Basha dhe Bardhi u vendosnin gjoba oligarkëve? Balliu Junior: Kjo dihej nga të gjithë, por nuk flisnim atëhere se ashtu ishte puna

5 Tetor 2022, 22:00Politika TEMA

Basha dhe Bardhi u vendosnin gjoba oligarkëve? Balliu Junior: Kjo dihej nga

Shefi Organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu thotë se brenda kësaj force politike, ka pasur debate në lidhje me gjobat që ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe deputeti Gazment Bardhi, u vendosnin oligarkëve, pasi ishte diçka që dihej.

Në një intervistë për Euronews Albania, Balliu deklaroi se kjo çështje nuk do diskutim.

“Po padiskutim. Atë e dimë ne të gjithë, është diskutuar rëndom. Është bërë debat në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. 

Është diskutuar, sepse e mbani mend shumë mirë që ka qenë çështja e pallateve te teatri, keni raportuar për një debat të këtij lloji në Këshillin Kombëtar. 

Por që Lulzim Basha, Gaz Bardhi e të tjerë, kanë përdorur persona për gjoba, kjo nuk ka nevojë për dfiskutime”, theksoi Balliu.

Mbrëmjen e djeshme, deputeti demokrat, Flamur Noka ka hodhi akuza të forta në drejtim Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Noka u shpreh se ata bënin sikur sulmonin oligarkët, por u vendosin gjoba dhe merrnin para prej tyre.

6 Komente

  1. M
    Mira

    Po keshtu kane shkruajtur gazetat edhe për zonjes Jorida Tabaku, nuk besoj se e kam gabim?!!

    1. A
      Arbëri

      Moskallzimi i krimit është vepër penale.

      1. J
        Jari

        Po këta, K Balliu e Mona Kryepi,,, i, qelbën studjot televizive ku dalin, ngelën këta të shpëtojnë vendin nga Oligarkët, Mona do bëji ndërhyje plastike LIVE, pu pu pu, ça mostre, nuk qesh dot nga ndërhyrjet që i ka bërë në fytyrë, ky Kërriçi i Faros Balliu , ky një vit shkollor në Britani e mbaronte për tre vjet nga zgjuarsia që ka. Jazëk ju qoftë.

        1. M
          Me kto qe thone keta jane te gjithe per burg

          Keta halet ose jane budallenj ose na marin neve per budallenj... Kjo dihet qe atehere thote krrici fahriut,po nuk flisnim se ashtu ishte nje pune...

          1. O
            Obllaku shurjaku kaspershaku.

            Ata kane mare karin nga ne.

            1. x
              xha Kasëmi nga Çepani

              A e kuptoni se beheni qesharak ,kur keto te meta i permendi tani ,kur Luli eshte larguar nga JU ? A kini pak seder njeriu ,kur JU palacot, qe flisni me ne krye kryepalacon Sali, e votonit Lulzim Bashen me 85 % te votave dhe i quanit ato plebishitare ? Po a ishje ti ,o kone e Saliyt qe lehje ham,ham tek Astiri ne krah te Lulzim Bashes? A jeni ju ,o ndyresira qe nuk late emision televiziv pa e lavderuar Bashen. O njerez te qelbur! O ndyresira,si kini goje e flisni tani ,kur deri dje i kini lepire bythen Lulzimit,e sidomos ti ,o vioci i palepire i Fari Balliut gazetarit te shquar tek "Zeri i Popullit"

              Lini një Përgjigje