
Ka nisur sërish mes tensioneve, në orën 13:00 mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, pasi deputetët e Rithemelimit penguan zhvillimin e saj në orën 10:00.
Deputetët e Berishës vijuan skenarin e dhunës nëpër ambientet e kryesisë së Kuvendit, duke u përplasur me gardën dhe duke hapur me forcë dyert.
“Të kemi të qartë që kjo është një rrugë pa kthim. S’mund te lejojmë që mazhoranca të na nëpërkëmbë dhe të na poshtërojë. Kjo do të marrë fund”.
Me këtë urdhër nga Gazment Bardhi dhe fjalën e Sali Berishës se “nuk ka më paqe”, deputetët shkuan për t’u futur me forcë në sallën ku ishte planifikuar të zhvillohej mbledhja e Konferencës së Kryetarëve që do të raportonte ministri Ervin Mete për buxhetin e vitit 2024.
Që pas arrestimit të dhëndrit të Sali Berishës dhe marrjes nën hetim të këtij të fundit nga SPAK, Berisha po përdor si mburojë deputetët e grupimit të tij dhe partinë, duke shkaktuar kaos dhe përplasje në Kuvend.
Dhe per nje gje kane te drejte ! Kjo eshte fytyra e opozites se vertete,
Po cfare mburoje ata 4 legena qe i shkojne pas do ta shpetojne ? Kush do ta shpetoje kungulli lushnjes apo bardha apo mond bilbili apo gjonmarkagjini 4 here ka ikur nga PD 6 here ka ardhur apo tritan preshi keta i shkojne pas .