Vangjel Tavo, kreu i ri i Bashkisë Himarë do të betohet në datë 30 Shtator për detyrën e re.
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo fitoi garën për kryetar të Bashkisë së Himarës pas zgjedhjeve të pjeshme vendore, që u zhvilluan 4 Gusht me rreth 1500 vota më shumë se rivali i tij Petraq Gjikuria.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas numërimit të votave të 36 qendrave të votimit Vangjel Tavo mori 5022 vota (58,62%) kundrejt 3545 votave (41,38%) të Petraq Gjirkuria, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Tavo vlerësoi votën e zgjedhësve dhe ftoi rivalin e tij të pranojë detyrën e nënkryetarit të bashkisë.
Zgjedhjet u kontestuan nga opozita, por edhe KQZ edhe Gjykata i certifikuan si të rregullta duke lënë në fuqi rezultatin e 4 gushtit.
Tavo do të ushtrojë mandatin e tij për 3 vite, deri në 2027 kur mbahen zgjedhjet e radhës lokale.
Taves ja bleu zgjedhjet Ramazoni tuj shpernda tapi tokash ne Bregdet. Aferim..... Belua i shkrete shkoi ne burg per 50 000 leke t'vjetra dhene fshehurazi. Ky i bleu me tapi,.... hapur ne tv., or taj....