Nga Ylli Pata
Ka një javë, që avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, lëshoi një mesazh të ashpër në rrjetin e tij social, ku fliste për përplasje “trup me trup” e jo në distance apo online.
Të gjithë që e kanë komentuar këtë zhvillim, mjaft interesant dhe të bujshëm, ka gjasa të kenë gabuar në ç’kodimin e mesazhit, që dukej i menduar dhe kishte një adresë tjetër. Po çfarë shkruante avokati Genc Gjokutaj në postimin e tij?
“Sot armiqte e dikurshem te PD te “penduar” por te paguar dje dhe sot nga Rama & Co po pergatiten te riasgjesojne PD dhe Berishen! Disa prej tyre edhe deputete te PD, neser te klonuar nga Rama. Jane te shfaqur me emer dhe mbiemer ndaj beteja me ta sot eshte më e ashpra pse do te luftohet fizikisht dhe jo online si dje! Nuk mund te largojme shpetimtarin tonë por atentatorët ndaj tij! Qofshnin burra, gra, gay apo lesbike! Lufta eshte e shpallur! Bujrum!”
Ky ishte mesazhi, e në bazë të komenteve të zhvilluara, adresa shkonte tek një numër i vogël emrash, që mund të tentojnë të përmbysin doktorin, ndaj njerëzit e tij i kanë shpallur luftë. Po kush janë këto, se përveç, Alessia Balliut, Dash Sulës dhe Flutura Açkës, nuk ka folur kush, por që të tre janë jashtë PD-së.
Nëse ka pasur një personazh që ka folur i pari dhe i vetmi pas humbjes “madhështore” të PD-së më 11 maj nga enturazhi i doktorit, ai është Fredi Beleri. I cili krejt shkoqur tha se Berisha duhet të jepte dorëheqjen, e t’i hapte rrugën një projekti politik të ri opozitar.
Projekt, që duket, siç ka ndodhur shpesh tek ne, por edhe në vende të tjera të rajonit, kanë pasur edhe ndikimin dhe ndërhyrjen e qarqeve greke.
Nga 1992, deri më sot, qarqet politike, por edhe ato parapolitike apo të atyre që quhen “deep state”, kanë pasur rolin e tyre qoftë në Tiranë, qoftë në Shkup, ku u investuan fort te një kryeministër që bëri paktin e shekullit me ta, siç ishte Zoran Zaev.
I cili, kur e larguan ja vuri fajin amerikanëve dhe shqiptarëve, duke risjellë në skenë nacionalistët e VRMO-në, e cila ka ende të freskëta gjurmët e shërbimeve sekrete ruse e serbe. Të përmendura me emër e mbiemër nga Ali Ahmeti, i cili para zgjedhjeve të shkuara përmendi me kod, pseudonimet e udhëheqësve të opozitës që më pas mori pushtetin.
Vojislav Sheshel, lideri radikal serb dhe kreu i paramilitarëve proxy të Moskës në luftrat e ish-Jugollavisë, ishte personazhi politik më i rëndësishëm i krahut pro-rus në Serbi.
Dorëzimi i Sllobodan Millosheviçit në Hagë nga kryeministri kurajoz Zoran Xhingjiq, i cili po e çonte vendin drejt Perëndimit, pati si pasojë vrasjen e tij, prej qarqeve të lidhura me Moskën dhe fijet e saj në rajon.
Më pas u vra kasapi Arkan, e aktorë properëndimorë morën drejtimin e vendit. Për të mbushur boshllëkun nacionalist, ishin lëvizjet diplomatike që i lanë duart me plakun Sheshel, i cili i kishte përdorur si kamerierë Tomislav Nikoliqin e Aleksandër Vuçiqin.
Por ishin pikërisht këta të dy, që një ditë morën shumicën e Partisë Radikale Serbe, u bashkuan me filorusët e gruas së Milosheviçit, si sekretari i tij Vulin dhe krijuan SNS-në-Partinë Progresiste Serbe. E cila është në pushtet të pandërprerë prej vitit 2012. Si pasojë e një koalicioni ndërmjet filo-rusëve të atashuar si Vulin, Daçic, apo një pehlivani që luan me dy porta si Vuçiq.
Një skemë e ngjashme u përdor për të rrëzuar edhe Milo Gjukanoviçin në 2020-ën, me anë të “çetnikut-shqiptar”, Dritan Abazoviçit. I cili kur u bë kryeministër, bllokoi vizitën në Beograd të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, duke i mbyllur hapësirën ajrore të Malit të Zi.
Akt i fortë politik, që i kushtoi karrierën dhe e rrëzoi Dritanin nga posti i kryeministrit. Sot, në pushtet në Podgoricë, janë ca djem të ri të shkolluar në Perëndim, por që kanë një marrëdhënie të ngushtë si me Beogradin, si me njerëzit e Moskës, që i kanë vënë të drejtojnë Parlamentin.
Të gjitha këto lëvizje në rajon, kanë ndodhur në vite e vite, si një përplasje interesash apo oreksesh, që prapa kanë plane strategjikë që bëhen nga shtete serioze. Qofshin fuqi të mëdha apo të vogla. Kjo në fund të fundit është politika.
Sali Berisha ju ngjit Athinës me kandidaturën e Fredi Belerit, pikërisht për ta shpëtuar nga izolimi ndërkombëtar, e për të ndikuar në lobimin e heqjes së Non Grata-s. Gjë që nuk ndodhi e s’ka si të ndodhë në të ardhmen. Ndaj me të drejtë, ata faktorë që e mbështetën, nuk kanë përse të heqin dorë nga planet e tyre, edhe pse patën një dështim “olimpik” apo një “shah mat” nga kundërshtari i tyre, Edi Rama.
Madje me deklaratën e ish-diplomatit të njohur amerikan në Ballkan, Philip Ricker, se SHBA do të angazhohet gjithnjë e më pak në rajon, krijon mundësi më shumë për aktorët e tjerë. Të cilët natyrisht që do ta mbushin vakumin e forcojnë influencën e tyre në politikën e Tiranës.
Ky vakum në opozitë, është një terren pjellor për çdo strateg të ngritjes e mbështetjes të një lidershipi, që tek e fundit, së paku nuk do ta ketë kundërshtar.
Këtë lojë, Sali Berisha e kupton më mirë se të tjerët, pasi edhe vetë ka qenë në hullinë e aleancave dhe lëvizjeve të tilla me qarqe të rëndësishme. Por ai u ka bërë të ditur aktorëve brenda PD-së, se kush do të bëhet pjesë e “bandës së Brutit”, do të sulmohet “fizikisht”, jo thjeshtë online. A hyn edhe Beleri tek ky grup, për të cilin foli avokat Gjokutaj një javë më parë. Gjasat janë që po, megjithatë, lista duket edhe më e gjatë…
Kjo parti fashiste e ka marre prej kohesh rrugen e mutit, duke marre me vete gjithe bajgerat bythelepirese.
Kur thua bythelepires e ke llafin me siguri per PATEN! Epo eshte mesuar te lepije i shkreti dhe edhe pse tani Fitoi udheheqesi mandatin , ai e ben per inerci, se eshte mesuar.
Ne fakt e kishte fjalen per ty si Loli-Pop qe je!
Menjefjale Genc BOL Gjokutaj paska zene vendin e Gazidedes?
O Ylli, Nuk te vjen turp per kete 2 faqe gazete artikull, ku ne fund i ben mu.tin dhe nuk thua asgje? Pse e ndihmoni Saliun ne cdo krim qe ben? Pse i jepni opsione per tu mbrojtur nga nje deklarate e thene troc? Perse kerkoni ti qorrollisni njerezit, kur ata ishin shume te qarte? Sepse kjo deklarate e avokatit eshte krim ne planifikim, akoma ne tentative. Dy personat e akuzuar direkt jane Agron Shehaj dhe Gaz Bardhi. per femrat mendoj qe eshte Tabaku, por ajo e siguroi Berishen ne Bruksel se nuk e tradheton, nuk e di, por mendoj qe mund te jete edhe ajo cupa Balliu, qe eshte peshe e lehte ne PD.
Avokat?! Uturak i Sali Berishës , thuaj. Një copë mishi me dy sy
Gjokutaj bën sikur mbron berishën, por në fakt, ai është i infiltruari i Metës, ku frika se mos berisha i përmënd një kufomë mbas malit me gropa, që e përdor sa herë Meta del nga rreshti. Gjokutaj, i krijuar si plënc lope, ku smeret vesh ku i fillon qafa dhe ku i mbaron bytha, është nga ata avokatet që shtlpinë e ka ndërtuar mbi kufoma, ku shpejt ky plënci lopës do dali si bashkëpuntorë në gjobvënie me grupe vrasesish. Sa për njerëzve që ky do përleshet fizikisht, ky të ha munë që në bythë.
Po jo mor zotni. Nuk ke kuptuar gjë fare nga mesazhi i Gjogushës. Ai flet për deputetë brenda grupit të PD. Beleri nuk është një i tillë.... Flet për gay e lesbikë..... Beleri nuk presupozohet i tillë..... Gjeje, gjeje për kë e ka Gjogushaj.
Jo se eshjte ndonje fare burri Beleri, por duke qene i perkedhelur i Athines, Saliu nuk do te guxonte ti prekte qimen e flokut. Tjeter kund do te godase Gjokutaj dhe nje nder ta eshte edhe Gaz pederasti.
Mëso shqip, o Ylli Pata, se le nam! E shkruan shqipen si njeri i rritur kënetave, pa arsim. Dhe eduta, nga na e nxorre çetnik Dritan Abazoviçin???
Dritan Abazoviçi nuk është çetnik por i përkëdheluri i çetnikëve!
Më falni, por "drejtuesit" e PD e nisën me krime dhe do ta përfundojnë me krime, atyre i ka ardhur fundi sepse i doli boja dhe tani bëhen si bisha para ngordhjes. Tani PD do të rindërtohet, me një kryetar intelektual progresist perëndimor, me një vizion për një të ardhme europiane të Shqipërisë. Kjo do të sillte fundin, plot plagë dhe dhimbje, me humbje jete të qytetarëve të pafajshëm, e tranzicionit tragjik shqiptarë. Ringritja e PD do të jetë ajo PD që kërkonin shqiptarët në vitet 1990, por me një vonesë 35vjeçare. Qofshi në rrugë të mbarë udhëheq ës të ringritjes së një PD progresiste!
Nuk dine cfare te shpifin e cfare te sajojne. "Njerez te penduar te PD te paguar nga Rama,duan te azgjesojne PD dhe Berishe ".. Uuuu pika qe nuk ju bje,qafe derrit Gjokutsj dhe pastan Salo kermes.I Plasi Rames per PD dhe per Salin. PD dhe Saliu ka mbaruar me kohe,ka shkuar ne pidhin e semes,keta kerkojne t'a mbajne me zore nje qe eshte duke vdekur. Kush i beson? Asnje. Le te grijme. Ne me ata shikojm teater.
Ngeli PD ta mbroje ky kokegungulli.
Ky soj avokati nuk eshte asgje , vetem nje dalje jashte e Berishes , prandaj eshte i besueshem njelloj sa Berisha .