Frrok Çupi: Fatos Nano, model i politikës kundër akteve antinjerëzore

31 Tetor 2025, 15:50Politika TEMA
Frrok Çupi: Fatos Nano, model i politikës kundër akteve

Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë nga jeta pas një beteje me sëmundjen. Lideri histori i PS u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Analisti Frrok Çupi ka shprehur ngushëllimet, ndërsa ka vlerësuar figurën e ish-kryeministrit Nano.

Çupi, tha se Nano ishte politikani që shtroi rrugën që Shqipëria të kishte një politikë moderne e marrëveshjes.

“Është një lajm që nuk do donim ta kishim. Është një model i politikës kundër akteve antinjerëzore. Shqipëria është ndarë nga regjimi i dhunës që erdhi pos regjimit politik, por Nano dha një kontribut të madh për ta kthyer PS në një parti europianiste.

Dha një kontribut për të eliminuar minimin e vendit që kishte shkaktuar PD nën udhëheqje. Shtroi rrugën, pa rrugën e Fatos Nanos Shqipëria nuk do të ishte me një politikë moderne, marrëveshjesh, zhvillimesh. Ai vendosi paqen mes njerëzve. Duhet të mendojmë vetëm 4 vitet në burgjet e Berishës, mendo provokimet ne burgun e Bençës të Tepelenës, apo tentativat ndaj tij që nuk thuhen”, tha ai./abcnews.al/

2 Komente

  1. K
    King D

    Rip.. legjend.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni M.

      Kush humb zgjedhjet ne nje vend demokrat duhet te largohet... fjalet e Tos N. pasi humbi zgjedhjet(2009) dhe u largua perfundimisht nga politika.rip.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje