroria duhet të kërkoj arrest me burg për këtë kriminel,i cili ka shkelur vendimin e gjykatës për të mos komunikuar me askënd përveç me Lirinë apo Sllobodankën.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Kjo menyre e zbatimit te ligjit, na bind ne shqiptareve se s’do kemi kurre drejtesi. Kybandit e hajdut nderkombetar duhet te gjykohet ne Hage

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje