Frrok Çupi : Korrupsioni i qeverisë së shkuar është mbrojtur me gjak, janë djegur njerëz në Gërdec për pasurim të familjes! SHBA nuk do të lejojë grupin Berisha të qeverisë

6 Tetor 2022, 14:00Politika TemA

Frrok Çupi : Korrupsioni i qeverisë së shkuar është

Analisti Frrok Çupi ka folur në MCN Live në lidhje me situatën politike dhe aktuale në vend. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse fitojnë Berisha-Meta, Çupi tha se SHBA nuk mund të lejojë grupin Berisha të jetë një grupim qeverisës.

“Perveç disa fukarenjve që i ndjekin, të gjithë të tjerët janë të korruptuar. SHBA si paqeruajtësi i botës moderne nuk e lejon Berishës të marrë një grupim për të qeverisur. Kjo është demokratike, ajo që po bën SHBA. \

Sa kohë që dikush nuk bën pjesë në vlerën, kombëtare, demokratike, të së drejtës, të mos vjedhjes, nuk pranohet në sistemin e demokracisë. Berisha është më i korruptuari në politikë, në nivelin e lartë. Si mund të mendohet që këtë njeri do vendosë Shqipëria në krye të saj?!”, u shpreh analisti Çupi.

Analisti e konsideroi korrupsionin e qeverisë së shkuar më të rrezikshme se atë të kabinetit aktual, pasi sipas dikur korrupsioni mbrohej me gjak nga qeveria, ndërsa tani lëshohen provat dhe personat e akuzuar.

“Nuk mendoj se duhet të ketë qeveri të fortë dhe opozitë të fortë. Është e domosdoshme të ketë një opozitë të dobishme, por nuk e kemi. Mazhoranca dhe qeveria padyshim që kanë korrupsion. Për mua për të dalluar ku është korrupsioni më i madh dhe i rrezikshëm, bëhen dy pyetje. Qeveria e kaluar kishte po aq fonde, po kaq potencë, sa ka kjo qeveri. Çfarë trashëgojmë nga qeveria që kaloi?

Trashëgojmë banalitet, fshatra të rrënuara dhe parashikojmë një tortë 500 metra katrorë që u bë gaz i botës për Shqipërinë. Korrupsioni i qeverisë së shkuar është mbrojtur me gjak nga vet qeveria. Janë vrarë demonstrues, janë djegur njerëz në Gërdec për pasurim të familjes, dhe ajo qeveri asnjëherë s’e ka ndëshkuar korrupsionin.

Qeveritë nuk maten me sa korrupsion ka, por si luftohet korrupsioni. Ku do vejë mazhoranca e tanishme, që s’ka një opozitë, ky është një problem i madh. Një qeverisje që korruptohet dhe nuk lëshon asnjë fakt dhe provë është kriminalja. Një qeverisje tjetër që i thotë zyrtarët e korruptuar, tendencën e ka për ta luftuar korrupsionin.

SHBA kanë vendosur në krye të listët atë që thotë se është kryetari i opozitës sot. Po presim të kthehen paratë në buxhetin e shtetit. Ne duhet të jemi në alarm për pasuritë që nuk mund t’i tërheqim. Pasuritë në offshore me ndihmën e SHBA-ve mund t’i tërheqim. Njerëzit presin t’u kthehet pasuria. Njerëzit s’kanë ndonjë dëshirë të madhe për t’i parë në burg këta të dy”, deklaroi në fjalën e tij Frrok Çupi.

 

4 Komente

  1. D
    Dante

    Frrok Spiuni. Prap flet ti. Edhe neper Tirane vjen verdalle me nje smar te vogel qe ben tym me shume se nje autobuz i shkodres i kohes se monizmit. Ehhhh, pikerisht. Koha qe te pelqen ty Frrok. Ehhh.. ajo kohe. Sa kujtime te bukura te sjell. Kur punoje gazetar te zeri i popullit dhe spiunoje ne sigurim te shtetit shoket e tu, koleget e tu. Sa te madhe e kishe ziline frrok. Aq te madhe sa te hante perbrenda dhe te bluante ate pak shpirt njeriu qe cdo qenie njerezore e ka si nivel baze kur lind. Ehh mor frrok. Sic ndot sot rruget e qytetit dhe mediat ku flet, ashtu ndosje dinjitetin njerezor. Spiuni i sigurimit frrok . Do mbetesh spiun.

    1. A
      Anisa patronazhistja

      O SPIUN ME PATENTE OR VIKTIME QE KE HARRUAR TE VDESESH

      1. T
        Tirana

        I nderuar Frrok Cupi, Derrat si Dante e Anisa kane vetem nje kulture, ate te plehrave. Pak jane, por ndotin shume, cdo gje qe u del perpara.

        1. t
          the truth

          Disa njerez kane frike nga e verteta, prandaj ju shajne Z. Cupi.

          Lini një Përgjigje