
Dashamir Shehu tregoi në Euronews Albania se takimi me Berishën dhe aleatët është kryer ditën e hënë në një zyrë të Kuvendit.
Në shumicën e propozimeve ata bien dakord, por ka disa pika, thotë Shehu, të cilat duhen sqaruar.
Në këndvështrimin e tij primaret s’janë zgjidhje, por kandidati duhet të zgjidhet me sondazh.
“Primaret le t’i bëjë PD-ja për njerëzit e vet. Ne nuk bëjmë të gjithë primare, apo të bëjmë të githë primare bashkarisht dhe të bëhet një lëmsh i madh,” – u shpreh Shehi, që sipas tij ideja e sondazhit i relativizon partitë dhe ja delegon qytetarëve këtë punë.
Kreu i LZHK-së tha se Berisha e ka pranuar këtë propozim, por fillimisht PD duhet të zgjidhë hallet e veta.
He o Dash Shehu, rënja e diktaturës paska qënë për ty dhe tipat si ti, qylaxhi, mashtrues, i pamoral, antishqiptar. I kalove 32 vjet me bla-bla-bla, duke rejpur popullin, pa të thënë njeri "puna e mbarë".