Frrok Çupi: Njerëzit kanë frikë nga Berisha, ai e ka në dorë armën, thotë do shkoj të vrasë para Kryeministrisë

7 Korrik 2022, 17:55Politika TEMA

Frrok Çupi: Njerëzit kanë frikë nga Berisha, ai e ka

Analisti Frrok Çupi teksa analizoi protestën e ditës së sotme para Kryeministrisë, deklaroi prania ende në politikë e Sali Berishës sot është mjerim i madh kombëtar.

“Problemi i numrave për mua ka qenë një ‘bizarre’ në çështjen e Berishës. Proklamimi i shifrave ka ardhur nga grupi i Berishës. E ka të domosdoshme të thotë kam numra, por ne nuk i dimë. Ta zëmë se brenda PD-së Berisha ka më shumë numra. Kjo s’thotë gjë. Sot e kësaj dite të flasim akoma për Berishën, është mjerim i madh kombëtar. Kush nga fundërrinat që kanë shkaktuar dhunë në botë është në krye të idesë.

Numrat janë një ogur i keq, që me numrat brenda PD-së tentojnë t’i imponohen një kombi që s’ka lidhje me ato numra. Në Shqipëri ku revolucionet s’kanë qenë serioze, s’kanë fituar ata që kanë dalë në rrugë pas 92’, kanë fituar ata që kanë qëndruar në shtëpi. Sepse s’janë shumicë në popull, janë një pakicë”, tha ai.

 

Çupi tha se njerëzit kanë frikë nga Berisha pasi e ka njërën dorë në kobure në shekullin e 21.

“Ky është një problem, ky është problemi real, por në protestë kjo çështje është më periferikja. S’ke një raport, si mund të zgjidhet çështja e çmimeve. Çfarë propozimi ka. Një nga militantët më zellshëm të PD tha unë largohem nga protesta, sepse më thonë njerëzit çfarë do bëni për ne dhe nuk e dimë çfarë do bëjmë.

Ajo është protestë për fatin e Berishës. Këto janë egërsira, atavizma të asaj periudhe. Njerëzit kanë frikë nga Berisha. Ai e ka dorën në kobure. E ka dorën te pushka, jemi në Shekullin e 21. I shikoni liderët në Evropë janë fytyra të buta. Ne kemi një njeri që thotë do shkoj të vrasë para Kryeministrisë. Ky shtet që i jep klimë harbutërisë në bulevard, kemi të bëjmë me një fenomen që duhet ta studiojmë jashtë Berishës. Sepse Berisha është një person që lulëzon brenda këtij lloj plehu”, u shpreh Çupi.

 

5 Komente

  1. E
    Edi Rama, kapiten e skuadres kombetare.

    Frrok, ku më han trapi mua per kopilin serb të Viçidolit. Unë jam në zyren time në K/Ministri dhe do rrij aty deri në fund të protestës. Të gjitha dritaret dhe qoshet K/Min janë të blinduara me gardista dhe policë. Unë vetë jam në zyren time, pas perdeve në dritare me një snajper në dorë. Sot fola edhe me ambasadoren e Amerikës, të cilës i thashë që nqse vjen Sali hajdut Shkerdhata perpara K/Min, do ta qelloj dhe do ta vras me snajperin që e kam ketu. Kam vetem një frkë të vogël, që protestuesit mos të vrasin njëri-tjetrin nga pakujdesia me ndonjë stilolaps-pistoletë apo me ndonjë kallash të fshehur. Shpresoj që në fund të kesaj proteste, mos të ketë më shumë se 4 të vrarë, shifer kjo që as drejtesia nuk e hap si çeshtje. Hajt sallam a llokum të gjith dumbabistave.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Joel

      Po Berisha injorant eshte. Mendon se do rrezoje nje njeri si Edi Rama. Sa budall

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noel

        Budall me te madh se ti o Sale nuk ka perzotin. Sidomos me kte proteste iher ke marre fund

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shega

          O Frrok, a nuk e kupton se je i tradhtuar nga Edi Rama, qe i duhet Berisha per mandatin e katert?! Po te mos i duhej Gogoli Berisha, Edi Rama me nje gjysme ligji ia hiqte mandatin e deputetit, por i duhet ne vend te Daulles se Xhelal Mziut.

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xha Gajduri

            Anali Frroki

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje