FOTOT/ Pas Boris Johnson, edhe Niko Peleshi në Londër me antitank Javelin

24 Korrik 2022, 12:12Politika TEMA

FOTOT/ Pas Boris Johnson, edhe Niko Peleshi në Londër me antitank

Dje u bë virale një video e publikuar nga kryeministri në detyrë i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i cili mori pjesë në një stërvitje trajnimi të trupave ukrainase, nga ana e ushtrisë britanike. Në video shfaqej kryeministri britanik që mbante në krah antitankun e famshëm Javelin, i cili ka rezultuar efektiv në luftën e Ukrainës në neutralizimin e tankeve të famshëm rusë.

Ndërkaq, në Londër, ka qenë këto ditë edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili është takuar me përfaqësues të dy kompanive të njohura të teknologjisë ushtarake Lockeed Martin dhe  “Airbus Helicopters”.  Në fotot që publikohen nga ministria e Mbrojtjes, shfaqet edhe Niko Peleshi që mban në krah një antitank Javelin, për të cilët është folur se do të furnizohet edhe ushtria shqiptare.

Njoftimi i MM

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u takua gjatë vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe me zëvendëspresidentin e kompanisë amerikane “Lockheed Martin” për Europën, z. Jonathan Hoyle. Mes palëve u diskutua rreth projekteve aktuale dhe atyre në vijim që FA ka me firmën prestigjoze të teknologjisë së mbrojtjes “Lockheed Martin”, në veçanti për operacionalitetin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore të Republikës së Shqipërisë, si dhe mirëmbajtjen e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare të vendit.

Gjatë bisedimeve, ministri Peleshi u shpreh se të dy palët duhet të eksplorojnë të gjitha avantazhet, disavantazhet dhe përfitimet nga ky bashkëpunim duke shprehur besim në performancën dhe gjurmët e “Lockheed Martin" deri në zbatimin e plotë të projekteve që kjo firmë ndërmerr.

Një takim të veçantë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilloi edhe me zëvendëspresidentin e kompanisë “Airbus Helicopters” për Europën Juglindore dhe Izraelin, z. Cesar Sanchez Lopes. Bisedimet u fokusuan në problematikat aktuale dhe gjetjen e mekanizmave dhe hapësirave të reja për përmirësimin e procesit të mirëmbajtjes së helikopterëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

 

TemA

12 Komente

  1. H
    Hasoni

    Po ik o Niko futi nja 2 kërnaçka merr vesh ti nga armët, trongull!!

    Përgjigjjuni
    1. Roberto

      Epo nuk mbeti njeri pa provuar o Cone. Lere ta provoje edhe Nikua njehere se nuk u be qameti.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tomi

      Niko Prejleshi minister mbrojtje, o none o none o nonen e ca te kete per zemer mer jahu

      Përgjigjjuni
      1. L
        L

        A po blen javelin niko apo video lojera me javelin?

        Përgjigjjuni
        1. J
          Javelinsi Qorr

          Avash mos u perkul shume Niko se me force propulsive te pordheve te tua ke per te fluturuar ti me gjithe Javelin perpara.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tasi

            Ca ndyresire pe korce eshte ky peleshi mo(prejleshi ne shqip)

            Përgjigjjuni
            1. H
              Halabak- Albanian Culture

              Nuk kane fund idjotet dhe idjotesite, prandaj dergjemi pa shtet edhe pas 30 vjetesh

              Përgjigjjuni
              1. r
                renacaku

                Foto 2 thote gjithcka......... Gjithmone menyra ete qendruarit ose trupit , cic quhet ne mesimet baze te psikologjise mbi kriminalitetein , tregon gjithe te verteten mbi viziten , dhe me gershetimin e vizites kur mbyllen dyert dhe pjestaret ne ballafaqim dypalesh heqin dore nga sloganet e pergjitheshme dhe i neneshtrohen bisdimeve direkte dhe pa doreza ... Kete thote deshifrimi i fotos 2 ......pyten pjestaret e pales sone : Sa jepni ?? Ose te jem me i sjellshem ...se mos u bie ne qafe ....u drejtohen perfaqesuesit e kompanise se famshme Lockheed Martin taneve ....zoterinj , sa $ dispononi per blerje ????? Se ne keto takime me pjestare te kompanise Lokcheed Martin perjashtohet dhuratat ......dhe se tanet nje jete jane mesuar me gratis dhe me dhurata nga pala amerikane kuptohet pergjigja ........lol lol lol

                Përgjigjjuni
                1. r
                  renacaku

                  Foto 2 thote gjithcka......... Gjithmone menyra ete qendruarit ose trupit , cic quhet ne mesimet baze te psikologjise mbi kriminalitetein , tregon gjithe te verteten mbi viziten , dhe me gershetimin e vizites kur mbyllen dyert dhe pjestaret ne ballafaqim dypalesh heqin dore nga sloganet e pergjitheshme dhe i neneshtrohen bisdimeve direkte dhe pa doreza ... Kete thote deshifrimi i fotos 2 ......pyten pjestaret e pales sone : Sa jepni ?? Ose te jem me i sjellshem ...se mos u bie ne qafe ....u drejtohen perfaqesuesit e kompanise se famshme Lockheed Martin taneve ....zoterinj , sa $ dispononi per blerje ????? Se ne keto takime me pjestare te kompanise Lokcheed Martin perjashtohet dhuratat ......dhe se tanet nje jete jane mesuar me gratis dhe me dhurata nga pala amerikane kuptohet pergjigja ........lol lol lol

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arzt

                    Niko Peleshi tall trapin me shqiptaret: 365 mln euro per Javelina qe s'i duhen as dreqit. Dhe s'kemi para per aviona Canadair per te shuar zjarret pastaj...

                    Përgjigjjuni
                    1. i
                      ilir

                      Nikoleta me top?!

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Ministria e KomshiKulturës

                        Ndonjëherë, heshtjen e këtyre armëve inteligjente duhet ta shoqërosh me kitarrë dhe serenata. - Niko Pe Leshi Korrik 2022 Londër.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje