FOTO/ Lapsusi frojdjan i Flamur Nokës: I ka mbetur ora në 2013-n

17 Janar 2023, 09:23Politika TEMA

 

FOTO/ Lapsusi frojdjan i Flamur Nokës: I ka mbetur ora në 2013-n

Deputeti dhe një nga drejtuesit e Foltores, Flamur Noka, ka bërë një lapsus frojdjan në një postim të tij, që më pas e ka ndryshuar me sugjerimin e të tjerëve apo edhe të vetetë doktorit.

Në postimin në faqen e Facebook-ut për mbledhjen e Berishës me deputetët e tij, Noka shkruante :  Mbledhja e pare e Grupit Parlamentar per Vitin 2013. Sfida te medha na presin perpara.  Fitorja e zgjedhjeve lokale te 14 Majit , Mbrojtja e parlamentarizmit dhe demokracise nga Rama dhe Regjimi i tij. Ti dalim Zot Shqiperise”. Më pas ka redaktuar postin duke e bërë 12-23. Mund të jetë edhe një gabim i thjeshtë gjuhësoar, por ka gjasa që të ishte edhe një lapsus frojdian, pasi 2013, edhe pse PD humbi zgjedhjet, për të është kohë e artë, pasi ka qenë për herë të parë e të fundit Ministër i Brendshëm….

TemA

 

FOTO/ Lapsusi frojdjan i Flamur Nokës: I ka mbetur ora në 2013-n

Lini një Përgjigje