
Mes familjarëve të viktimave, aktorëve politikë të Bosnjë Hercegovinës, deputetja Etilda Gjonaj, njëherësh kryetare e Forumit të Gruas në PS, ka folus mbi rezolutën “Në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Bosnjë”.
Në fjalën e saj, ligjvënësja e majtë u shpreh se:
"Mosdënimi dhe mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është i papajtueshëm me vlerat dhe parimet europiane dhe Kuvendi i bashkangjitet të gjitha qëndrimeve të mbajtura nga organizmat ndërkombëtarë lidhur me dënimin e mosndjekjen të asnjë rasti penalisht nga autoritetet vëndase të drejtësisë në një kohë që masakra dhe rastet individuale janë dokumentuar përtej vështirësisë së venitjes së ngjarjeve me kalimin e kohës, por jo të fakteve", theksoi Gjonaj.
Ajo shtoi se:
"Nisur edhe nga angazhim intensiv i Shqipërisë në këshillin e sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet kësaj rezolutë Kuvendi i bën thirrje OKB dhe organizatave ndërkombëtare për të rritur angazhimin dhe përpjekjet e tyre serioze për ndjekjen penale dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe bashkëpunëtorëve të tjerë si një detyrim qe i kanë jo vetëm ndaj të mbijetuarve të kesaj masakre, por edhe ndaj vlerave të shoqërisë të ndërtuara mbi bazën e drejtësisë", nënvizoi Gjonaj.
Fjalimi i plotë
E nderuar Kryetare e Kuvendit, të nderuar kolegë, i nderuar Shkreqësi e tij ambasador!
Projekt rezoluta e sotshme në nderim dhe përkujtim të viktimave të Genocidit në Srebenicë diskutohet në kuvend pak ditë më përpara 11 korrikut, e shpallur si dita e përkujtimit të genocidit dhe spastrimit etnik që ndodhi në zonën e Srebenicës 27 vjet më parë.
Masakra e Srebrenicës duhet të na shërbejë si një kujtesë e formave më të rrezikshme të nacionalizmit dhe intolerancës në shoqëri.
Vrasja e 8000 burrave dhe djemve musliman si dhe dëbimi i pothuajse 30 000 grave, fëmijeve dhe të moshurave nga territori i tyre nga forcat policore boshnjako serbe është konsideruar si spastrimi masiv etnik më i rëndë që pas fundit të luftës së dytë botërore.
Kuvendi nëpërmjet kësaj resolute që diskutohet sot në përkujtim të genocidit të Srebenicës, tregon jo vetëm rolin në kohezionin që luan përsa i përket politikës së jashtme, por vecanërisht asaj në rajon.
Ashtu sic na rikujton dhe thekson rëndësinë e vlerave të demokracisë dhe bashkëjetesës së mirë midis vendeve fqinjë.
Vlerat e demokracisë dhe te drejtat e njeriut bëhen më të cmuara dhe nuk merren të mirëqëna sidomos kur ato shkelen apo cënohen.
Ashtu si dhe muaj më parë në luftën në Ukrainë na u rikujtuan edhe njëherë vlera e parimeve të demokracisë për të cilat është luftuar dhe sakrifikuar aq fort, për respektimin e të drejtave të njeriut si dhe garantimin e sigurisë dhe paqes.
Pavarësisht njohjes dhe dënimit të genocidit dhe spastrimit etnik nga organizmat ndërkombëtare, nevojitet njohja e ngjarjeve makabre të Srebenicës nga përfaqësuesit politik në Bosnjë Hercegovinë me qëllim që të lihet pas e shkuara dhe të punohet për një të ardhme më të mirë të njerëzve, për të rivendosur ekuilibrat e shoqërisë me qëllim që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
Ashtu sic bëhet thirrje edhe në rezolutën e Kuvendit, kjo i shërben edhe bashkëjetesës dhe bashkëpunimit më të mirë me vëndet e rajonit, bashkëpunim i ndërtuar mbi bazën e vlerave të fqinjësisë së mirë, respektit reciprok, parimeve të barazisë dhe duke forcuar lidhjet tona mbi bazën e çdo bashkëpunimi rajonal, për paqen, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.
Po ashtu si dhe njohja e masakrës së Srebenicës dhe nderimi i të gjithë atyre që kanë vuajtur nga ky genocid, ndihmon në avancimin bashkarisht të perspektivës së qartë europiane për të gjitha vendet e Ballkanit si prioritetin kryesor qeverisës për politikën e jashtme. Ashtu siç duhet të konsiderohet përgjegjësi dhe detyrë e vendeve të Bashkimit Europian me strukturat e tyre për tu angazhuar për anëtarësimin sa më shpejtë të gjashtë vendve të rajonit të Ballkanit.
Aspiratat në BE- siguria dhe përbashkimi në politikën e jashtëme duke përfshirë edhe propozimin e ri mbi kuadrin politik të presidentit francez Macron do ta bëj rajonin të realizojnë aspiratën e tyre europiane.
E theksuar në këtë draft rezolutë po ashtu si një shqetësim i të gjithë komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave të të drejtave të njeriut, gjuha e urrejtjes evidente edhe vitet e fundit – ku glorifikimi dhe mohimi i genocidit të Srebenicës si dhe mos marrja e masave nga autoritetet duhet të gjej adresimin edhe në organizmat ndërkombëtarë si shkelje thelbësore e të drejtave të njeriut.
Mosdënimi dhe mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është i papajtueshëm me vlerat dhe parimet europiane dhe Kuvendi i bashkangjitet të gjitha qëndrimeve të mbajtura nga organizmat ndërkombëtarë lidhur me dënimin e mosndjekjen të asnjë rasti penalisht nga autoritetet vëndase të drejtësisë në një kohë që masakra dhe rastet individuale janë dokumentuar përtej vështirësisë së venitjes së ngjarjeve me kalimin e kohës, por jo të fakteve.
Nisur edhe nga angazhim intensiv i Shqipërisë në këshillin e sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet kësaj rezolutë Kuvendi i bën thirrje OKB dhe organizatave ndërkombëtare për të rritur angazhimin dhe përpjekjet e tyre serioze për ndjekjen penale dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe bashkëpunëtorëve të tjerë si një detyrim qe i kanë jo vetëm ndaj të mbijetuarve të kesaj masakre, por edhe ndaj vlerave të shoqërisë të ndërtuara mbi bazën e drejtësisë.
Bosnja dhe Hercegovina ka bërë një rrugë të gjatë në rivendosjen e besimit për këtë ngjarje, por rruga përpara duhet të përfshijë njohjen e vuajtjeve, respektin reciprok si një sinjal i fuqishëm në respekt te dinjitetit njerëzor dhe vlerave universal të shoqërisë.
Kjo është vendimtare jo vetëm për ta, por edhe për ne dhe shoqërinë që duam t'u lëmë trashëgim fëmijëve tanë në respekt të frymës së diversitetit, tolerancës dhe bashkëjetesës midis kulturave të ndryshme.
Është deklaruar gjithashtu edhe nga Komisionerja e të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Europës zonja Dunja Mijatovic në 23 vjetorin e përkujtimit të masakrës së Srebenicës.
Për këtë arsye të dashur kolegë jam e bindur se biem të gjithë dakort për mesazhet dhe theksin që jep kjo rezolutë jo vetëm për ne që jemi në këtë sallë, por për të gjithë shqiptarët që krime të tilla i kanë përjetuar edhe në luftën e Kosovës.
Faleminderit!
Foli dhe kjo biba qe vegjetoj ne ministrine e drejtesise, edhe letrat qe dilnin nga ministria nuk ishte e zonja ti kontrollonte. Femer e deshtuar por sipas standardid Shqiptar shume e suksesshme.