
Elisa Spiropali i ka bërë thirrje shqiptarëve të goditur nga kriza që të ngrihen në protestë kundër qeverisë.
Deputetja socialiste nënvizon se do donte që në sheshin para kryeministrisë të shihte qytetarë të zakonshëm dhe jo ata me makina luksoze.
Nga foltorja e Kuvendit ajo hoqi një paralele edhe me aksionin e opozitës së mëparshme ku si aktiviste ishte angazhuar për të bërë oponencë ndaj qeverisë së kohës.
Spiropali tha se beteja e Berishës bëhet për interesa personale dhe fton shqiptarët që ta bojkotojnë.
“Shembullin më të qartë të kësaj politike të mbrapshte sapo e dëgjuat. Qytetarët kanë protestuar dhe janë ndeshur me njëri-tjetrin dhe janë vrarë. Janë ndeshur si tifozë në shkallet e stadiumit për këta që vijnë helmojnë këtu. Në të djeshmen tonë edhe në opozitë kemi gabuar. Këtu e 12 vite më parë kur diskutohej heqja e vizave kishte edhe nga ata që qeveria e Berishës do ta përdorte kundër nesh.
Ju sot flisni njësoj si në vitet ’90, flas për ata që folën. Keni përmendur shishet e shampanjë, por jeni ju që keni pirë shampanjë jo për fajin tonë kanë munguar hapja e negociata. Vonesat nuk kanë të bëjnë me Shqipërinë pro me një veto absurde të Bullgarisë. Shqipëria ka bërë shumë rrugë, në kufijtë e Europës ka luftë dhe kjo kohë e re nuk i pranon sjelljet e vjetra. Ne sot votojmë një rezolutë për nderimin e viktimave në Srebrenicë.
Mos habitemi kur them se protesta ëhstë një gjë e mirë. Do doja të shihja në shesh ata që i godet kriza jo ata që janë bashkëaksioner. Të vijnë ata që numërojnë lekët dhe jo ata me Range Rove. Do doja të shihja njerëzit e së ardhmes jo fantazmën e së shkuarës.
Pi ujë Sali kudo të jesh se është vapë e të pret një pasdite e lodhshme në protestën vetmitare dhe private. Po kërkon të shpikësh vetveten, ngri furtunën e radhës mos kujto se dhe ata që ke rrotull nuk e dinë që janë mercenarë në një luftë që ju nuk u përket.
Për paradoks. Të pakënaqurit e kësaj proteste do ti keni përballë, do të jetë në katin e dytë të kryeministrisë, nga aty ku ti shihje gardën që qëllonte protestuesit, jo kryeministrin po kryeprotestuesin” tha Spiropali./TemA
Ka që thonë çmë duhet mua, dhe ka nga ata që i shtyn kurioziteti, solidariteti, ose etja për pushtet.
Po u ngriten ata qe kerkon ti koj Elise, gjeni vend ku te futeni ju plehrat qe po na pini gjakun. Xarbe e keqe
Po ato qe kane 200 fustane,263 pale kepuce,makina lluksoze e te tjera si puna e deputeteve te Rilindjes apo qe shpallen Ivetitore strategjike c’uhet te bejne???!!