Firmosi kontratën 6 mln dollarë, Flamur Noka nuk e di nëse Berishës do i hiqet non grata: Kimetja tani po han bar...

2 Maj 2025, 09:01Politika TEMA
Firmosi kontratën 6 mln dollarë, Flamur Noka nuk e di nëse

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi në emisionin Zona Zero në Top News se kontrata e lobimit me vlerë 6 milionë dollarë që selia blu ka nënshkruar në SHBA ka tmerruar kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama dhe Rilinja po servirin një realitet të paqenë në BE dhe në SHBA. Edi Rama e di që nuk do të ketë me bekim nga Blinken dhe Yuri Kim. Ka marrë fund koha kur Rama vidhte vota dhe dhunonte opozitën.

Patriotët shqiptarë mundësuan që kjo e vërtetë të shkojë në zyrat e DASH. Blinken është shpallur non grata dhe Kimetja (Yuri Kim) tani po han bar”, tha Noka, duke shtuar se kontrata është transparente si “drita e diellit”.

Noka shtoi më tej se Sali Berisha është sot lideri që ka akses në SHBA dhe në BE më shumë se çdo politikan tjetër shqiptar.

Por i pyetur nëse Berishës do t’i hiqej non grata nga SHBA, Noka preferoi të mos jepte përgjigje.

Noka tha më tej se kryeministri Edi Rama po paguan ka një kompani izraelite për zgjedhjet dhe për të sipas tij nuk ka asnjë transparencë se sa paguan dhe për cfarë.

6 Komente

  1. A
    Americano

    Duhet lista e “patrioteve shqiptare donatore” krahas kuotes ne dollare per njeri qe kane derdhur! Te behet publike!! Meqense eshte enderr ne sirtar te japin “ patriotet” $6 million! Sikur te gjithe shqiptaret e Amerikes te jepnin donation-$6 million nuk behen! Para te hedhura me miliona vec Pablo Eskobar hodhi kur u zgjodh ne keshillin e qytetit Medellin! There’s something else behind this!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luli

      Duket se te ka mbet ora te vitet e Enverit amrricano. A e degjon veten “ sikur gjithe shqiptaret e Amerikes te japin donacion 6 milione nuk behen” . Mjafton kaq dhe je komplet out . Ska çfare diskuton robi me me ty. Por nje gje e paske arritur , i ke frymezuar Meron dhe tifozet e tij.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Andi

      O gomar.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sam

        dhe delet vazhdojne besojne. Bar do hane si tha kimetja. Edhe opoziten se kane te sigurte. Jo me pushtetin. Mund te ja japi GjL lulit.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cfurku

          Bota do të jetë plot me budallenj për sa kohë të ketë të mençur. Të mënçurit ndërtojnë botën, budallenjtë si Muli ja ndejnë lezetin.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shpendi

            Turp per PD-ne qe drejtohet nga bandite ordinere si Flamuri i shkopit te Sali non grates .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje