
Dita e sesionit të ri të Kuvendit ishte mjaft e pritur për disa zhvillime. Që në fakt ndodhën përgjithësisht. i vetmi parashikim që nuk u realizua ishte marrja e grupit të PD-së nga Berisha. E kjo solli acarimin e tij, ç’ka reflektohet edhe në fotot, ku Flamur Noka dhe Belind Këlliçi i mbajnë veglat e punës për t’ja ulur nervat.
Padyshim që kalimi i Agron Çelës nga Partia e Lirisë te Partia Socialiste ishte i bujshëm, lëvizje që vjen kjo pak para zgjedhjeve lokale të 14 majit.
LSA ka publikuar fotot ku shihet se Agron Çela është ulur në ulëset e Partisë Socialiste, bashkë me kolegët e tij, mes tyre Paulin Stërkaj apo dhe Denis Deliu.
Kujtojmë se pak ditë më parë Çela pati edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.
Lini një Përgjigje