Deputeti socialist që vjen nga Londra: Ja çfarë ndodh me largimin e Boris Johnson!

7 Korrik 2022, 12:17Politika Ylli Pata

Deputeti socialist që vjen nga Londra:  Ja çfarë ndodh me

Kriza qeveritare në Britaninë e Madhe ka mbuluar titujt kryesorë të mediave botërore, por ka edhe një interes të shtuar në publikun shqiptar.

Lavdrim Krashi, deputeti socialist i qarkut Dibër, i cili vjen nga Britania e Madhe, ku jo vetëm ka jetuar, por është edhe një zë i rëndësishëm i diasporës sonë atje, si dhe aktivist politik, e zyrtar në strukturat e kryeqytetit britanik, jep për gazetën TemA një analizë të shkurtër mbi ngjarjet e vrullshme në Britaninë e Madhe.

Sipas Krashit, ngjarjet nuk erdhën si “rrufe në qiell të pastër”, por priteshin të sillnin komplikime. Ai sjell edhe një parashikim në një analizë sintetike mbi ngjerjet e fundit…

Zoti Krashi, lajmet mbi dorëheqjen e kryeministrit Johnson, po shikohen me mjaft interes edhe në publikun tonë. Sipas jush që e njihni mirë atë terren politik, kjo krizë ishte si rrufe në qiell të pastër apo pritej?

Deputeti socialist që vjen nga Londra:  Ja çfarë ndodh me

KM Britanik Boris Johnson do të dorëhiqet sot nga posti dhe kërkon të qëndrojë në detyrë deri në vjeshtë, kohë kur Konservatorët mund të zgjedhin liderin e ri dhe rrjedhimisht pasuesin e Johnson si kryeminister i Mbretërisë së Bashkuar.

KM Johnson u detyrua të jap dorëheqjen nga grupi parlamentar dhe qeveria e Tij pas disa zhvillimeve ose skandaleve të ditëve të fundit.

Ndonëse lajm i shpejtë nuk është aspak i papritur. Ka një numër arsyesh që çuan në dorëheqjen e 4 sekretarëve të shtetit dhe 57 ministrave të qeverisë së Johnson përgjatë 3 ditëve të fundit, po ndaj disa;

E para, skandali i Chris Pincher zv. Kryetar i grupit parlamentar të PK, i cili u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht dy të rinj dhe rezultoi se kjo nuk ishte hera e parë e megjithatë BJ e kishte promovuar atë me këtë post promovimi në një detyrë të lartë shtetërore. Megjithëse Johnson e mohoi fillimisht të kishte dijeni, shumë shpejt u bë e qartë se ai ishte krejt i informuar. Pincher u përjashtua nga grupi parlamentar por "si kofini pas të vjelave".

E dyta, skandali shkeljes ë rregullave të KM dhe stafit të tij të afërm gjatë pandemisë në 2020 dhe 2021. Ndërkohë që gjithë popullata i respektoi rregullat e izolimit gjatë krizës shëndetësore, KM dhe stafi organizonin festa, të cilat fillimisht i mohoi, por investigimi i policisë i vërtetoi se kishin ndodhur, për të cilat u dhanë edhe gjoba, sipas ligjit nga policia.

Kriza e kostos së jetesës apo çmimet e larta janë një arsye tjetër. Inflacioni është rritur ndjeshëm dhe është mbi 9%. Në të njëjtën kohë, në Prill u aplikuan ngritje të reja të taksave kryesisht për qytetarët me të ardhura të vogla ose mesme.

Një skandal korruptiv i një deputeti konservator (Owen Patterson) pasi kishte shkelur rregullat e lobimit në mënyrë që të përfitonin kompani që e paguanin z. Patterson. KM Johnson pengoi pezullimin e tij por vetë deputeti dha dorëheqjen duke pranuar skandalin.

Megjithëse Johnson fitoi me një shumicë të shëndetshme në Dhjetor 2019 me sloganin "Le të përfundojmë Brexit" shumë shpejt e gjeti veten pa ide dhe pa fokus.

Gjithashtu, z. Johnson ka humbur disa zgjedhje të pjesshme qysh prej dhjetorit 2019 (ps. Zgjedhjet e pjeshshme ndodhin kur deputeti jep dorëheqjen apo përjashtohet me sistem të pastë mazhoritar) dhe zgjedhjet lokale në Maj 2021 (të cilat i ka fituar opozita laburiste dhe Liberal Democrate).

E thënë shkurt, dorëheqja e z. Johnson vjen pas disa muajsh kaosi. Çeshtjet e integritetit, transparencës, ndershmërisë/drejtësisë vlerësohen si tepër të rëndësishme nga qytetarët britanik dhe rrjedhimisht përfaqësuesit e tyre në parlament çka coj në valën e dorëheqjeve nga qeveria (mbi 60) dhe shprehjen e mosbesimit në KM të shumë deputetëve.

Si e parashikoni të ardhmen politike në Britani, do të vijojë një kryeministër konservator apo do të kemi së shpejti ndryshim politik?

Ndonëse konservatorët kanë shumicën në parlament dhe mund të zgjedhin një lider të ri e rrjedhimisht një KM të ri, e ardhmja e afërt është krejt e paqartë. Fillimisht, vet Johnson ka indicia se dëshiron të qëndrojë në detyrë derisa partia e tij të zgjedh një lider të ri. Ky proces mund të zgjas disa muaj, deri në fund shtator apo fillim tetor (kur mbahet edhe konferenca vjetore e partisë konservatore). Ndërkohë situata është në zhvillim dhe shumë ish- ministra të dorëhequr por edhe deputet po kërkojnë që Johnson të largohet menjëherë dhe të zgjidhet (emërohet) një KM tranzitor derisa të përfundojë procesi për zgjedhjen e pasardhësit.

Krejt ndryshe prej konservatorëve, laburistët në opozitë paraqiten më të bashkuar, me integritet, ide dhe fokus për ta udhëhequr vendin dhe janë gati të shkojnë në zgjedhje të reja e të bindur se koha e tyre tashme ka ardhur për të qenë në shërbim publik si shumicë qeverisëse.

TemA

2 Komente

  1. H
    Hasoni

    Ne si popull shpellazg nuk e njohim si fjalë dorëheqjen kshu na i kurseni kto leksionet e anglezëve se jena 900 vjet mrapa

    Përgjigjjuni
    1. T
      Transparent

      Ik er djale...Na mbushe mendjen dhe ti. Ja fut kot............po kot fare.... Si mund te heqe dore Kryeministri, per skandale dhe budallalleqe qe bejne njerzit rreth tij ???!!! "Gjigandi" yne thote qe pergjegjsia eshte personale... Ata ne Ingliterre qenkan mbrapa botes, kur vjen fjala per kulture demokratike..... Te vijne ne Albanistan qe te marrin eksperience.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje