"Financohet nga Soros" - Arlind Qori: E mbaj partinë me rrogën time dhe anëtarëve të tjerë. Rama më bullizon

4 Nëntor 2024, 17:05Politika TEMA
"Financohet nga Soros" - Arlind Qori: E mbaj partinë me

Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka qenë një nga emrat më të artikuluar në ditët e fundit dhe kryesisht nga kryeministri i vendit, Edi Rama i cili e ka vëne në qendër të sulmeve të tij mediatike duke e etiketuar edhe si “Sudja me gjyslyke”.

I ftuar në studion e Breaking në Top News me moderatoren Fiori Dardha, Qori u shpreh:

“Është për të ardhur keq që kryeministri i një vendi e ul kaq shumë nivelin e diskutimit politik. Ka qenë që në fillore që dikush nuk tentonte të bullizonte aftësinë time të shikuarit. Del një burrë 60 vjeç dhe bien ne nivelin e një kalamani trazavaç të klasës tretë apo të 4-t edhe përpiqet të vërë në pozitë apo të fyejnë mua për syzet që mbaj apo paaftësinë për të shikuar. Mirëpo, mesa duket zoti Rama e ka humbur toruan e ka humbur qetësinë sepse është vënë me shpatulla pas murit nga protestat që ne lëvizja Bashkë kemi organizuar bashkë me pensionistët. Do  protestojmë sërish të mërkurën, përpara kryeministrisë në orën 10, përsëri për pensione dinjitoze dhe minimumin jetik”.

Përsa i përket skemës së pensioneve Arlind Qori u shpreh se nuk pretendon që pensionet të bëhen sa Gjermania apo Zvicra, por të paktën sa mesatarja e vendeve të Ballkanit.

"Ne jemi vendi me pensionet më të ulëta në Ballkan. I kemi më të ulëta se Kosova. Pensioni mesatar në  Shqipëri 180 euro,  228 i Kosovës, në Bosnjë Hercegovinë është 340 euro. Në Maqedoni është 410 euro. Në Serbi është 440 euro, në Mal të Zi është 450 euro. Sikur ne të kërkojmë të shkojmë drejt këtyre vendeve, mua nuk më duket utopi nuk më duket as katastrofë buxhetin e shtetit, por më duket një e drejtë minimale. Ne kërkojmë minimumin jetik, çfarë do të thotë që pensioni minimal në Shqipëri të mos jetë poshtë nivelit të të ngrënit bukë. Vërtet është utopi kjo? Të kërkosh që shteti t’i mbështesë njerëzit më të dobët, aq sa për të ngrënë bukë?  Vërtet kjo është ky sudizëm, apo rrapushxhaferizëm,  kur kërkon të plotësohet nevoja bazike? Jo që gjithsecili të bëj pushime në Hauai, jo që gjithsecili të ketë një vilë luksoze, por që thjesht të hajë bukë, që thjesht të paguaj ilaçet”, tha ai.

Por si do ta implementojë ai minimumin jetik, a është e mundur?

" Sikur të vendosej minimumi jetik dhe pensioni minimal të ishte sa minimumi jetik që sot llogaritet te diku 200.000 lekë të vjetra; si dhe çdo pension tjetër të rritej me të njëjtin marrsh sa rritet pensioni minimal tek minimumi jetik, kjo do t’i kushtonte shtetit pak a shumë diku te 900 milionë deri në 1 miliard euro në vit.  Është e njëjta shifër, që tek raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit raportohet se vidhet apo shpërdorohet çdo vit në Shqipëri. Pra, sikur ne vetëm korrupsioni të luftonim, vetëm abuzimet të luftonim, do të mund të siguroheshin paratë për vendosjen e minimumit jetik dhe për rritjen e pensionit minimal dhe pensioneve tjera. Po mos harro diçka. Tani mund të bëjmë shumë gjëra të tjera. Shqipëria sot është nga vendet e para në Evropë dhe ndër të parat në botë për informalitetin e punës. Sipas organizatës ndërkombëtare të punës, 50- 56 % e atyre që punojnë Shqipëri punojnë në të zezë. Të gjitha këto janë kontribute të munguara në skemën e sigurimeve shoqërore", tha Qorri.

Kur u pyet nga moderatorja Dardha në lidhje me zërat se ai financohet nga Soros dhe konkretisht çfarë e lidh atë me fondacionin Shoqëria e Hapur, Qori u përgjigj:

Asgjë, asgjë as sot, as dje, as nesër. Është gënjeshtër, nuk e di kush e ka shpikur. E kam dëgjuar siç kam dëgjuar lloj- lloj çmendurish ndaj meje. Kur nuk kanë ç'të thonë, do të shpifin ose do të fyejë. Është tamam niveli i përgjigjes që jep Rama që merret me syzet e mia. Ky është niveli i aftësisë së kundërshtarëve tanë për tu marrë me tezat tona dhe për tu marrë me karakterin tonë fund e krye të ndershëm. Në pamundësi për ta bërë këtë gjë, sajojnë dhe shpifin. Ne jemi në rrugë të drejtë. 

Por nga kush financohet Lëvizja Bashkë?

Ne jemi një parti që e mbajnë veten me kontributet e 5.000 anëtarëve tanë. Duke nisur nga rroga ime. Lë diku te 10 për qind të pagës sime neto, në arkat e Lëvizjes Bashkë, te rroga e shumë aktivistëve dhe anëtarëve të lëvizjes bashkë nga Shqipëria po e po, por gjithnjë e më shumë nga diaspora. Ne kemi shumë kuotizacione që prej ditës së parë të themelimit të Lëvizjes Bashkë në dhjetor të vitit 2022, bëjmë thirrje të vazhdueshme. E vetmja parti që bën thirrje çdo ditë për anëtarësim, dhe kemi dhjetëra anëtarë të rinj çdo ditë. Gjysma prej tyre janë nga diaspora. Në çdo thirrje dalim dhe themi: keni një llogari bankare këtu, dhe një llogari paypal këtu më poshtë.

Por ne kemi shumë pak kosto, sepse ne operojmë me flet thjeshta, duke shkuar në këmbë duke përdorur autobusin, duke i ulur në minimumin e skajshëm, kostove të bërit fushatë. Unë e kam një përvojë nga Tirana që kam shkuar në çdo lagje të Tiranës me autobus, makinën time se kam përdorur se kam thënë harxhoj më pak 400 lekë vjetra biletë sesa përdor makinën time në Tiranë dhe kudo ku është e mundur"

38 Komente

  1. Z
    Z

    Llapaj eshte llapaqeni numur nje,Qorri llapaqeni numur dy,presin si laraska koqet e demit,por noc rrokun do marin.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sufllaqe

      Te paktën nuk.kane dhene gruan ndonje drejtori per nje vend pune. Shko merre te ai hoteli zakonshem se ka mbaruar pune e futi nje sufllaqe.

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qorre i vertete

      Askush nuk te bullizon , kur i thuhet dikujt Qorre ...nuk ka lidhje me shikimin por me mos te kuptuarit.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skenderbegasi

        Arlind mos e vrit mendjen per syzet, une qe kur vura syze optike trafiku me eshte dyfishuar. Po te ndodhi dhe ty me pesionistet ja hodhe.

        Përgjigjjuni
        1. s
          suku

          Pirdh se lirohesh....

          Përgjigjjuni
          1. l
            llazi usa

            Ti ore surrat picke, si e mbake ti partin me rrogen tende, sa e ke ti rrogen? une po te merja aq sa te mbaja nje parti, ushqeja femijet jo ti lija rrugeve me partine,shkerdhat.

            Përgjigjjuni
            1. .
              ...

              Po, aman, o Llazi, thuaj një çikë këtij, Arlindit, or aman, se na merisi, qy, ore...!

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vala

              Ti genjeke pa hyre ne loje akoma...

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trojan

                Ka filluar ti tunden themelet hajdutit ,perpara Arlind mjafton te fitosh besimin e njerezve se vota vjen pastaj

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Të lumtë Qori.

                  Shqipëria ka nevojë sot për një parti të majtë, popullore, fanoliste. "Çohuni dhe bjeruni o punëtorê, që nga Shkodra deri në Vlorë" Sepse PS-ja nën udhëheqjen e Ramës është kthyer në parti gjysëm e majtë dhe gjysëm e djathtë, pra e qëndrës. Rama e ka mbyllur ciklin. Dhe ai nuk duhet të ketë më shumicë absolute në Kuvend.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dakord

                    "Të lumtë Qori" sa për korrektesë, në faqen e qorit shkruhet që janë socialdemokratë, pra parti e qendrës njësoj si Rama i cili nuk e ka mbyllur ciklin akoma sepse saliu është gjallë akoma. Qori të hyjë në kuvend në këto zgjedhje dhe le të fitojë në zgjedhjet e 2030.

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Tomorri

                    Rama e ka humbur davane,nervoz,I pafte,mamarak,inatci dhe bosh. Arlind je sh. Ne rregull,para per pensione nuk ka,I hengri Gjatovi... Ato dokrat qe ka 15 vjet qe po studios as vehte Gjatovi nuk I beson. Ai habitat me idiotat pensioniste qe akoma besojne. Parate I henge dhe tani do te hane Ty Gjatov mashtrues. Trego parate ,leri pordhet. Arlind e ke mposhtur Gjatovin,pare ska.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lasgushi

                      Po të krahasosh fjalën Arlindin me Edin në publik si politikanë,janë si nata me ditën.Arlindi nuk gënjen,është me logjikë të hekurt,mendime të bazuara në të gjitha drejtimet dhe mendon për shqiptarët fukarenj. Ndërsa Edi Rama gënjeshtar,sofist i mërzitshë,fluturak dhe kaçaflaç në ato që thotë,sadist për fatet e fukarenjve shqiptarë. Kanë të përbashkët vetëm oratorinë.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tartufi

                        Ky eshte nje qor nga mbiemri ky eshte dhe nje qor i madh dhe nga trute e kokes . Ky hajvan do te meshiroje keta pleq te ndyre qe kane prure ne jete kete fare hajduti dhe mashtrusi nga [ shpellarija e veriut ] dhe nga [ stanerija ] e jugut . More hajvani Qori leri keto brockolla ,keta pleq te ndyre diten te vine disa tek ti ,per tu dukur,ne darke jane bashke me pjellat e tyre te ndyre . Leri keta qelbesire te zvariten deri ne zhdukje.

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Cicerone

                          O Arlind, po ste vjen zor qe thua me bullizoj Rama. Ti sikur e mban veten edhe per revolucionar ore. Imagjononi tani sikur Lenini te thoshte: O maaaaa, Cari me shau.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pensionisiti USA

                            Edhe qahesh pse te thone qorri. Je dhe pedagog por ke nje nivel medikor ose me keq nje sharlatan. Nje qorr me sy hap! Minimumi jetik nuk ka lidhje me pensionet dhe ju jepet atyre qe me te drejte e meritojne si njerez te semure, te pa afte per pune apo te tjera kategory qe njihen me ligj. Pensionet vijne nga kontributet qe dikush qe ka punuar nje jet te tere ka paguar. Une kam punuar 40 vjet dhe se shpejti dal ne pension dhe kam paguar kuotat sipas ligjit pse duhet te penalizohem sepse dikush qe ka bere palle do 200 mij lek pension pavaresisht se mund te jet me i pasur se une qe kam paguar 40 vjet? Pensioni nuk eshte ndihme ekonomike por eshte ajo qe ti merr pas pasi ke paguar me vite. Aq sa ka paguar nese ka paguar te marre. Nese eshte i semure apo nuk ka buk te haj te marre ndihme ekonomike. Nuk keni faj ju or jo, e ka fajin Rama qe ju ngre mendjen dhe ju mendoni se u be deti kos dhe doni te gjithe nga nje luge. Ky vend nuk behet kurre persa kohe idiot te tille jane rrotull.

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              akoma Po pres edhe 5 vjet per pensionin

                              Qeke nje gomar qe nu mban dot samarin e tij. Pensionet tona Jane te gjithe godinat,makinerite ,minierat,tokat qe u fallen dhe u vodhen nga qeverite.Vetem nga NAFTA behen 4 miliard eurol te vjedhura nga mashtruesit e shtetin.Tokat u shiten,deti u vodhi I Teri,lumenjte u dhane per 1 euro,etj etj e gjithe Shqiperia eshte shitur dhe Po shitet cdo dite. Ore qeke Tamam rrot ka..I ku Jane leket... Kontriboj nje popull I Teri dhe e vodhen dhe e tallin cdo dite. Arlind aty qendro se Rama erdhi ne fuqi me barcaleta dhe kurveri dhe droge.Rama kurre nuk dha llogari vete,m merrej me xhoka dhe vjedhja.."a mund te vjedhe nje I gjate" -tha Rama..gallate,shtet koti Arlind vazhdo se keto pordhet e ketyre Jane Bosh se parent nuk Jane.Ku Jane paret/../..Rama Po I studion per 5 vjetet e tjera...mos vdisni edhe 5 vjet sa Rama te gjeje ndonje barcalete tjeter

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pensioni minimum

                                Ti që ke punuar dhe kuotizuar për 40 vjet duhet të paguhesh dy herë më shumë se ai që merr pension social apo ndihmë ekonomike. "Beteja" bëhet që gjithkush të ketë të drejtë të ketë një të ardhur që të jetojë me minimumin e dinjitetit. Pra një minimum jetik për cilindo kur arrin moshën e pensionit. Kjo është detyrë e panegociueshme e shtetit.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Drini

                                  Pensinist te paska dale truri me kohe ne pension. Munimumin jetik e kane te gjotha shtetet e evropes o loqefishkur.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Pensioni minimum

                                    Po flasim për Shqipërinë o bole. Jo për Europën. Kujdes me miellin që merr. Se të paska ikur truni fare. Debil gen pas geni.

                                    Përgjigjjuni
                                2. N
                                  Nje sufllaqexhi i merzitur!

                                  Rama e mbylli ciklin e tij, me turp si hajdut, dhe si tradhetar i kombit, prandaj ai sot konsiderohet si nje i vdekur qe ecen. Tani kerkohet nje e majte e moderuar, me qasje kombetare, e vetedijshne per te marre ne dore fatet e kombit, dhe kjo eshte Levizja Bashke.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mondi

                                    Sa te kete kundershtare injorante,kriminele dhe hajdute si ty Rama merr dhe kte mandat rehat.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. N
                                    Nik

                                    Të lumtë Arlind, një nga politikanët e rinj socialdemokratë më të ndershëm dhe idealistë! Përpara "Lëvizja Bashkë" për ta përmbysur të keqen e madhe të dy partive të vjetra, të korruptuara dhe pa të ardhme në Shqipëri!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Murgu

                                      Pra, bëhet fjalë për 20 euro ose rreth 20 mijë lekë të vjetra për të arritur minimumin jetik, sipas jush... dhe me këtë rritje, pensionistët do të ushqehen dhe përballojnë ilaçet (megjithëse një pjesë e mirë e tyre sbvensionohen për pensionistët). Bukur, shumë bukur, po nuk janë si shumë pak për rritjen cilësore të tyre dhe kuptohet se madhësia e pagës mesatare varet shumë nga numri i pensionistëve me pensiine të ulëta. Një pyetje: sipas llogatjes së specialistëve tuaj, se specialistët e socialistëve, nuk marrin vesh dhe Partia Socisliste është parti antisociale, në këtë mesataren më të ulët në rajon, 20 euro në pak, a janë llogaritur pesionet e fshatarëve (kooperitivistëve) tek fqinjët? Ato i paguan për një kohë të shkurtër dhe me tarifa jashtëzakonisht të vogla... kontribute të vogla, pensione të vogla (kur askush nuk arriti të plotësonte vjetërsinë, se erdhi "demokrscia"). Vendi ynë në atë kohë ishte nga vendet e vetme në botë që nisi të llogariste kontributorët nga fshati. E sa fshatarë kooperstivistë përfshihen në këtë mesatare: sipas strukturës së popullsisë të kohës rreth 60%. Ku do të qe kjo mesatare nëse largohet nga vargu ky faktor? Pra të dhënat statistikore, që merren për argument, janë të pakrahasueshme, pra dhe rrëzojnë argumentin e përdorur me qëllim apo nga mosdija, nëse kjo e fundit jemi në rregull, kërkohet falje në elektorat, përndryshe jini i pasinqertë me elektoratin. Faktorët e tjerë që përmend i dinë dhe këta të qeverisë dhe çdëmtimet nga shkeljet ligjore dhe administrative që ka zbuluar KLSH-ja, kryen, dhe për të tjerat vendos gjykata dhe jo qeveria; penalitetet e fituara nga shteti arkëtohen dhe kalojnë në buxhet , prej të cilave, edhe sot financohen pensionet. Kurse, që ka informalitet në ekonomi dhe raportimet në paga dhe kjo dihet nga të gjithë dhe për masa drastike ndaj abuzuesve edhe qeveria po shprehet, por ti, si politikan që je, e di, më mirë se unë amatori, se problemet nuk kryen tak-fak, me urdhër të peshkut. Ç'të kërcet ty, se Rama të godet; shiko punën ti, se je politikan dhe duhet t'i përballosh, s'ke ç'i bën. Nuk sheh se ç'bëhet? Por më duket, se vazhdimi i financimit kështu si e shtron ti problemin, me buxhet që plotësohet nga gjobat dhe çdëmtimet, me ngjan vërtet me buxhetin e Sudes, që rrjedhimisht, me rritjen e pensionistëve (është faza e tillë, më vonë ai mund të bjerë) dhe zvogëlimi e penaliteteve (njerëzit bëhen më të ndërgjegjshëm, qoftë dhe nga ndërhyrja e drejtësisë), kjo pjesë e buxhetit bie dhe bëhet e papërballueshme; pra del e domosdoshme ndryshimi i skemës së llogaritjes së pensioneve... ke gjë një të tillë; qeveria thotë se ka vënë shkencëtarët e saj. Nuk kam asgjë me ty si lëvizje dhe parti politike, as me financimin e as me elektoratin tënd; madje, mund të përdorni si kauz edhe pensionet e pensionistët (dhe ata nuk janë pak, mbi 700 000, më shumë se sa votojnë Ramën. Por, që të marrësh pushtetin, duhen kauza më të mëdha dhe të realizueshme brenda sistemit ekonomiko-shoqëtor dhe sovranitetit të kufizuar, që je i detyruar të zbatosh nëse vjen ndonjëherë në pushtet. Y hy, ç'far nuk synonin në perëndim partitë e majta, derisa u bënë të ndërgjegjshme, që ashtu si ishin katandisur, brenda sistemit nuk mund të bënin asgjë; nuk i linin, derisa ose u shpërbënë dhe mbetën partiçka ose ndërruan edhe emrin dhe iu gjunjëzuan sistemit me "kompromise historike". Ka edhe më, por kaq për sot. Bëhu i durueshëm, meri lehtë akuzat, por vërejtjeve vëru mendjen.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        sapa

                                        Ore te financohet edhe nga djalli po ekzistoj ,vetem te mos vjedhe popullin e tij dhe ti jape dajak korrupsjonit se Ramen e pame se cfare ishte ne gjendje te bente 12 vjet ne pushtet!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Z
                                          Zizi

                                          Ik mor rrote kari!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Degelisi

                                            Pse perdor "bullizon? A de qe kjo fjale nuk eshte shqip? Mbase edhe nuk e di. Ne kur is him femij perdorim fjalet shqipe: tall, ofendon, perqesh, dhe dikush mund te gjej edhe ndonje fjale me te pershtateshme Kur perdor fjale te huaja ne nje gazetes qe shkruhet shqip tregon inferioritet

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Miklovani

                                              Kush te vjen nga mbrapa ty mor zagar , mashtrus me çfare do i ritesh pensionet ? aq fuqi ka shteti , ti na thuaj ku do igjedh ato para ? na trego qe te besojme e te japim voten, or Qori nuk eshte populli i 1992 qe i hengri ato mashtrime nga komunisti Sali Berisha ,por edhe ti po si ky je , nje mashtrus komunust .,

                                              Përgjigjjuni
                                              1. R
                                                Rama

                                                Rama i ka tmerr Qorin dhe Lapajn. Eshte mesuar vetem me bandite si puna e Sales dhe Likes.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. c
                                                  capi

                                                  Mos u dekurajoni, ju jeni e ardhja e politikes. Kane mbaruar ska argumenta, ide, programe dhe merret me syzet e tua. Jane aq shume te konsumuar si majtas dhe djathtas sic thote populli ska ku i kap dhe qeni. Ju gazetar shkoni pyetni ate zyllapin ku i gjen parate qe renton salla, levis me autobuze patronzhistet, me trupa ahenxhinjes dhe mos u merrni me rrogat e ketyre cunave. Nje vrejtje kam, dilni nga studiot, takoni sa me shume njerze.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. c
                                                    capi

                                                    Mos u dekurajoni, ju jeni e ardhja e politikes. Kane mbaruar ska argumenta, ide, programe dhe merret me syzet e tua. Jane aq shume te konsumuar si majtas dhe djathtas sic thote populli ska ku i kap dhe qeni. Ju gazetar shkoni pyetni ate zyllapin ku i gjen parate qe renton salla, levis me autobuze patronzhistet, me trupa ahenxhinjes dhe mos u merrni me rrogat e ketyre cunave. Nje vrejtje kam, dilni nga studiot, takoni sa me shume njerze.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. D
                                                      Dardani i Ri

                                                      Ky Qorri, mendon se, meqënse është vetë qorr, edhe Rama është qorr. O Qorr, ti nuk je Elon Musk që të mund t'a financosh vetë partinë. Lere o Qorr, mos u mundo t'i bësh edhe të tjerët qorra si veten tënde.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Socialisti pa pension

                                                        Mos e rruj Arlind.Le te bullizoje.Kur ti futet ai i gjati me 2 kokrat mrena,do cuditet mashtruesi "i ndershem me duar te pastra".Ne Socialistet do ja rrasim fort Pas 12 vjetesh ben sikur ka ardhur nga ndonje planet tjeter dhe pa pike turpi na tregon mashtrimin e rradhes per pensionet

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Moisi Golemi

                                                          Si hidhen menjëherë nëpër komente m¥tngrënësit e Lëvizjes Kukumjaçkë.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Lenci

                                                            Në ka më te saktë, kur flet, flet mbi baza të kalkuluara, është ky. Shikoni atë majmunin llapaj, ai do të bëhet kryeminister vetëm duke share ramën, berishën, meten si përmënd fare, kurrë noj herë, nuk ka dhënë shifra se si mund te përmirësohen apo do implimentohen kur ky të shofi veshin oa oasqyre, do bëhet kryeminister. Ai e ja në surrat poshtersinë të shkruajtur si doç i doçërve në pushtet.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. T
                                                              Trapajani

                                                              Ne nuk po mbajme dot familjen me rrogen,,ky mbaka partine me rrogen e tij,,,ikeeee qorri,,mashtrusi i rradhes,

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. R
                                                                Realisti

                                                                E deshet kapitalizmin. Tani te na rroj shfrytezimi dhe babezia.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. k
                                                                  kafe e hidhur

                                                                  kur lexon komentet te tema kupton se cfare niveli ka shoqeria jone..sa eshte bastardizuar dhe degjeneruar..e kane me te lehte te pranojn mashtrimet e politikes 30 vjecare qe i ka provuar e sprovuar sesa mashtrimet e ca te rinjve qe ska qene ndonje her ne pushtet..si kerkojne llogari qeverise per cfare vjedh e per cfare mungon po i kerkojn llogarine ketij si e mban partine..cdo fryme e re ne vend duhet te ishte mese e mirpritur.nuk i kuptoj si nuk jane lodhur ende nga kjo elite e flliqur.po me cduket propaganda e politikes se vjeter funksionoka ne kete shoqeri qorre.skeni faj.e kemi ne gen te duam vetem njeshin,kemi pas vetem nje zog,nje enver,nje sal,e nje rame..nuk e njohim demokracin e as e kuptojm ate..lirine e te menduarit jo e jo..e ardhme e zymte per kete vend te mallkuar me trushpelar dhe injorance mistike..vashdoni sulmoni e denigroni kedo qe rrezikon votat e partise,partia mbi te gjitha..

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje