"Dihet se kush e ka shumicën në PD", Andi Bushati: Gjykata po sillet në mënyrë skandaloze

5 Tetor 2022, 20:40Politika TEMA

"Dihet se kush e ka shumicën në PD", Andi Bushati: Gjykata

Analisti Andi Bushati thotë se çdo shqiptar e di se kush e ka shumicën në Partinë Demokratike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati u shpreh se gjykata po sillet në mënyrë skandaloze dhe shtoi se drejtësia po përdoret si mashë nga kryeministri Edi Rama, për të mbajtur opozitën e përçarë.

“Gjykata po sillet në mënyrë skandaloze. Unë kam thënë që strategjia e Edi Ramës do jetë të mos e zgjidhë, por t’i çojë gjykatat që të mbajë Partinë Demokratike në konflikt. Po e arrin këtë. S’ka shqiptar që nuk e di, përveç drejtësisë tonë, se kush është sot shumicë në Partinë Demokratike.

Drejtësia po shërben si mashë për të mbajtur opozitën të përçarë. Ana tjetër është e vetë demokratëve. Konfliktet brenda partive nuk zgjidhen në mënyrë ligjore, por zgjidhen në mënyrë politike”, theksoi ai.

Në datën 3 nëntor, Gjykata e Apelit do të gjykojë ankimin e Partisë Demokratike që kërkon regjistrimin si të bashkuara në një vendim, ndryshimet statutore të korrikut 2021 dhe të dhjetorit 2021.

Ankimi i Alibeajt kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për regjistrimin e statutit të Berishës, ende nuk ka një datë shqyrtimi.

6 Komente

  1. P
    Populli

    Po Bushat, ke te drejte: shumica sot ne vendin tone jane non-gtrata. Perfshi ty. Por ne konkluzionin tjeter, zor se ke te drejte: konfliktet midis krimineleve, zgjidhen brenda gjirit te krimineleve, jo nga shteti ????? Ke marre fund Bushat: te udheheqin cmira dhe kompleksi i inferoritetit, jo parimet e gazetarise.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapi

      O Andi or karagjoz. Gjykata nuk merret me popullaritet dhe politike. Ajo po shqyrton nje problem konkret. Me llafe Sali Berisha eshte President i SHBA. Po te pyesesh ty dhe maloket kjo eshte e vertete.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Buda

        Andush Bushatlliu nuk e kupton se Sali Berisha ne krye te PD-se i jep Edi Rames mandatin e katert dhe i hap rrugen drejt Presidences per 10 vjet te tjera.

        Përgjigjjuni
      2. q
        qytetat

        Fotografi qe thote shume .

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hajde are te te tregoj babain

          Trapi Populli, duhet thene qe vendimi i Gjykates se Apelit duhet dhene brenda vitit 3022 e mbyllet ky kapitull.

          Përgjigjjuni
          1. c
            cipini

            O bir i kurves se bllokut, o sperme e degjeneruar e gjyshit, kriminelit Hysni.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje