Frrok Çupi: Ju tregoj konfliktin me Sali Berishën në gazetën “Rilindja Demokratike”

11 Nëntor 2024, 19:29Politika TEMA
Frrok Çupi: Ju tregoj konfliktin me Sali Berishën në

Frrok Çupi foli për konfliktin me ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë kohës që ishte kryeredaktor i gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike”.

“Unë jam larguar i pari nga Partia Demokratike, edhe pse isha një nga themeluesit dhe kryeredaktor i gazetës “Rilindja Demokratike”. Largimin tim e bëra në gusht të vitit 1991, pasi shkrova një artikull ku theksova se Sali Berisha dhe Enver Hoxha ishin të njëjtë. Konflikti im me Berishën kishte nisur për shkak të ndërhyrjeve që ai kërkonte të bënte në gazetë.

Në atë kohë, shtypshkronja funksiononte me plumb, një proces që zgjaste nga mëngjesi deri në mesnatë për të nxjerrë gazetën. Ne kishim ndërtuar një mur të fortë që partia të mos ndërhynte në gazetë dhe Berisha ishte i vetmi që e dinte se po përgatitej për të pasur pushtetin në duart e tij. Ai ka përdorur manipulime të egra për të arritur qëllimet e tij. Për shembull, ai shpalli një “grusht shteti” në Shkollën e Bashkuar, edhe pse nuk ishte e vërtetë.

E bëri këtë për të thënë se “unë, Mao Ce Duni, shpëtova vendin” dhe për të krijuar një aureolë rreth vetes, që njerëzit ta brohorisnin si dikur Enver Hoxhën. Kjo ishte arsyeja pse kërkonte që i gjithë numri i gazetës t’i dedikohej “grushtit të shtetit”. E kundërshtova dhe i thashë se nuk kishte ndodhur asnjë grusht shteti, dhe po të pretendonim ndryshe, do të bënim një dëm të madh, pasi po krijonim një “Parti Demokratike” me metoda të Lindjes së Mesme, që vetëm sa e ulte figurën e demokracisë. Berisha bëri sikur u tërhoq. Ishte ora 3 ose 5 dhe unë shkova për të bërë pushimin e shkurtër, pasi kisha qëndruar shumë orë në redaksi.

Ai kishte hyrë dhe e kishte botuar lajmin e grushtit të shtetit. Kur u ktheva, e gjeta aty. I kujtova se ishim betuar për demokraci, për të mos ndjekur politikën e Enver Hoxhës. Kërkova që ta linte gazetën të pavarur. I kërkova gjithashtu tipografit të hiqte shkrimin e të vazhdonim me përmbajtjen e zakonshme të gazetës, e cila i përkiste lexuesve, jo partisë. Pas 6 muajsh, u pushova nga puna. Raisson, ambasadori amerikan në Shqipëri, kërkoi një takim pas largimit tim.

 U takuam në Dajt, ku Berisha i propozoi Raisson-it të më emëronte ambasador në Uashington ose të më jepte një post tjetër të lartë. Në atë kohë, kishte njerëz që shëtisnin në bulevard dhe unë i thashë: “Më dëgjoni, unë jam i sigurt se këta njerëz do të të bëjnë president”, pavarësisht se sot është kryetar opozite. Nuk e kuptoja sesi mund të më propozonte mua si ambasador dhe nuk e pranova ofertën”, u shpreh Çupi në DritareTV.

15 Komente

  1. B
    Bukurie

    Po Pse o Frrok Nuk pranove ti e meritoje , sepse I I plotsoje te gjitha kriteret per president e Jo me per ambassador sepse per hire te Se vertetes I ke dhene shume Pd , I ke dhene shume Sali Berishes dhe ishit ju dhe vetem ju bashke me Martine Leken e Martinet e tjere qe shpartalluat komunizmin por ama ne krye te PD sollet kryekomunistin dhe sekretarin e parties Se punes mikun e familjes Se Enver Hoxhes zotin Sali Berisha, je njeri I vlersuar Frrok te lexon Lexuesi she te falenderoj shume per keto shkrime dhe analiza dhe ndodhit e shemtuara dhe situatat e renda qe ka Kaluar shqiperia per sa kohe qe Sali Berisha ishte ne pushtet, duke djegur dhe shkaterruar, duke vrare dhe dhe burgosur, duke Varrosur dhe c’varrosur dhe duke Vrare dhe lene Pa varr fare sa e sa shqiptare me ne krye Remzi Hoxhen , Hej Frrok Sala ka bere shume e me shume krime , historia e ka ndeshkuar dhe do ta ta ndeshkoje dhe do te paguaji gjithe te zezat qe I beri kombit , dhe do te mbetet nje dictator komunist dhe democrat. Keto vitet e fundit ke luftuar me pene te forte dhe mendje te kthjellte , ec dhe mos u dorzo se kemi nevoje per per njerez atdhedashes ne kete luft e politike e dite te veshtira qe Po kalojme.

    Përgjigjjuni
    1. z
      z.Frrok Cupi krenari qe te Lexojme..

      I nderuari z. Frrok Cupi je me i nderuari per sa i perkete penes te arte qe ti din te perpiloshe te verteten..... edhe pse ke jetuar midis presionit te penecilines ti ke qendruar i pathyher.... dhe kjo eshte nje merite qe do te ngelesh ne Histori.... ku cdo i ri do te mesoje se si ishte Historia mbas 90.... dhe khs kishte krimineli kucedra qe te ka luftuar ty por ashtu dhe nje popull.... kucedra edhe pse ne Arest shtepi cdo dite ciceron kundra nje populli kundraa nje shteti qe shyqyr Zoti me ndimen e secilit dhe te USA dhe EU po ecim ne nje rruge te drejte ...nje e drejte qe i takon secilit.. Mezi presim shpeshe te Lexojme shkrimet e tu te arta... qe i degjeneron fare keta lepuj qe u bene trima me shpirterat e te tjereve....se vete ju dele tymi nga bytha se here qe dalin ne TV apo ne penxhere..... Ai qe dele ne penxhere .... po ta vini re me kujdesje .... me kujtohet Caucesku i Romanise ne Paraden e fundit qe kishte .... qee i dridhej zeri dhe nuk ja besonte sove Revolucionin qe kishte filluar po ate dite..... eshtu jane dhe shume te tjere... qe ju dridhen leshte e bythes nga Drejtesia e re SPAK qe po i shpartallon nje e nga nje...mezi presim cdo dite kure te ngordhi ndonje nga ata te 90 duke filluar qe nga penecilina....pleher..

      Përgjigjjuni
      1. z
        z.Frrok Cupi krenari qe te Lexojme..

        I nderuari z. Frrok Cupi je me i nderuari per sa i perkete penes te arte qe ti din te perpiloshe te verteten..... edhe pse ke jetuar midis presionit te penecilines ti ke qendruar i pathyher.... dhe kjo eshte nje merite qe do te ngelesh ne Histori.... ku cdo i ri do te mesoje se si ishte Historia mbas 90.... dhe khs kishte krimineli kucedra qe te ka luftuar ty por ashtu dhe nje popull.... kucedra edhe pse ne Arest shtepi cdo dite ciceron kundra nje populli kundraa nje shteti qe shyqyr Zoti me ndimen e secilit dhe te USA dhe EU po ecim ne nje rruge te drejte ...nje e drejte qe i takon secilit.. Mezi presim shpeshe te Lexojme shkrimet e tu te arta... qe i degjeneron fare keta lepuj qe u bene trima me shpirterat e te tjereve....se vete ju dele tymi nga bytha se here qe dalin ne TV apo ne penxhere..... Ai qe dele ne penxhere .... po ta vini re me kujdesje .... me kujtohet Caucesku i Romanise ne Paraden e fundit qe kishte .... qee i dridhej zeri dhe nuk ja besonte sove Revolucionin qe kishte filluar po ate dite..... eshtu jane dhe shume te tjere... qe ju dridhen leshte e bythes nga Drejtesia e re SPAK qe po i shpartallon nje e nga nje...mezi presim cdo dite kure te ngordhi ndonje nga ata te 90 duke filluar qe nga penecilina....pleher..

        Përgjigjjuni
        1. A
          Amerikani

          Frrok , e Kemi degjuar qe ne ato dite , Po ne nje version tjeter , Jo tamem keshtu . Po c'rendesi ka kjo , sepse thelbi eshte Po ai : ne Shqiperi , ne skenen politike Po vinte nje Enver I ri .... Dhe te gjithe ne qelluam te verber dhe te shurdher . Tani , mire Ben qe thua , eshte teper vone , sepse , sec eshte bere Berisha , e ka marre vesh dhe bufi , pervec taborrit berishist . Vec verberia dhe shurdheria jone vazhdon , Ani pse berishizmi Po pjelle Berishe te rinj...

          Përgjigjjuni
          1. T
            TIRONA

            Frok Cupi te pershendes!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Murgu

              O Frrok, a e di se ç'thu bre: " Rilindja Demokratike" e para gazetë opozitare. Po qe opozitare, nuk ka si të jetë e pavarur. Unë, si i shkollës së vjetër, si ti, di se masmedia, gazetat, revistat, filmat, letërsia, etj nuk ka mundësi të jetë e pavarur, ato pasqyrojnë botkuptimin e çdo editorialisti, gazetari, shkrimtari, kineasti etj. Asgjë nuk vjen nga asgjëja nga boshllëku botëkuptimor, madje as shkrimet e shenjta, që duket se janë krijuar për të gjithë. Respekte zoti Çupi, për penën, jo për paanësinë.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Real

                Frrok ti je je vemje e pushteteve. Ishe nje spiju i diktatures, per gazetari kishe dhene prova se ishe me pare ne gazeten Zeri i Popullit. Sa per raportin me Nongratan sa ishe ne RD ishe je bythelepires i Berishes,ti dhe pronari i kesaj fletushke Mero gel Baze. Tashti u bete trima te gjithe, tashti qe amerika e shpalli nongrata, se te ishte per ju do ishit duke i bere akoma gojore.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Populli

                  Kënaqësi të lexosh shkrimet e tua, një penë e holle

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zina sallaksja me gop te voçkel

                    Ti Frok ke gjynahet e tua ne ngjitjen e Sales ne pushtet? Ti e dije qe ishte komunisr, qe ishte mik ( sherbetor) i fam Hoxha, qe kish qene spiun i UDB, spiun i sigurimit dhe kish denancuar ne gjyq shoket qe çoku flisnin ndonje fjale kunder regjimit E mgjth kete ju e mbeshtetet dhe e ndihmuat te behej president??? Kete kriminel??? Prandaj te ben mire qe te kerkosh falje shqiparve???

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Brita

                      Po ashtu eshte por ama eshte nje luftetar i forte me penen e Tije shpate per shpartallimin e Berishes keshtu qe I ka ka percyer te gjitha pritshmerit e Tija si burre I mencur i ketij vendi te sakatosur nga politika e keqe .

                      Përgjigjjuni
                    2. l
                      labi doktori

                      Mire ore frok si burre mirdite qe je ,ti ja thoshje ne ate kohe sic benin mirditoret ne kohen e komunizmit dhe u dergjen burgjeve.Mos na u beni si kalocet ,kryeprokurori lamaj e shume te tjere qe na tregojne peralla per femijet e kopshtit .Saliu si pinjoll i denje i komunizmit nuk mund te binte tjeter ryme se aq e kishte kulturen qytetare ,demokratike .Te djathten e thememoi komunisti dhe ashtu vazhdoi per pasurimin e familjes se tij me te gjitha hallkat.Ai ,saliu iku dhe me larg se nga komunist nuk ngeli i varfer sic vdiqen komunistet .por u kkthye ne kapitalisti me i madh ne shqiperi

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dursakja

                        Nuk jam dakord me këtë se ne të gjithë qëlluam të verbër e të shurdhër. Nuk është e vërtetë ju u bëtë të verbër dhe të shurdhër se ju pëlqyen premtimet që bëri Sali Ujku për veriorët, për rrëmbimin e pronave në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut. Kështu tha dhe kështu bëri, kjo nuk ishte gjë tjetër veçse një thikë mbi shpinë për Shqipëri në e së nesërmes. Kjo thikë u bë shkak për përhapjen e gjakmarrjes nga veriu në jug dhe për kthimin e shtetit në një shtet mafioz. Këtu filloi tatëpjeta, bandat hajdute pranë tij u kthyen në leva për të dhe ai u bë i gjithë pushtetshëm. Vidh e vrit, shpronëso pronarin dhe jepja anëtarit të bandës këto më saktë i shpreh dhe Izet Haxhia me vërtetësinë më superiore. Pastaj me firmat piramidale, kur përfunduan ato ku shkuan paratë e popullit përsëri të verbër dhe të shurdhët ishit, po me gërdecin që e pësuan më shumë të ardhurit nga veriu,përsëri ju kishte zënë gjumi i vdekjes. Mos flisni dhe veproni si burracake, por thoni të vërtetën se vetëm ajo ju bën të lirë. Thoni u mashtruam nga premtimi dhe se na u duk i dobishëm për vete dhe nuk menduam më gjatë, kjo do të ishte e ndershme. Tani gjërat dolën në shesh, dielli nuk mbulohet me shohë. Turp për ata që i shërbyen se janë pjesë e krimit kombëtar. Ajo që shkatërrohet për një ditë do dekada në mos shekuj për t'u ndrequr. Lavdi njërëzve fisnikë që luftuan për këtë vend!

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Toni

                          Na trego pak si te beri drejtor te madh Saliu I dyte...8 vjet.. pa lere heroin.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pensionisti i Porcelanit

                            Ne asnje vend te botes nuk ka shtyp te pavarur, aq me pak nje gazete partiake si RD-ja.

                            Përgjigjjuni
                            1. Amerikani

                              Durrsake , ke shumeeee te drejte ...! Autori i ketyre rradheve , ne mbreterimin e S. Berishes , nuk shkoi me shume se nje inspektor ne drejtorine e arsimit ku , se bashku me nje grup kolegesh , mesues te vertete , tentuam futjen e shkolles ne shtratin e vete natyral ... Qe prej Tetor -nentorit te vitit 91 , si dhe shume miq te mi , poete dhe publiciste , Kam botuar ne shfypin lokal dhe ate qendror duke mbeshtetur forte ndryshimin ... Dhe , ashtu mjergullt , Jo shume qarte ( te jemi te sinqerte ) , ne Njerezit e uritur , e zhuritur par hapsire dhe liri , ne Njerezit qe kishim varrosur ne baltera e humbetira rinine ... E ndienim , e shikonim shfaqjen ne horizont te nje Terri tjeter ... Dhe , perseri , e pame veten te pakte , te pafuqishem perballe nates berishiane ... Sigurisht " Durrssakja " ka shume te drejte , sepse gjeneratat paraardhese , sado falje te kerkojne , nuk largohen dot nga kjo Bote pa barren e fajeve mbi shpine . Vec Ajo (gjenerata e vjeter ) nuk e harron porosine ne prologun e jetes se saj : Kujdes ! Modeli berishisto-komunist ( Po aq I eger , Ani pse I veshur me petka firmato ...) eshte shume pjellor ... Dhe humusi ku harliset , gjejeni vete kush eshte . Le te shpresojme , o Duurresake , se gjenerata juaj sycelet , Po I shikon permasat e nje Berishe te ri , si Po zgjaten ... Kembanat Ka kohe bien ....

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje