Nga Ylli Pata
Deri në janar, madje deri në zgjedhjet e majit, sipas të gjitha gjasave, spin doktorët e Sali Berishës, do të rrahin në publik tezën e heqjes së Non Grata-s nga administrate Trump.
Një tezë, me të gjitha mundësitë e kotë, por edhe sikur të përmbyset bota dhe të ndodhë, ajo nuk favorizon opozitën, përveçse rrit peshën e doktorit brenda opozitës.
Nuk ka asnjë gjasë që pëlqimi për Sali Berishën të shkojë nga 70% negativ, në mbi 50% pozitiv brenda një kohe të shkurtër. Sepse perceptimi publik ndaj punës së bërë nga Sali Berisha si politikan, si President, si Kryeministër 2 herë dhe si lider i opozitës, nuk ka lidhje me sanksionin e Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj tij.
Pasi pikërisht prej këtij perceptimi Sali Berisha dha dorëheqjen në vitin 2013 e deklaroi se largohet përfundimisht nga politika udhëheqëse e opozitës shqiptare. Me fabulën e largimit të tij, është ndërtuar e gjithë fabula e spin doktorëve të opozitës shqiptare deri në majin e vitit 2021.
Ata thonin papushim se pse e sulmoni Berishën, ai nuk ka funksione, nuk ka fuqi, nuk ka pushtet. Gjë që nuk ishte e vërtetë, pasi fuqia politike e doktorit nuk ka rënë asnjë moment pas dorëheqjes së tij me fjalë.
Non Grata amerikane, e më pas ajo britanike, erdhi në publikun shqiptar si një shans, si një mundësi politike për opozitën shqiptare.
Shpallja Non Grata e Berishës, i hoqi mazhorancës së sotme një kauzë, një alibi politike, apo një zhvillim real që ka krijuar këtë mazhorancë të madhe kundër tij.
Shpallja Non Grata e Berishës ju dha mundësi opozitës për të krijuar një aleancë dhe koalicion me zgjedhësit, se tani duhet të krjojnë një fabul politike, një etnitet politik, një program e më në fund një lidership të ri që të dalin para shqiptarëve si alternativë politike.
Por fatkeqësisht, një grup i madh i politikanëve pranë opozitës e keqpërdorën këtë mundësi, duke tentuar që ta përdornin Sali Berishën si trampolinë politike. Dhe zhgënjimet vijuan me evekt domino, ku i fundit ishte deputeti Asllan Dogjani, që u mërzit që për të disatën herë ai nuk u përfill si përfaqësues në komunitetin opozitar të Kamzës.
Por përveç zhgënjimit të Dogjanit apo të tjerëve, çështja këtu është politike, jo rast i mërzitjes në lidhje me sistemimin në punë të ca deputetëve. Opozita nuk është kjo, por Berisha harxhoi mjaft burime për ta bërë të tillë.
Pjesa më e madhe e elitës politike të opozitës nuk ka edhe sot një vision politik të një opozite pa Sali Berishën. Ka natyrisht Dashamir Shehi, ka Agron Duka, ka Lulzim Basha, Alibeaj e të tjerë, por asnjeri nuk ka tani një vizion për të ndërtuar një superstrukturë politike që ta fusë në votimin e të gjithë anëtarëve apo mbështetësve opozitarë.
Sepse secili ka pasur dhe ka hallin e sistemimit të tij politik dhe rrogëtar. Por opozita është këtu nuk ikën, ajo gjithmonë kërkon një lider, kërkon një ide e program, pa Sali Berishën. Dhe këtë e ka treguar edhe me votë pas shpalljes Non Grata. Votë e cila edhe po u hoq, që s’mendohet, do të shtohet edhe më shumë…
Saliu , ka rrënjë të gjëra , të thella dhe të forta sepse i ka në badallallëkun e shqiptarëve.Ai e njeh shumë mirë atë ,sikurse edhe dobësi të tjera të natyrës njerëzore , ku vendin kryesor e mban urrejtja.Prandaj del e shpërndan çdo ditë atë në mjedisin shqiptar për të mos i lënë mendjet e njerëzve të kthjellohen e të gjykojnë pastër e në qetësi.Arma e tij e vetme ,për ta bërë këtë është aftësia ,por edhe paturpësia , për të ndërtuar akuza skizofrenike të përbindshme mashtruese për cilindo që ai ve në shënjestër. Ata që ka rrotull jo vetëm që nuk janë në gjendje t’i kundërvihen por përkundrazi hyjnë në garë me njëri tjetrin se kush do t’i shërbejë më shumë në donkishotizmat e tij të përjetshme , për të përfituar diçka për veten e tyre.Me “nongratën” Saliu është si njeriu i rënë në mes të detit që kapet pas çdo gjëje që i del përpara për të qëndruar sa më gjatë mbi ujë, kështu që ai nuk mund ta lerë rastin e zgjedhjes së Tramp president si një mundësi “ komode” për tu mbajtur edhe për ca kohë në pritje të një mundësie tjetër.
Opozita është këtu nuk ikën, shkruan gazetari Pata, ajo gjithmonë kërkon një lider, kërkon një ide e program, pa Sali Berishën. Nje pyetje kam une: di gje ti gazetar se kush ia dha vulen, flamurin dhe seline e Partise Demokratike ne menyren me antikushtetuese, birit dhe dhenderrit te Serbise, kreut te agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit Salih Vuk Berishes?! Nese e di, pyete Gjykaten e Apelit te Shqiperise:"Cfare te beje Berisha me vulen, flamurin dhe seline e Opozites Demokratike, te heshte, t'ia kepuse gjumit, apo te luaje domino ne tarracen e pallatit? Se dyti, a ka burre nene dhe kelysh kurve ne Shqiperi qe te guxoje t'ia marre seline, flamurin dhe vulen e Opozites Demokratike qe Gjykata e Apelit te Shqiperise ia dha perbindeshit te Vicidolit ?!
ME FITOREN E TRUMP FITOJNE VETEM SHQIPTARET DHE JO VLLEHU RAME APO SERBOBOSHNJAKU BERISHE. KAQ E QARTE ESHTE...