Deputetja demokrate, Jorida Tabaku shprehet kritike ndaj aksionit të qeverisë për të kontrolluar faturat për qumështin, bulmetin dhe mishin. Teksa ka ndarë një video ku thuhet se një tregtareje i vihet faturë edhe për rigonin e malit, Tabaku shprehet se “fermerët që prodhojnë nuk bëjnë dot autofaturë”.
Tabaku shprehet se problemi i fshatit qëndron te sistemi i krijuar që vendos taksa, të cilat sipas saj fundosin fshatin dhe u heq atyre mbështetjen. Ky sistem, sipas Tabakut, e ka lënë tokën djerrë.
“Që ta kuptojnë Muçët që janë sulur tregjeve për të kapur armikun e popullit: fermerët që prodhojnë nuk bëjnë dot autofaturë! Ky është një problem i vjetër për fshatin dhe e vuan sot fermeri. Një problem që Muçi në krye të qeverisë ka pasur 12 vite kohë ta zgjidhë, por as ai dhe as Muçët e bujqësisë nuk e kanë marrë mundimin ta zgjidhin.
Problemi i fshatit nuk është te rigoni i mbledhur maleve, por te sistemi i ideuar në zyra: ky sistem vendos taksa që fundosin fshatin, u heq fermerëve subvencionet, u heq tregjet dhe e zëron mbështetjen për fshatin. Dhe ky sistem ka çuar produktet e tokës shqiptare në kanale apo në tokë djerrë!
Ndërkohë që shteti merret me rigonin e mbledhur në mal, shteti është kthyer në hambar pa porta; për çdo km rrugë paguhet 20 mln euro, për inceneratorë që nuk ekzistojnë – 430 mln euro! Për fshatin paguhet 0 euro! Lëreni fermerin të jetojë, mjaft e mbytët fshatin!”, shprehet Tabaku.
O idiote qe vetem te besh fajtor te tjeret qe ndertuan germadhen qe late ju moj plere .Si nuk pranuat nje here katastrofen qe bete ne te gjithe Shqiperine dhe per kete arsye populli ju tregoi vendin .Mjaft me genjeshtra nuk do te vini kurre ne pushtet, jeni antishqiptar .O sorre mos te pafshim me bojen dhe jo te te degjojme kur llomotit
Moj budallaqe cfare dmth autofature? Fermeri ose familja fermere qe prodhon qumesht, apo mish, apo fruta, apo hashash duhet te pajiset me nje NIPT dhe kur shet leshon fature si te gjithe bizneset e tjera apo te vetepunesuar.
Vajta te lopa te marr qumshtin por ajo nuk kishte fature per te me dhene. E lashe , kam terezi une te paguaj ndonje gjobe?????
student...vetem nje vic si puna jote mund te llomotise keshtu.
Toka vertet eshte lene djere. Rama duhet te pergatise nje ligj, si ai i Polonise ne vetet 1990, per takse mbu toke. Kjo nuk do te linte asnje meter katror toke djere. Fshataret do ta shesin token nese nuk e punojne qe te mund te paguajne edhe taksen e tokes. Nje ga gabimet mevte mrdha te Rames eshte pensioni per fshatare. Punon gomari ne qytet dhe han qyl fshatari. Kjo nuk eshte as e djathte e as e majte, kjo eshte nje mut pune per vota ne zgjedhje. Qytetari jeton me qira, por paguan taksa qe te haje fshatari qe jeton ne vile dhe token e len djere.
Fshatari nuk duhet lehuar te shese qumesht pervecse ne baxho ose qendra te grumbullimit te qumeshtit.
po sakte o kollaj fare dhe atje duhet te kete kontrolle here pas here