FOTOT: Mbështetësit e Bashës nisin mbledhjen e firmave në Kuvend: Ja nisma që po ndërmarrin dhe negociatat

12 Maj 2022, 14:35Politika TEMA

FOTOT: Mbështetësit e Bashës nisin mbledhjen e firmave në

Teksa Kuvendi sot u shoqërua me debate të ashpra mes demokratëve dhe jo vetëm, deputetët e PD-së kanë përfituar për të mbledhur disa firma për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për vendimet dhe shpalljen e investitorëve strategjik.

LSA ka publikuar disa foto ku shihet se deputetit Gazment Bardhi negocion me kolegët e tij demokratë për të firmosur nismën. Ndërkohë që në fletën e bardhë shihet se janë 6 firma.

Në një kohë që i gjithë fokusi i debatit ka qenë tek emri i Presidentit të ri, deputetët e opozitës, të pozicionuar qartë në krahun e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt kanë nisur mbledhjen e firmave.

Bardhi shihet teksa bisedon me deputetët, Flutura Açka dhe Dashnor Sula. Kujtojmë se dje maxhoranca rrëzoi në Konferencën e Kryetarëve kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni të përhershëm për Investitorët Strategjik.

 

Lini një Përgjigje