“Takime me njerëzit dhe pasqyrim në media e rrjete sociale” - Këshillat për deputetët socialistë

23 Shtator 2024, 11:01Politika TEMA
“Takime me njerëzit dhe pasqyrim në media e rrjete

Takimet me komunitetin dhe pasqyrimi i tyre në media dhe rrjetet sociale, janë këshillat që u janë dhënë deputetëve socialistë për aktivitetin me temë “PS-2030 për Shqipërinë 2030”.

“Tematika e aktivitetit për javën në vijim është "PS 2030 për Shqipërinë 2030", duke konsideruar edhe mundësinë që na jep java e gjelbër, ju inkurajoj të shtojmë takimet me partinë dhe komunitetin. Pasqyrimi i tyre në media dhe rrjete sociale është shumë i rëndësishëm”, mëson A2 CNN.

Në mesazhin që u është dërguar deputetëve socialistë theksohet lajtmotivi për rritjen ekonomike dhe në veçanti për pensionistët, për të cilët po punon një ekip i qeverisë.

“Tanimë që të gjitha forcat aktive të punës kanë nisur ta prekin rritjen ekonomike, si rezultat i reformave dhe performancës qeverisëse, ne duam që edhe pensionistët të fillojnë e të marrin pjesën e tyre në këtë rritje, përtej indeksimit ligjor të pensioneve. ⁠

Një ekip brenda qeverisë po punon intensivisht për këtë objektiv dhe duke nisur nga bonusi i këtij fundviti, ne do të nisim të shtojmë mbështetjen për pensionistët”, thuhet në mesazh.

Gjithashtu deputetëve u kërkohet vëmendje në 10 pika kyçe nga integrimi te drejtësia, duke vlerësuar arritjet e këtij 10-vjeçari.

6 Komente

  1. x
    xhihadistet e saliut dhe te ramed

    takoni shtetasit e shteti islamik

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Mjekra e Rames sa vjen e po rritet. Kur do vije ajo dite ta shohum pa mjeker. Edvin Rama Bektashi… lol

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        C’takime do te besh o i pacipe? Nuk mjaftuan mashtrimet me shtesat e pensioneve, por u desh edhe krijimi i shtetit te horrave mjekeroshe. Dhe paske akoma guximin te na takosh e te na cash bythen?!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Psikopati i Censuron sepse nu perballet dot !

          Ky i Semure mendor , nuk ka kurajon , te perbllet me Shqiptaret dhe kur qit noj Lajm ,dhe dikush i jep Reston si duhet ,due ja mbyllur llapen , i Cesuron menjiher, ky eshte Spurdhjak dhe madje ordinere _ Nuk merr guximin te Replioj /Debatoj sepse i trembet Opiioit kur jaa mbyllin gojen Ehtre mesuar me ata Vemjet e Haleee Medie e TV Hajde pra, qiti Temat ne rrjetet ocile dhe ne e byth debato te shofesh se ush je !

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dursakja

            Rroftë Amerika, sepse po të ishte për politikanët shqiptarë Shqipërisë i kishte dalë uji i Zi. Fakt është sundimi barbar i politikës shqiptare prej 30 vjetësh.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Boll me mashtrime.......

              Ne takimin qe bejne me qytetaret neper lagjet e qyteteve dhe fshatrat njoftohen dhe shkojne patronazhistet dhe dalin ne media si takime me njerezit. Ata ju flasin servileve, socialisteve te mbipunesuar neper zyrat e shtetit dhe aspak qytetareve nevojtare. Mereni konkretisht Erjon Veliaj. Ai del me lopate apo karoce dore ku flet para punonjesve te mirembajtjes dhe gjelberimit apo para punonjesve te firmave te tyre te ndertimit. Atij i jemi drejtuar me shkrim disa here per problemet tona te termetit qe ka 5 vjet pa i zgjidhur, ai nuk te kthen pergjigje. Edhe punonjesit e tij nuk japin pergjigje ose nuk jane kopedent ose cdo gje eshte e centralizuar dhe keta kane vetem celsat e kashtes. Ne popull qarkullon shpreja: Me shume badigarde ka Veliaj se Rama dhe nuk ke mundesi ta takosh se eshte i mbingarkuar me pune qe i reklamon ne media se me punen e tij Tirana na u ktheka ne nje qytet evropian dhe ardhja e turisteve na qenka kontributi i tij se shtoj gjelberimin, ngushtoj rruget dhe mbi te gjitha regulloi pazarin e RI. Atehere ku jane takimet me popullin? Tek keta nuk ka transparece. Pallatet qe ishin per shembje dhe rindertim jane kthyer per riparim. Dhe riparim e quajne ata lyerje nga jashte,sic jane bere disa pallate te tilla ne Tirane, ndersa Pallatet qe kishin nevoje vetem per riparim dhe qe ishin ne pozicione te preferuara u kthyen per prishje. Per te gjitha keto nuk sqarohen qytetaret. Te mos i sqarosh qytetaret per te drejten me jetesore-banesen do te thote censure e diktature ,do thote qe une nuk pyes per qytetaret dhe faktikisht nuk pyesin dhe kur vjen votimi i plotesojne vete, i transportojne vete dhe i numurojne vete. Pra fitorjen edhe kesaj radhe e kane te sigurt.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje