Ilir Meta punësime me pagesë në Presidencë? Emëroi në poste kyçe persona që hodhën para në arkën e LSI-së

5 Tetor 2022, 19:39Politika TEMA

Ilir Meta punësime me pagesë në Presidencë? Emëroi

Të tjera fakte mbi përdorimin e pushtetit nga Ilir Meta për interesa partiake dhe private, sistemoi në institucionin publik donatorët e LSI-së në fushatën e zgjedhjeve të 2017  

Shqiptarja.com sjell të dhëna që ngrenë dyshime serioze për një tjetër skemë klienteliste dhe korruptive të Ilir Metës me punësimet në Presidencë, gjatë mandatit të presidencial 2017-2022. Persona që kanë hedhur para për të mbushur arkën e LSI-së gjatë kohës kur drejtohej ende nga Ilir Meta, janë punësuar më pas nga ky i fundit në Presidencë pas zgjedhjes nga Kuvendi në krye të shtetit. 

Ky dokument zyrtar tregon se znj. Sara Lleshi, ka paguar rreth 1.4 mijë USD për fushatën e LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, fushatë që është drejtuar nga Ilir Meta. Më pas, Meta shpërblen Sara Lleshin duket e emëruar në Presidencë, në pozicionin e ndihmëses së Ilir Metës, me pagë mujore rreth 1.4 mijë USD në muaj. 

Majlind Lazimi, kushëri i Monika Kryemadhit, ka derdhur rreth 1 mijë USD në arkën e LSI-së për zgjedhjet e qershorit 2017. Lazimi, i lakuar për abuzime kur ishte drejtor i ‘Postës, u emërua nga Meta si këshilltar në Presidencë. Meta emëroi këshilltar për sigurinë edhe Bahri Shqirin, i cili figuron gjithashtu në listën e donatorëve të LSI-së. 

Në fund të muajit korrik 2017, një javë pasi hyri në Presidencë, Ilir Meta emëroi Alqi Bllakon si Sekretar të Përgjithshëm të Presidencës, edhe pse më pas, kur Bllako iu bashkua PS-së, Meta e akuzoi për historinë e inceneratorëve. 

Bllako, ashtu si Sara Lleshi, rezulton në listën e donatorëve të LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017. Edmond Panariti ka kontribuar me rreth 1.5 mijë USD në arkën e LSI-së, në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Në vitin 2020, Meta emëroi Panaritin drejtor kabineti në Presidencë. 

Emërime të kësaj natyre konfirmojmë edhe një herë përdorimin në vijimësi të Ilir Metës për interesa familjare dhe partiake, arsye për të cilën aleati i tij, Sali Berisha, u shpall non gara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 19 qershor të vitit 2021. 

Në 21 nëntor të vitit 2013, kunati i Ilir Metës, Drini Kryemadhi, u emërua në kompaninë e kolaudimit të makinave SGS, si inxhinier mekanik, por me pagë më të madhe se sa CEO i SGS-së.  Drini Kryemadhi ka marrë rreth 360 mijë USD nga kompania e kolaudimit SGS, në formë pagash, gjatë periudhës 2013-2020, dhe një shpërblim me vlerë 30 mijë USD, ndërsa dyshohet se nuk ka shkuar fare në punë. 

Një pjesë të parave, Drini Kryemadhi ia ka kaluar LSI-së dhe Monikës. Ka dyshime të forta se SGS-ja i ka dhënë paratë Drini Kryemadhit në këmbim të heshtjes së Ministrisë së Transporteve që kontrollohej nga Meta, për moszbatimin e kontratës sa i takon investimeve në pikat e kolaudimit të automjeteve. SPKA ka regjistrua në procedim penal për këtë çështje dhe po vijon hetimet.

10 Komente

  1. I
    Iken iliri del monika

    Mos flisni kot per ilirin e monikes se ka qendruar 2 ore ambasadorja me kete budalla

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prec Doda

      Ambasadorja beri detyren, thirri te gjithe kryetaret e Partive. Ilir Meta zyrtarisht i rregjistruar Kryetar Partie. Ambasadorja e kerkon ta shikoje te pjekur Ilir meten, ne burg.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kashi

        jo si ben likja keto gjera

        Përgjigjjuni
      2. l
        la te huaj pa i shitur Pashaporten Shqiptare ky

        Disa terrorista te kerkuar Nderkombetarisht indiane pakistaneze ,sirian ,ikakian ,grek etj . ky maskara thon eshte ai qe porosiste vrasjet me pagese sepse ishte i lidhur me krimin

        Përgjigjjuni
        1. x
          xha Kasëmi nga Çepani

          Ja i nxoret keto te dhena ,e pastaj, kujt i plasi se i nxoret keto te dhena ?!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqipëtar!

            Këto janë “thërmija” (si thonë gojët e liga) krahasuar me zhvatjen e bërë periodikisht nga “1200_shi” para se të formonte lëvizia socialiste për interes (shkurt LSI) e në vazhdim…. ndërrimi i “qimes” nuk ka ndryshar thelbin e misionit, thjesht, është mjet për të humbur “gjurmët” etjj. Ndjesë për modestinë…..një filëm me subjekt personazhet që përmend shkrimi, do kalonte edhe filmat e Hollywood_it….

            Përgjigjjuni
            1. Çekiçi

              Ilir Mutaj nji idiot i ndyrë nji hajn nji shperdorues i shtetit shqiptar nji spiun i regjur e mëriton burgun e REÇIT Ne REÇ ta bëjnë nji parti politike më Sali Karagjiqin

              Përgjigjjuni
              1. s
                shpiragu

                Te gjithe shqiptaret e dine kush eshte dhe cfar ka bere Ilir Metaj ne keto 30 vjete ,te gjitha te kqiat e mundeshme ne interes te familjes tij.Duhet theksuar se sjellja e ti ne presidenc eshte skandaloze dhe e pa shembullt .Vetem shikoni keshilltaret e tij dhe bindeni se perse e beri camur presidencen.Tani ne krye te P L eshte ai dhe te pa aftet e presidences, lereni te punoj se paska mare persiper LUFTEN kunder mafies NDERKOMBETARE .Eh ishkreti donkishiot sa zili do e kishte Shkelqesin e tij zotin ILIR METAJ ............

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shpiragu

                  Te gjithe shqiptaret e dine kush eshte dhe cfar ka bere Ilir Metaj ne keto 30 vjete ,te gjitha te kqiat e mundeshme ne interes te familjes tij.Duhet theksuar se sjellja e ti ne presidenc eshte skandaloze dhe e pa shembullt .Vetem shikoni keshilltaret e tij dhe bindeni se perse e beri camur presidencen.Tani ne krye te P L eshte ai dhe te pa aftet e presidences, lereni te punoj se paska mare persiper LUFTEN kunder mafies NDERKOMBETARE .Eh ishkreti donkishiot sa zili do e kishte Shkelqesin e tij zotin ILIR METAJ ............

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Salih

                    Te gjithe, mender presidentet tane, kane punesuar ata qè I ka dashur qejfi. Edhe ky qè eshte sot, ka mare ata qè i ka si eshte vete...nuk po bej krahasime.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje