Shteti i Bektashinjve/ Dashamir Shehi: Një shaka pa kripë. Do t’i bënte edhe Bektashinjtë qesharakë (VIDEO)

23 Shtator 2024, 13:30Politika TemA

Shteti i Bektashinjve/ Dashamir Shehi: Një shaka pa kripë. Do
Gjatë një interviste për gazetën TemA, kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, ka komentuar edhe në lidhje me propozimin e fundit të kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti për Urdhrin Bektashi. Shehi e cilësoi këtë propozim si një ide të pazakontë dhe e përshkroi si një shaka pa kripë, që nuk i shërben interesit publik apo debatit serioz.

“Nuk besoj se meqenëse po krijohet shteti Bektashi, atëherë Bektashinjtë do të bëhen me Ramën… Besoj që në këtë mes, kjo është një shaka pa kripë. Dëmi i kësaj pune është që këtë gjë e bën kryeministri i Shqipërisë dhe e bën në qendrën më të madhe ndërkombëtare. E bën në OKB,” tha Shehi ndër të tjera.

Shehi shprehu shqetësimin e tij për faktin se propozimi është bërë në një forum të rëndësishëm ndërkombëtar si OKB-ja, duke ngritur pikëpyetje për seriozitetin e qasjes së kryeministrit në përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ai shtoi se këto lëvizje nuk kontribuojnë në zgjidhjen e çështjeve të vërteta që prekin vendin.

8 Komente

  1. M
    Martini

    Raki, gjize dhe hudhra

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veri

      Injorante, skllever patronazhiste qe perdorni jashqitjet verbale te Rames ndaj politikanit model te ndershmerise dhe integritetit personal dhe interesit kombetar z. Dashamir Shehi. Kur nuk keni cfare ta akuzoni per korrupsion pas 34 viteve dinjitoze ne politike nxirrni marrezi me raki.... Selam Musai qe e pinte me opinge, Dritero Agollin qe gjithe jeten qe jetoi ishte dashnor i pijes, Nanon, Rama e Velia qe mallosen me droge sipas sklleverve militante pija i larteso te ndersa Dashin e turperonka. Fare e keqe, fare patronazhistesh.

      Përgjigjjuni
    2. .
      ...

      Apsulitish ???? për ???? dakort me Shehun... Rama ështe kthyër komplet në qesharakë, delir. Se pse përballë ka një qesharakë tjetër siç ështe Saliu dhe famija e ti.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Po Republike per Deshmitaret e Jehovait ke ndonje

        Po per Deshmitaret e Jehovait do ta béni nje shtete ? per Budistet , Induistet ,Taoistet Berrishistet , Kurtitet beje Shqiperine republika te religioneve . Gjigand nese ndihesh i lodhur hap krahun ik shoku ne PS ka kuadro te shumte mos te genjeje mendja se je njishi

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kalie Jasiqi

          Kur do të jetë esëll ky i mjeri ?

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Ylberi ose ish piramida , selia e dylbereve

            Filluan barcaletat me bektashinjte. Nje lloj poshterimi i pashembullt nga LIDERI .

            Përgjigjjuni
            1. E
              EleΥΘeriskeΨi

              Gjeorgo Kastrioti - Skenderbeu (turqisht) ,qe e quani deri tani hero kombetar dhe e keni dhe ne simbolet kombetare, si do e rehabilitoni dhe do thoni . Luftoi me mizat qe i ishin ngjitur ne kecul kalit dhe pas betejave ulej dhe hante hallv dhe hashure me shallvaret dhe poturezhinjt ?!?! , - qe perkthehet sipas allvanezeve toleranc .

              Përgjigjjuni
              1. M
                Muhamet Haxhi Bektashi ,1270

                Bektashinjte ,,jane myslyman shit ,,shqiptar ,,,luftetar te Imam Aliut ,Imam Hasanit ,Imam Hysenit ,dhe Abaz Aliut ,,,gjithashtu dhe vellezer ,,,,kushurinj me myslymanet sunit,,,nuk kan lidhje me kauret ,,,kristjanet ,,orthodhoks apo katolik,,,,qendren e kan ne shqiperi ,,,,nuk eshte keq te krijohet nje minishtet bektashi shiit ne shqiperi ,,,si kan religjionet e tjera ,,,,,katoliket vatikanin itali ,,,orthodhokset fanarin konstandinopol ,,,,,etj ,,,,mos u shqetsoni ,me e mir do behet ,,,

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje