Zbythja para Alibeajt, Sali Berisha i fut "mik" Fatmir Mediun pas dështimit të takimit në një nga hotelet e Tiranës

6 Tetor 2022, 12:01Politika TEMA

Zbythja para Alibeajt, Sali Berisha i fut "mik" Fatmir Mediun pas

Një javë më parë, në një nga hotelet në kryeqytet ku organizohen kryesish aktivitete politike, bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Territoriale, Dhurata Çupi, nga grupimi i Alibeajt, u takua me Oerd Bylykbashin dhe Ylli Asllanin, nga grupimi i Sali Berishës, të cilët janë marrë me hartimin e një drafti për reformën territoriale. 

Qëllimi i takimit ishte që dy grupet brenda Partisë Demokratike që kanë bërë secili nga një draft për reformën territoriale të punonin për të shkuar në Kuvend me një draft të përbashkët. Por, për shkak të qëndrimeve të mbajtura nga të dyja palët, një javë më parë nuk pati një dakordësi.

Burimet bëjnë me dije se mosdakordësitë nuk lidheshin me draftet, por me faktin se kush do të ishin propozuesit e draftit në Kuvend. Kjo bëri që mbledhja e një jave më parë të mos prodhonte një marrëveshje. 

Por dje, Sali Berisha i shtriu dorën edhe pjesës tjetër të deputetëve të PD-së, që pikërisht dje depozituan draftin e tyre me 94 bashki që të ulen për të bashkërenduar me një dokument.

“Sot (dje) dëgjoj që një grup deputetësh të po kësaj partie, në mënyrë të pavarur, kanë dorëzuar një draft me 94 bashki. Unë mendoj se ky draft i dorëzuar dhe ky që është përgatitur këtu dhe është më i thelluar në çdo aspekt, le të ulemi bashkërisht dhe të arrihet në një draft të PD-së, i cili të përfaqësojë interesat më të mira të qytetarëve shqiptarë.

Pra, nuk ka asnjë gjë, edhe një deputet i vetëm mund të paraqesë qoftë ligj, projekt apo reformë, kështu që ulja me ta në komisione dhe jashtë komisioneve, dhe gjetja e një ujdie për një projekt që ta mbështesin të gjithë deputetët e opozitës, mendoj se duhet të diskutohet edhe me partitë aleate në parlament, duhet të diskutohet me Partinë e Lirisë, duhet të diskutohet me të gjitha partitë opozitare, Partinë për Drejtësi-Integritet, Partinë Republikane, Partinë e të drejtave të njeriut, Partinë Agrare Ambientaliste.

Me të gjithë këta duhet të diskutojmë në komision në mënyrë që të krijojmë një mbështetje pano opozitare e të gjithë opozitës. Një projekt shumë i rëndësishëm ky. Natyrisht, ne kurrë nuk bëhemi pjesë e një loje të qeverisë dhe as të pazareve me të. Ne e kemi publik projektin. Projekti shpreh interesat më të mira. Nuk besoj se Edi Rama është serioz në çështjen e reformës. Nuk ndodh. Gënjen. Pavarësisht nga kjo, mendoj se ishte në detyrimin tonë, në seriozitetin tonë që të paraqesim gati një projekt më të mirin që ne e gjykojmë”, tha Berisha.

Por duke qenë se grupimi i Alibeajt ka refuzuar Berishën, ky i fundit ka hedhur në lojë Fatmir Mediun.

Raportohet se Mediu ka nisur një lëvizje për të krijuar përfaqësi nga të dy kampet brenda opozitës që të shërbejë jo vetëm për draftin final për ndarjen territoriale por që të nisin dialogun që në zgjedhjet e ardhshme lokale opozita të dalë me një kandidat të përbashkët në të gjitha bashkitë.

12 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    Fatmir Mediu eshte ambasadori shetites i kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Berisha si ne Kuvbendin e Shqiperise, ashtu edhe ne Moske e Washington; i ka lidhur perjetesisht gjaku i derdhur ne Gerdec.

    1. D
      Dakord

      Pa me te voglin diskutim i ka lidhur perjetesisht gjaku i gerdecit. Kane te njejtin hall.

    2. S
      Spak

      Shikoni "Mediu mik"! PD-ja jone ku eshte katandisur!

      1. H
        Himarioti

        Ky Alibeu apo si e ka, është pinjoll i Berishës. Nëse do të kishte pushtet sa Berisha, do të ishte po aq i rrezikshëm, ndoshta edhe më i rrezikshëm se Berisha. PD duhet shkrirë e gjitha, nga i pari deri tek i fundit. Ata kriminelë po e mbajnë narcistin Rama në pushtet.

        1. k
          koli

          Berisha ben gabim te rende qe merret me kete grup individesh pa votues...le ta marrin dhe Kim ne grup dhe te qerrohen nga PD se nuk sjellin prurje votuesish...

          1. T
            Trapi

            Koli mos e fshi bythen me gjethe fiku....

          2. Y
            Ylli

            Deshira e madhe rilindjote per te pare Alibeun si Bashen, pra si ate qe u lodhen duke thene se "fle gjume"! Por harrojne se Basha edhe i gjente ca njerez per nje takim, kurse ky Alibeu nuk mbledh dot as 5 komshinj qe te filmoje nje salle.

            1. D
              Deni

              (Ju qifsha rracen ) thone brezat e sotem....!

              1. U
                Ura

                Ylli dum baben jaman oylli dum baben.yt koqe me leng avdalli.

                1. E
                  Eni

                  Kot lodheni..ata e kane bisnes...nuk ja ndjen per pushtet......te gjithe jane bisnesmene e marin tendera....

                  1. k
                    koli

                    Mero, je nje ham ham i Rames.Po ta kishe gruan te bukur dhe te ta kerkonte Edi dio ja kishe dhene.

                    1. T
                      Tironci

                      Fundrrina, mafiozi, krimineli F. Mediu do jete sherbetor i perjetshem i Kryemafiozit Sali Berisha. Ndjej keqardhje vetem per D. Shehin.

                      Lini një Përgjigje